Menaxheri i restorantit sulmon punëtorin në Prizren

Periskopi.com Lajme

Një person është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një restorant, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga menaxheri.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Prizren. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. rasti është duke u hetuar.

Sali Berisha sulmon gazetarët: Të kastruar mendërisht, ai që nuk mbron lirinë e tjetrit ka humbur të veten

Periskopi.com Lajme

Sali Berisha ka sulmuar gazetarët, pasi sipas tij, kanë heshtur për mbylljen e portlait “JOQ”.

Sipas Berishës, ata gazetarë që heshtën janë mendërisht të kastruar dhe kush hesht për lirinë e tjetrit ka humbur të veten.

“Dy fjale per gazetaret e vendit! Miq, nje portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja  e dheut me nje urdher arbitrar te Edvin Kristaq Xhelatit, njelloj si ne Korene e Veriut apo Iranin e Ajetullahve.

Ky portal me dhjetra here ka ndermarre sulme te padrejta, ne vleresimin tim edhe ndaj meje por perseri ai ishte ndofta me i pavaruri i ketij vendi.

Drejtuesi dhe stafi i tij jane te panjohur per mua. Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive ne menyre te pabesueshme kam konstatuar nje heshtje varri.

Keshtu qe po kaq e rende sa mbyllja e portalit nga Edvin Kristaq Xhelati me eshte dukur edhe heshtja juaj funeber para ketij akti kriminal.

Me kete heshtje nuk mund te mos ju them se deshmoni veten gazetar menderisht te kastruar dhe dua tju kujtoj ketu nje mesim elementar te historise, se ai qe nuk mbron lirine e tjetrit ka humbur te veten.

Keni shtrire qafen nen satren e xhelatit. Zoti ju shpetofte! Sb

Drejtori sulmon punëtorin në Komunën e Podujevës, arsyeja kërkesa për pushim

Periskopi.com Lajme

Një incident ka ndodhur të martën e kaluar në objektin e Komunës së Podujevës.

Brenda Komunës, siç merr vesh Llapi.info, drejtor i Administratës, Gëzim Namani ka sulmuar një zyrtar (punëtor) tjetër komunal. Ky i fundit rastin e ka paraqitur edhe në Stacionin e Policisë në Podujevë. Burime të portalit thonë se zënka ka eskaluar, pasi që punëtori i kësaj administrate ka kërkuar pushim mjekësor, arsyeje kjo e cila ka filluar me mosmarrëveshje mes zyrtarëve.

Se që ka pasur mosmarrëveshje mes zyrtarëve komunalë e kanë konfirmuar, Policia e Kosovës dhe zyrtarë për informim nga Komuna e Podujevës.

“Me datën 13.08.2019, zyrtarët e Stacionit Policor të Podujevës, janë informuar për një mosmarrëveshje. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Pas intervistimit të palëve të përfshira në rast, me urdhër të prokurorit kujdestar është përpiluar raport i veçantë, i cili me pas është proceduar në Prokurori”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, zëdhënësi i Komunës, Nazmi Elezi ka thënë se lidhur më këtë rast është iniciuar procedurë në Komisionin Disiplinor, ndërsa siç thotë Elezi, ka pasur mosmarrëveshje verbale.

“Javën që shkoi ka ndodhur një mosmarrëveshje verbale në mes drejtorit të Administratës dhe një punëtori të Komunës. Lidhur me këtë rast është iniciuar procedurë në Komision Disiplinor për shkelje të disiplinës në punë”, ka thënë Elezi.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që zyrtarë komunalë të Podujevës përfshihen në këso raste, pasi që një rast i tillë ka ndodhur muaj më parë mes zyrtarë të tjerë të Komunës.

Haxhiu e sulmon keq Hotin: Vajtimet e tua tregojnë që je i pafuqishëm edhe brenda LDK’së

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka sulmuar keq shefin e grupit parlamentar të LDK-ës, Avdullah Hotin.

Përmes një postimi në facebook, Hoti i cili ishte paraqitur si kandidat i LDK-ës për kryeministër, kishte treguar për disa nga prioritetet e Qeverisë së re.

Ndërsa, Hashiu ia ka kthyer duke i thënë se vajtimet e tij, po tregojnë se ai nuk ka fuqi as brenda LDK-ës, e lëre më për të udhëhequr Kosovën.

“Prandaj edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së , e lëre më për Kosovën”, shkruan Haxhiu, postimin e plotë të së cilës mund ta lexoni më poshtë: