Momenti kur familjarët marrin informatën për vdekjen e 5 anëtarëve tjerë në aksident

Periskopi.com Lajme

Familja pesë anëtarëshe që u aksidentua sot, jetonte në Zvicër, kryefamiljari ishte 32 vjeç. Është tejet i mërzitur pasi humbi pesë anëtar të familjes në aksident trafiku.

Në magjistralen Prizren-Prishtinë, në mesditë humbën jetën pesë anëtarët e familjes Sadikaj nga fshati Sopi i Suharekës.

Bashkëshorti me gruan, nënën dhe dy fëmijë mbetën të vdekur pasi vetura me të cilën udhëtonin u ndesh me një autobus.

Njëri nga familjarët e viktimave, thotë se të ndjerët kishin ardhur për pushime në Kosovë pasi që jetonin në Zvicër.

Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe ekipet e Forenzikës dhe Policia.

Aksidenti ka ardhur kur shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin si pasojë e kushteve të këqija atmosferike dhe është ndeshur me autobusin ku humbën jetë pesë person.

Pasi organet e rendit kryejnë punën e tyre magjistralja filloj të zhbllokohet.

Trupat e pajetë të pesë anëtarëve të vdekur të familjes Sadikaj janë dërguar për Obduksion.

Gazeta “Blick”: Babai, nëna, dy fëmijë dhe gjyshja vdesin në aksident në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Babai, nëna, dy fëmijët e tyre dhe gjyshja e fëmijëve kanë mbveur të vdekur në një aksident në Kosovë. Ata jetonin në Zvicër, në Kosovë kishin shkuar për pushime.

Kështu e ka nisur lajmin për vdekjen tragjike të një familje nga Suhareka në aksident komunikacioni, gazeta zvicerane “Blick”, shkruan Periskopi.

Lajmi për vdekjen e tyre është raportuar edhe në media tjera zvicerane, duke qenë se familja Sadikaj jetonte prej kohësh në shtetin zviceran.

“Blick” ka njoftuar se për rastin tragjik ngushëllime kanë dhënë edhe zyrtarët më të lartë në Kosovë, përfshirë Presidentin Thaçi. /Periskopi/

Gjyshja me djalë, nuse, nip e mbesë që vdiqën sot në aksident

Periskopi.com Lajme

Sot rreth mesditës një veturë ishte përplasur me autobusin, me ç’rast kishin gjetur vdekjen pesë persona nga fshati Sopijë e Suharekës.

Më pas u raportua se dy nga viktimat janë fëmijën, babai dhe nëna e tyre dhe gjyshja.

Metro ka siguruar një fotografi të çiftit me dy fëmijët e tyre dhe gjyshën, përkatësisht nënën, e që mbetën të vdekur në një prej rrugëve më të rrezikshme.

Viktima e pestë, sipas Policisë, është një grua më e vjetër e cila mësohet se është nëna e burrit që voziste.

Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.

Për këtë aksident të rëndë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili u shpreh i pikëlluar dhe më këtë rast bëri apel për kujdes në trafik.

Media zvicerane shkruan për aksidentin tragjik në Suharekë

Periskopi.com Lajme

Radio Televizioni i Zvicrës (RTS) në gjuhën frenge ka raportuar për vdekjen e pesë anëtarëve të familjes Sadiku në një aksident trafiku që ndodhi të dielën pasdite në fshatin Duhël të Suharekës.

Në artikullin e publikuar sot në uebsajtin e saj, RTS ka theksuar se familja Sadikaj jetonte në zonën e qytetit Reinach të Aargau-s.

“Një aksident rrugor i mori jetën pesë anëtarëve të një familje të dielën në jugperëndim të Kosovës. Viktimat, që jetonin në Zvicër, kishin shkuar me pushime në Kosovë”, raporton RTS.

Po ashtu, Radio Televizioni i Zvicrës raporton se presidenti kosovar Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime të afërmëve të familjes, përmes një shkrimi në Facebook.

Pas aksidentit tragjik Behgjet Pacolli rrëfen përvojën e tij dhe shpërndan një fotografi të vjetër

Periskopi.com Lajme

Në vetëm dy aksidente komunikacioni, sot në Kosovë të vdekur kanë mbetur 6 persona, 5 prej të cilëve nga e njëjta familje dhe 2 prej tyre fëmijë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shpërndarë një fotografi të tij të vjetër në Facebook pas kësaj ngjarjeje në një përpjekjeje sensibilizimi që të ulet numri i aksidenteve.

Pacolli ka rrëfyer përvojën e tij 38 vite më parë kur ishte aksidentuar bashkë me vëllezërit e tij gjatë rrugës nga Kosova drejt Zvicrës.

Zëvendëskryeministri ka shkruar se ky aksident për pak s’u kishte kushtuar me jetë vet atij dhe vëllezërve të tij.

Postimi i plotë:

38 vite më parë, një mëngjes herët në gusht, unë dhe vëllezërit e mi ishim në rrugë nga Kosova për në Zvicër. Ishte një mëngjes me shi pa ndalur në Slloveni, papritmas përjetuam një aksident të tmerrshëm që pothuajse na kushtoi me jetë. Pas zgjimit tim nga koma, unë jam dukur kështu (si në foto) për pothuajse dy vjet. Unë e di se çfarë do të thotë shpejtësia, e di se çfarë do të thotë dhimbja. Zoti na shpëtoi kësaj radhe. Unë shpresoj se askush të mos përjeton këtë!

Haradinaj: Në emër të qytetarëve i shpreh ngushëllime familjes nga Suhareka

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në emër të tij dhe të të gjithë qytetarëve u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj, të cilët gjatë ditës së sotme, humbën pesë anëtarëve të familjes së tyre në një aksident tragjik.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bashkëatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik, transmeton Indeksonline.

Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël – Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj.

Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushëllimet më të sinqerta familjes Sadikaj.

Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik! RH”, është shprehur Haradinaj.

Reagimi i Presidentit: Shqetësues numri i aksidenteve në Kosovë, i dhimbshëm rasti i familjes nga Suhareka

Periskopi.com Lajme

Pas aksidentit tragjik, ku humbën jetën 5 persona nga e njëjta familje në rrugën Suharekë-Duhël, ka reaguar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duke shprehur ngushëllime për rastin fatal në aksident komunikacioni, Thaçi ka thënë se numri i madh i aksidenteve në rrugët e Kosovës është shqetësues, duke kërkuar kujdes nga ana e qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse, shkruan Periskopi.

Reagimi i plotë i Presidentit:

Shumë e dhimbshme humbja e jetës së pesë anëtarëve të një familjeje, në mesin e tyre edhe fëmijë, sot në aksidentin tragjik në magjistralen Duhël-Suharekë.

U shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta të afërmve të tyre dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës.

Është shumë shqetësues numri i aksidenteve në rrugët e Kosovës, prandaj kërkohet një kujdes më i madh, si prej qytetarëve, ashtu edhe prej institucioneve përgjegjëse, për uljen e rrezikut të aksidenteve të komunikacionit dhe të fataliteteve nga këto aksidente