Vazhdojnë problemet për Rashicën, Werderi po e dëmton

Periskopi.com Sporti

Ulja e Milot Rashicës në stol është kthyer në një gjendje të zakonshme.

Anësori i Kombëtares së Kosovës sërish nuk do të startojë për Werder Bremenin, që nga ora 15:30 përballet me Monchengladbach, raporton Insporti.

Ai është në stol për këtë ndeshje dhe shpresojmë t’i ketë disa minuta para se t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e Nations League, kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.

Hera e fundit kur Rashica ka luajtur me Werderin është 28 tetori në humbje 6-2 nga Bayer Leverkusen.

Rashica u inkuadrua në lojë në minutën e 70’ në vend të Nuri Sahin.

Këto janë 20 minutat e vetme që Rashica i ka luajtur me Werderin në Bundesliga pas golit të bukur me Kombëtaren e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Rashica nuk ka startuar as në Kupë. Ai ka luajtur vetëm 12 minuta në fitoren 6-1 ndaj skuadrës së Flensburg. /Periskopi/