Sot protestojnë specialistët stomatologë të papunë

Periskopi.com Lajme

Specialistët stomatologë të papunë, do të protestojnë sot para Ministrisë së Shëndetësisë dhe sipas tyre protestat do t’i vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre ligjore.

Sipas tyre, kërkesat ligjore ua garanton pika 7 e nenit 72 të Ligjit për Shëndetësi.

“Me qëllim të përmirësimit të kualitetit të punës në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor;  specialistët e licencuar të cilët e kanë pëfunduar shkollimin specialistik në bazë të kontratës me Ministrinë, do të punësohen nëpërmjet programit të veçantë të Ministrisë për periudhën prej tri viteve.”

Protesta nis në ora 10:00./KosovaPress/

Specialistët stomatologë në protestë

Periskopi.com Lajme

Specialistët stomatologë të papunë, sot nga ora 10:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Kjo protestë organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura para Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas stomatologëve, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili nuk po pranon që të takohet me ata.

Ata akuzojnë ministrin dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli, pasi u kishin premtuar se nga 1 janari i këtij viti nuk do të ketë specialistë të papunë në Kosovë.

“Tash ka kaluar më shumë se 1 vit nga ky afat, ne vazhdojmë të bredhim rrugëve, duke kërkuar të drejtën tonë për punësim, pas 22 viteve shkollim. Shumë nga koleget tanë, të cilët me të drejtë nuk iu kanë besuar premtimeve boshe, e kanë bërë zgjidhjen individuale duke u larguar për në vendet e BE-së, e kryesisht në Gjermani. Jemi të bindur që nëse nuk na bëhet një zgjidhje e shpejtë, edhe ne të tjerët nuk do të kërkojmë më “mëshirë” nëpër rrugë”, thuhet në njoftimin e specialistëve.