Futbollisti i Superligës më i shpejtë se Cristiano Ronaldo, kundër Suedisë arriti shpejtësinë prej 34.1 km/h

Periskopi.com Sporti

Në studimin e fundit të bërë nga Meksika, i pranuar zyrtarisht nga FIFA, është bërë ranglista zyrtare e dhjetë futbollistëve më të shpejtë në botë.

Në regjistrimet e vrapimeve gjatë ndeshjes miqësore, Suedi – Kosovë, Valmir Veliu, futbollisti i Llapit arriti shpejtësinë maksimale prej 34.1 km/h që rezulton të jetë më i shpejtë se Cristiano Ronaldo (33.6km/h) dhe shumë emra tjerë të futbollit profesionist, shkruan Zëri.info.

Image

Sipas ranglistës zyrtare prej dhjetë futbollistëve më të shpejtë në botë, sipas studimit të publikuar, Valmiri me shpejtësinë e tij do të pozicionohej në vendin e katërt pas Antonio Valencia me 35.1 km/h dhe para Aaron Lenon me 33.8 km/h.

Në fotografinë e më poshtme, gjeni regjistrimet dhe ranglistën.

Image