“Interesi i Kosovës mbi të gjitha” – Çka po paralajmëron LDK me këtë mesazh të çuditshëm në Facebook

Periskopi.com Lajme

Rreth një orë e gjysmë para se të fillojë mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kjo parti, në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka publikuar një thënie të liderit të saj, Isa Mustafa, ku flet për interesin e Kosovës ‘mbi të gjitha interesat tjera’.

Faqja zyrtare e LDK’së në Facebook, ka publikuar një thënie të kreut të saj Isa Mustafa, ku flitet për ‘interesin e Kosovës mbi çdo interes tjetër”.

“Interesi i Kosovës kapërcen çdo interes tjetër. LDK do të vazhdojë rrugën e shtetndërtimit të Kosovës për të përmbushur interesat e vendit dhe qytetarëve tonë✌? – Isa Mustafa”, thuhet në postimin e LDK’së në FB.

LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, nga ku edhe mund të dalë emri i kësaj partie për kryeministër.

Ndërkohë, që prej kur Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, përveç zgjedhjeve, është përmendur edhe opsioni i një Qeverie teknike, ku sidomos analistët, e shohin Lidhjen Demokratike të Kosovës në këtë qeveri.

Por nga LDK kanë mohuar zëra të tillë, ku zyrtarë të kësaj partie, përfshirë edhe vetë kreun e saj Isa Mustafa, janë shprehur se duan zgjedhje./Periskopi/

 

Strukturat e LDK’së “tashmë e dinë se kë do ta kenë kryetar”

Periskopi.com Lajme

Me grushte e karrige është karakterizuar procesi i zgjedhjes së strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Por, derisa ka mbetur edhe pak ditë deri në përfundimin e zgjedhjeve të brendshme në këtë parti, ende nuk dihen kandidatët për kryetar të Lidhjes Demokratike, raporton KTV.

Deri më tani, të gatshëm për të udhëhequr me LDK-në, janë deklaruar Fatmir Sejdiu dhe Lutfi Haziri.

Përveç tyre, për kryetar të LDK-së, janë përmendur edhe emrat e Isa Mustafës, Agim Veliut e Vjosa Osmanit .

Gjithë këtë proces, njohësit e çështjeve politike në vend, janë duke e parë në këndvështrime të ndryshme.

Analisti Fisnik Halimi thotë se strukturat e brendshme, tashmë e dinë se kë do të kenë kryetar.

Ai beson se kryetari i ardhshëm i LDK-së nuk është në listën e kandidatëve potencialë të përmendur deri më tani.

Por, ndryshe mendon analisti tjetër, Krenar Shala.

Ai thotë se nuk do të ketë risi në kuvendin zgjedhor që do të mbahet javën tjetër.

Në anën tjetër, Muhamet Hamiti nga LDK-ja, të premten mbrëma në Interaktiv, ka thënë se LDK-ja ka marrë mësim nga problemet me të cilat është karakterizuar procesi zgjedhor.

Ish- ambasadori ka shtuar se LDK-së, i duhet një lider që i bashkon të gjithë.

Procesi i brendshëm zgjedhor në LDK ka filluar në mars të këtij viti, derisa Kuvendi Zgjedhor do të mbahet më tre gusht.