Pse jemi më shumë të shqetësuar me gabimet tona sesa sukseset?

Periskopi.com Zoya

Rezultati i një studimi serioz nga psikologët tregon se njerëzit kanë tendencë të gjejnë përvoja negative më të rëndësishme nga sa janë në të vërtetë, dhe janë më të shqetësuar me të metat e tyre sesa sukseset.

Sipas New York Times, psikologët vunë në dyshim qëndrimin negativ natyror të njerëzve ndaj vetes dhe arritën në përfundimin se ne kemi evoluar në mënyrë që përvojat dhe gabimet negative të jenë më të rëndësishme për ne sesa sukseset.

“Vetë-kritika ka ndikuar në mendjen dhe trupin tonë,” thotë Richard Davidson, themelues dhe drejtor i Qendrës për mendje të shëndetshme në Universitetin e Wisconsin-Madison.

Gjatë evolucionit, njerëzit i kanë konsideruar dështimet dhe dështimet tona më të rëndësishme se sukseset, shpjegoi ai.

Davidson shtoi se një mentalitet i tillë mund të ndikojë në produktivitetin dhe trupin tonë duke shkaktuar inflamacione të ndryshme, sëmundje kronike dhe përshpejtimin e plakjes.

Sidoqoftë, ky nuk është fundi i tregimit, pasi vetë-kritika mund të shndërrohet në një mundësi për të bërë diçka që mund të kontribuojë në përparimin personal.

Dhe kur pyeten pse jemi kaq të rreptë me veten, shkencëtarët shpjegojnë se kur bëjmë një gabim ne jemi jashtë për të vërejtur se kemi aktivizuar një mekanizëm që shoqëron punën dhe sjelljen e mendjes sonë.

“Kjo na ndihmon të vërejmë gabimet dhe lëshimet tona. Në disa raste, kur integriteti ynë rrezikohet, është e rëndësishme që mendjet tona të na tregojnë se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e mirë dhe e keqe, dhe që mendja jonë mund të ndajë të mirën nga e keqja”, thonë ata.

Stavileci shpërthen ndaj ‘mohuesve të shtetit’ e ‘hejterave’: Jam i lindur veç me fitu, ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj kah 25

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i PDK’së, Blerand Stavileci ka dalë me një status të çuditshëm sot në profilin e tij në Facebook. Ai ka ngritur veten në qiell, duke numëruar sukseset e tija jetësore. Stavileci nga fjalët e shkruara, duket mjaft i mllefosur, ndonëse nuk ka përmendur emra.

Ai ju ka drejtuar ‘mohuesve të shtetit’, ‘xhelozave e hejterave’, duke aluduar tek Vetëvendosje por edhe tek kundërshtarët e tij në basketboll, duke marrë parasysh që udhëheq edhe klubin ‘KB Prishtina’, transmeton Periskopi.

Stavileci ditë më parë ishte përplasur ashpër me liderin e VV’së, Albin Kurtin. Të dy me replika përmes Facebook’ut kishin atakuar njëri-tjetrin. Madje Stavileci e kishte fyer Kurtin duke e quajtur mashtrues dhe shpifës me mendje të korruptuar.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme, zyrtarë të VV’së thanë se Blerand Stavileci ka ndikuar në mbylljen e hetimeve rreth rrahjes së gruas së tij para një viti.

Si duket këto rrethana kanë bërë që zyrtari i PDK’së të dalë me status të tillë.

Ja postimi i plotë i Blerand Stavilecit:

E tash ngoni pak ju mohust e shtetit, shpifacakë t’kompleksum, xheloza, hejtera e dështaka:
Pa modesti se boll ke ma!
Qiky djali n’foto osht i lindun për me fitu kudo që osht. Ju e flliqni ka 24 orë n’ditë, unë punoj ka 25. Ju fleni t’kompleksum, une çohna për me punu e me kriju hala suksese tu e dit që juve natën pasuse ju shtohet edhe ni kompleks. Ju shpifni unë fitoj. Ju vjellni unë fitoj. Ju dështoni unë apet fitoj. Edhe veç fitoj. E kom formulë t’jetës me fitu. Aty ku i thojnë bukës bukë e ujit ujë sa t’osht jeta qishtu keni me pas.
Tash mbani pak edhe shënime:
N’politikë i kom 7 fitore të mëdha mas vetes, n’sport 51 trofe për 6 vjet. Për këso të vogla s’keni nevojë me marrë shënime!
Për Shqiptari, për Kosovë, për Prishtinën, për PDK-në deri n’vdekje!
Edhe për fund:
Nuk e dini ju hala sa i uritun jom e sa energjinë e kom. Shyqyr që s’e dini se metni kaps prej komplekseve./PERISKOPI/

Krasniqi numëron sukseset e PSD’së: Thanë se do të dështojmë, por ne nuk fshihemi pas burdushëve e SHIK’ut

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi ka numëruar sukseset e partisë së tij e cila u krijua tash një vit. Ndonëse askush s’e besonte dhe e quante parti të dështuar, sipas Krasniqit të gjithë u morën me Partinë Social Demokrate.

Krasniqi shkruan se asnjë subjekt politik me vetëm 12 deputetë, deri më tani nuk ka realizuar më shumë projekte se sa PSD’ja, transmeton Periskopi.

Krasniqi shkruan po ashtu se ‘ nuk u fshehëm prapa falltorëve, burdushëve, e drejtuesve të SHIK-ut. Nuk i ikëm asnjëherë debateve’’.

Ja postimi i plotë:

Pak kush na besonte tash 1 vjet.

Ju do të dështoni. Nuk mundeni me i mbledhë as 20 veta, se lëre më me i mbushë sallat. Ju mezi bëheni 100 veta të gjithë bashkë, se lëre më me u shtri me degë e nëndegë gjithandej Kosovës. Ju jeni patericë. Ju nuk do të keni asnjë ndikim. Askë nuk do të mund ta bindni. Asnjë politikë nuk do të mund ta shtyni përpara. Ju do të korruptoheni. Do të futeni në qeveri. Ju jeni të vegjël. Shumë të vegjël. Të papërfillshëm!

Këto ishin vetëm disa nga sulmet që na u bënë. Ndërkohë që për 1 vjet ditë, gati përdit, u morrën veç me ne! Me atë subjekt të dështuar, që nuk i mbledhë dot as 20 veta, që do të shuhet së shpejti, etj., etj… Sepse, edhe kur ne nuk ishim të sigurt, të tjerët që na sulmonin po i shihnin qartë potencialet tona.

Asnjëherë në Kosovë, asnjë subjekt me vetëm 12 deputetë nuk ka realizuar më shumë projekte se sa PSD-ja. Brenda 1 viti u shtrimë pothuajse në të gjithë Kosovën. Kushtëzuam qeverinë që të miratojë ligje e projekte, që kurrë nuk do t’i bënte po të mos ishim ne. U shndërruam në njërin prej subjekteve të vetme që ka trend rritës në çdo sondazh që bëhet. E dëshmuam që në Kosovë mund të bëhet politikë pa synuar poste e privilegje, por as pa vajtuar e qëndruar anash. Asnjë nga ne nuk u bë më i pasur. Asnjë nga ne nuk u bë ministër. Ua hodhëm poshtë bash çdo akuzë. Dhe sonte do ta dëshmojmë që ne jemi shumë. Që ne i mbushim sallat. Sepse prej fillimit e deri sot, ne qëndruam ballëhapur, e thamë të vërtetën pa u frikësuar prej sulmeve, e nuk u fshehëm prapa falltorëve, burdushëve, e drejtuesve të SHIK-ut. Nuk i ikëm asnjëherë debateve.

Kur na sulmuan në fillim, kishin harruar që shumica prej nesh jemi rritur duke qenë pjesë e një subjekti të vogël. Jemi rritur duke u sulmuar nga çdo anë dhe prap ia kemi dalë. Jemi rritur duke na thënë gjatë gjithë kohës që “ju kurrë nuk do të fitoni”. Jemi rritur duke e kuptuar që në fund, kush duron, fiton ?

Çdo ditë jam më i lumtur që jam pjesë e Partisë Socialdemokrate. Që jam krahë njerëzve që synuan reformën por u “krasitën” nga ata që donin të kthehen prapa. Krahë njerëzve që sot po e ndërtojnë subjektin më progresiv në Kosovë.

Urime PSD.

 

Labi e krahason veten me Ronaldon: Shylevek e ka ba Zoti

Periskopi.com Showbiz

Labinot Tahiri- Labi është një nga politikanët, por edhe këngëtarët më të diskutuar kosovar.

Duket që punët si në politikë ashtu edhe në karrierën artistike muzikore po i shkojnë si mos më mirë.

Labi madje është rikthyer fuqishëm pranë fansave të tij, ku nuk po mungon në mbrëmje e evente të ndryshme.

Ai mbrëmë ka performuar në një lokal, teksa përmes një mbishkrimi sot ka treguar se pavarësisht se disa nga këngëtarët e estradës sonë e kanë dëshiruar dështimin e tij, atij çdo gjë po i ecën mbarë. Madje suksesin e tij e ka krahasuar me golat e Ronaldos.