Zeka publikon letrën e cila e shtyri të hynte në politikë

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Euro-Atlantike, Milaim Zeka, sot e ka publikuar një letër e cila sipas tij, i është dërguar nga një maturant i cili synonte të vazhdojë studimet për Mjekësi.

Përmes rrjetit social Facebook, ai ka thënë se këtij të riu i ishin kërkuar 15 mijë euro për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë.

“Qe pse kam hy në politikë?! Lexojeni letrën e këtij studenti, për ta kuptuar se ku e kanë sjellë këtë vend këta politikanë?!!! 15 mi euro ryshfet mu regjistru në Fakultet”, ka shkruar Zeka.