Më në fund reagon boksieri që e rrahu për vdekje kundërshtairn rus në ring, këto janë fjalët e tij

Periskopi.com Sporti

Bota e boksit u godit rëndë nga tragjedia e së martës, kur boksieri rus, Maxim Dadashev vdiq pas dëmtimeve të marra në tru në meçin kundër Subriel Matias.

Boksieri nga Puerto Riko tani ka dhënë komentet e para pas vdekjes së Dadashevit, duke thënë se ai është “i shkatërruar”, transmeton Periskopi.

“Askush nuk është i përgatitur për të vdekur kur shikon ëndrrat dhe objektivët,” tha ai.

“Ne thjesht futemi në ring duke menduar për mirëqenien e familjes sonë, pa e menduar sa shumë mund të komplikohen gjërat në ring.

“Fluturo lartë luftëtar i madh. Vetëm Zoti e di arsyen e gjërave. Gjithmonë do ta kesh respektin tim. U prefsh në paqe Maxim Dadashev.” /Periskopi.com/

Ja çfarë tha Subriel Matias pasi e rrahu për vdekje boksierin rus Maxim Dadashev

Periskopi.com Sporti

Boksieri rus, Maxim Dadashev, 28-vjeçar, vdiq pas lëndimeve të marra në kokë kundër boksierit nga Puerto Riko, Subriel Matias, në një meç të peshave të lehta.

Dadashev raportohet se nuk ishte në gjendje as të ecte në zhveshtore pas meçit, i cili u ndërpre në rundin e 11-të nga trajneri, Buddy McGirt.

Ai u dërgua me urgjencë në spital me hemoragji në tru, derisa iu nënshtrua edhe një operimi, i cili rezultoi i pasuksesshëm pasi eventualisht u konfirmua lajmi për vdekjen e tij.

Dadashev kishte fituar të gjitha 13 meçet e tij të mëhershme, njejtë siç e kishte bërë edhe puertorikani, Matias, i cili tani ka një bilanc prej 14 fitoreve nga 14 meçe – të gjitha i ka mbyllur me nokaut.

Tani, pas lajmi tejet tragjik, rikujtojmë çfarë kishte thënë Matias pas meçit që përfundoi me tragjedi kundër Dadashev.

“Dua ta falenderoj Zotin për këtë mundësi, dhe dua ta dëshmoj se kam më shumë se sa vetëm fuqi goditëse,” ishte shprehur ai, sigurisht, duke mos qenë i vetëdijshëm çfarë do të ndodhte më vonë.

“Mund të jem i shëmtuar në fytyrë, por kur vjen puna unë jam krenaria e qytetit tim.”

I pyetur se sa i befasuar ishte që Dadashev arriti t’i mbijetonte aq gjatë tërë atyre goditjeve, Matias u shpreh:

“E dija se po e dominoja meçin dhe e dija një gjë: nëse do të vazhdoja të punoja në trup vazhdimisht, ai nuk do ta përballonte dhe ju e patë atë, ai nuk mundi të vazhdonte.” /Periskopi.com/