Arrestohet gruaja që sulmoi bashkëshortin në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një femër është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë konfiskuar një mjet te mprehtë, i cili dyshohet se ishte përdorur në rast.

E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë në orët e mbrëmjes.