Drunjtë pastrohen nga reklamat, stolisen me punime dore

Periskopi.com Lajme

Reklamat që ishin ngjitur nëpër pemë, në qytetin e Prizrenit, janë larguar, të hënën. Ato janë zëvendësuar me punime dore.

Kjo u bë me rastin e performancës publike “Drunj të pastër”, të realizuar nga organizatat “EC ma ndryshe”, “ORKIDE” dhe “X40”.

“Ky aktivitet përveç që shërben si një mesazh për ruajtjen e drunjve, ai njëkohësisht bën promovimin e punimeve të grave të qytetit të Prizrenit”, thuhet në një komunikatë të “Ec ma ndryshe”.

Autoriteteve përgjegjëse u është bërë thirrje të marrin hapa konkret në ofrimin e alternativave për vendosje të materialeve të tilla në qytet.

Performanca publike “Drunj të pastër” u organizua në kuadër të projekti “Qytetet Gjithëpërfshirëse” – promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje”, i cili përkrahet financiarisht nga “Olof Palme International Center” dhe qeveria e Suedisë.

Image may contain: 2 people, tree and outdoor