E arrestuan në mënyrë të papërshtatshme pornostaren që akuzoi Trumpin – Pesë policë e pësojnë keq

Periskopi.com Lajme

Policia në qytetin amerikan të Columbusit ka thënë që pesë zyrtarë policorë po përballen me masa disiplinore pas bastisjes së bërë ndaj porno-yllit Stormy Daniels vitin e kaluar.

Departamenti tha që këta zyrtarë mund të përballen me dënime, prej vërejtjes e deri te pushimi nga puna. Ata janë të rangjeve të ndryshme, prej komandantit, lejtnantit, rreshterit dhe dy oficerë.

Një hetim i brendshëm policor në lidhje me arrestimin e Danielsit – emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford – erdhi në përfundimin që ai aksion nuk kishte qenë në përputhje me politikat e divizionit, edhe pse nuk gjeti “prova direkte” për motivacion politik nga oficerët e përfshirë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Bëhet e ditur se oficerët kishin hyrë brenda klubit të striptizit Sirens, në Columbus të Ohios, duke u shfaqur si dy çifte në korrik të 2018-s.

Clifford ishte arretuar nën dyshimin se e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme njërin prej policëve që po vepronte “undercover”.

Sipas këtij hetimi nga policia, policët e Columbusit kishin vizituar në mënyrë të fshehtë klubin Sirens – për të parë nëse kishte pasur shenja të trafikimit me njerëz, shitjeve të drogës, shitjes së pijeve alkoolike për të miturit dhe të prostitucionit.

Cliffordi kishte marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare pasi e kishte akuzuar publikisht presidentin Donald Trump për ngacmim seksual. /Periskopi

Stormy Daniels humb gjyqin ndaj Trump: Ia ka borxh 300 mijë dollarë

Periskopi.com Lajme

Aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels, duhet të paguajë më shumë se 290 mijë dollarë për të rimbursuar Presidentin e ShBA-ve, Donald Trump, për tarifat ligjore që ai e shpenzoi duke e mbrojtur veten në një padi shpifëse që ajo bëri kundër tij përmes një statusi në Twitter.

Pas këtij vendimi, avokatët e Trump kërkuan gati 800,000 në tarifat ligjore dhe sanksionet, por gjykatësi i rrethit James Otero, në vendimin e tij të fundit, dha një pjesë të shumës, shkruan ABC News, transmeton Telegrafi.

Vendimi i gjykatësit Otero i dha Z. Trump shumicën e kostove ligjore që avokatët e tij kishin kërkuar, por vetëm 1.000 dollarë amerikanë në sanksione.

“Urdhri i gjykatës, së bashku me urdhrin e gjykatës që hodhi poshtë rastin e shpifjes së Stormy Daniels kundër Presidentit, së bashku përbëjnë një fitore totale për Presidentin dhe një humbje totale për Stormy Daniels në këtë rast”, tha në një deklaratë Charles Harder, një nga avokatët e Donald Trumpit.

Avokati i Daniels, Michael Avenatti, sugjeroi në një deklaratë se tarifat e avokatëve në rastin e shpifjes ishin të një rëndësie të vogël në betejën më të gjerë gjyqësore të zonjës Daniels me Donald Trumpin.

Stormy Daniels pretendon se vite më parë kishte pasur marrëdhënie seksuale me Trumpin dhe kishte ngritur padi kundër klientit të saj në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Ajo gjithashtu ka shkruar një libër rreth z. Trump, të quajtur “Deklarimi i plotë”.

Trump ka mohuar se kishte një lidhje me Daniels, duke thënë se ajo ishte paguar për të ndaluar “akuzat e rreme dhe mashtruese”.

Daniels paditi z. Trump për shpifje, pasi ai e mohoi pohimin e saj se ajo kishte një takim seksual me të në vitin 2006 dhe e kundërshtoi pretendimin e saj se ajo ishte kërcënuar në vitin 2011 për të rënë dakord për një intervistë për shtyp në lidhje me takimin e pretenduar.

 

Arrestohet avokati i pornostares që po akuzon Trumpin

Periskopi.com Lajme

Michael Avenatti, avokati i pornostares Stormy Daniels në çështjen e saj kundër Presidentit Donald Trump, është arrestuar pasi dyshohet për dhunë në familje.

Këtë e ka konfirmuar policia e Los Anxhelosit.

TMZ ka zbuluar se gjithçka lidhet me një konfrontim fizik midis avokatit dhe një gruaje.

Ai e mohoi kërkesën dhe u lirua më vonë duke paguar kushtin prej 50 mijë dollarësh.

Avokati përfaqëson pornostaren Daniels, i cili pohon se ajo dhe Presidenti Trump kishin një marrëdhënie të shkurtër.

 

Stormy Daniels, pornostarja që përbën kërcënim ekzistencial për Donald Trumpin

Periskopi.com Lajme

Dy vite pas inaugurimit të Donald J Trumpit, the Wall Street Journal ka raportuar se avokati i tij personal, Michael Cohen, kishte aranzhuar një pagesë për heshtje prej 130 mijë dollarësh për aktoren e filmave pornografik të quajtur Storym Daniels.

Në atë kohë, domethënia e pagesës që i ishte bërë Danielsit ishte vështirë për t’u gjykuar, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.

Por që nga ajo kohë, rëndësia e Danielsit si antagoniste e Trumpit është rritur në vazhdimësi, deri në atë pikë sa, siç thonë disa analistë, ajo tashmë përbën kërcënim ekzistencual për presidencën e Trumpit.

Shkurtimisht, përpjekjet e Trumpit për ta heshtur Danielsin në prag të zgjedhjeve të 2016-s, përfshnin sjellje kriminale që tërhoqën vëmendjen e prokurorëve federalë. Coheni, avokati i Trumpit u deklarua i fajshëm muajin e kaluar për thyerjen e rregullave të fushatës zgjedhore me pagesën që i kishte dhënë Danielsit. Trumpi më vonë kishte konfirmuar në një intervistë televizive se e kishte rimbursuar Cohenin me 130 mijë Dollarë.

“Nëse ato pagesa ishin krim për Michael Cohenin,” tha Lanny Davis, avokate e tij, “atëherë pse nuk do të përbënn krim edhe për Donald Trumpin?”

Daniels ishte një prej të paktën dy grave që kishin bërë marrëveshjen me Trumpin para zgjedhjeve. Edhe ish midelja e Playboy, Karen McDougal, që poashtu pretendon se ka pasur marrëdhënie me Trumpin, ishte paguar me 150 mijë Dollarë nga një National Enquirer për të drejtat për rrëfimin e saj, e cila kurrë nuk u printua.

Danielsi, sipas asaj që thotë vetë, ishte e lumtur me marrëveshjen për heshtjen e saj, duke shpresuar se marrëdhënia e tij me Trumpin do të mbetej sekrete nga burri i saj. “I mora paratë dhe e bleva një rimorkio për kuaj, dhe mendova se këtu përfundon gjithçka.”

Por, avokati Cohen kishte filluar një fushatë për ta intimiduar Danielsin, dhe atëherë ajo nga ana e saj nisi sulmin ndaj presidentit në mars të 2018-s.

Daniels ishte lindur me emrin Stephanie Clifford dhe ishte rritur nga një nënë neglizhuese, shkruan vetë ajo, në Baton Rouge të Lousianas. Ajo nisi të punonte në klube striptizi derisa ishte në shkollë të mesme dhe më pas nisi të shfaqej edhe në filma pornografikë. Sipas memoareve të saj, ajo e përshkruante veten si një “vajzë të vogël nga Baton Rouge që thjesht po përpiqej të mbijetonte e të kalonte kohë me kuajt e saj”.

Ajo e kishte takuar Trumpin në një turne golfi për njerëz të famshëm në Lake Tahoe të Californias. Ai e kishte dërguar rojen e tij që ta ftonte atë për darkë.

Daniels ka thënë se në dhomën e tij të hotelit, Trumpi i kishte propozuar asaj, dhe ajo kishte prnauar. Ajo kishte mbajtur kontakt me të, sepse ai i kishte ofruar një rol në show-n e tij televiziv “The Apprentice”.

Por marrëdhënia u thye kur Trumpi i fitoi zgjedhjet për president më 2016. Ajo ka thënë se është frikësuar për sigurinë e saj dhe të së bijës. /Periskopi

Arrestohet pornostarja që bëri seks me Donald Trumpin

Periskopi.com Showbiz

Stormy Daniels, aktorja e filmave për të rritur që pretendon se ka bërë seks me presidentin e tanishëm të ShBA-ve, Donald Trump, është arrestuar në një klub striptizmi në Ohio sepse i kishte lënë klientët që ta preknin derisa ishte në skenë, gjë që përbën shkelje të ligjit, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Avokati i saj, Michael Avenatti ka shkruar në Twitter se akuzat ishin “politikisht të motivuara” duke sugjeruar se e gjithë kjo kishte qenë e planifikuar.

Ai ka shtuar se aktorja do të deklarohet e pafajshme ndaj akuzave.

Autoritetet kanë deklaruar se Stormy Daniels, emri i vërtetë i së cilës është Stephanie Clifford është liruar në orën 6 të mëngjesit të ditës së martë.

Ndryshe, Daniels kishte thënë që ka pasur marrëdhënie seksuale me presidentin Donald Trump në vitin 2006, derisa ai ishte i martuar me gruan aktuale Melanie Trump. Avokati i Trumpit, Michael Cohen i kishte dhënë 130 mijë Dollarë zonjës Daniels disa ditë para fushatës presidenciale të vitit 2016 në mënyrë që ajo të mos dilte publikisht.

Trumpi kishte thënë që të tilla marrëveshje ishin “shumë të zakonshme mes figurave publike dhe njerëzve të pasur”. /Periskopi