Kjo grua e akuzon Trumpin për sulm seksual, ai përgjigjet: Nuk është tipi im

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mohuar edhe një herë akuzat se ka sulmuar seksualisht kolumnisten E. Jean Carroll në vitet 90’.

Ai ka thënë se Carroll është duke gënjyer plotësisht kur thotë se është sulmuar në një dyqan në New York, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“E them me respekt të madh: E para, ajo nuk është tip im. Dy, nuk ka ndodhur kurrë, kurrë nuk ka ndodhur, mirë?”, ka thënë Trump.

75 vjeçarja akuzat i ka bërë publike të premten përmes New York magazine.