Publikohen emrat e të vrarëve në sulmin në Ohio

Periskopi.com Lajme

Policia në Dayton ka publikuar emrat e nëntë viktimave të masakrës në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Gjashtë ishin afrikano-amerikanë dhe tre ishin të bardhë. Ata ishin të moshave të ndryshme dhe përfshinin burra dhe gra.

Motra e sulmuesit Megan Betts, 22 vjeçare, është në mesin e të vrarëve.

Identifikohet i dyshuari për sulmin në Ohio

Periskopi.com Lajme

Është identifikuar personi i armatosur i cili dyshohet të ketë gjuajtur në Dayton, thotë policia.

Shefi i policisë tha se hetimi po zhvillohet ndërsa po fliste në një konferencë për shtyp bashkë me kryetaren e Dayton në Ohio, Nan Whayel.

“Ne e kuptojmë se publiku dëshiron ta dijë se kush është ky person”,tha ai.

“Ne jemi duke punuar shumë për t’i dhënë përgjigje publikut se cili është motivi për këtë krim”.

Sipas Policisë së Dayton, sulmi ka ndodhur pas mesnatës dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.