Debutim, gol dhe fitore – Bekim Balaj heroi i Sturm Grazit

Periskopi.com Sporti

Debutim ëndrrash për Bekim Balajn në kampionatin austriak.

Në ndeshjen e tij të parë me fanellën e Sturm Grazit, për javën e dytë të kampionatit kundër Wolfsberger, sulmuesi shkodran shënoi një gol me shumë peshë, pasi rezultoi me vlerë 3 pikëshi për ekipin e tij.

Balaj, që u aktivizua titullar në këtë takim, e tundi rrjetën që në minutën e pestë pasi u shërbye nga Huspek.

Shtatlarti i Kombëtares Kuqezi qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të, kur u zëvendësua na Pink.

Vetëm 5 minuta më vonë Huspek i Sturmit mori kartonin e dytë të verdhë, megjithatë ekipi i Balajt u mbrojt mirë në minutat e mbetura, duke i dhënë vlerë maksimale golit të sulmuesit shkodran, me rezultatin përfundimtar 0-1.