Postimi i Sunderlandit pasi Jordan Henderson i dha leksioni futbolli Paul Scholesit më 2010, ka shkuar viral

Periskopi.com Sporti

Jordan Henderson është shumë, shumë afër ta ngrisë trofeun e Premier Leagues.

Kapiteni i Liverpoolit shijoi një sezon brilant dhe, nëse gjërat shkojnë sipas planit, do ta prekë piedestalin me medaljen e kampionit, transmeton Periskopi.

Kjo medalje do t’i shtohej asaj të Champions Leagues dhe Kupës së Botës për Klube, të cilat i fitoi në 12 muajt e fundit.

Aspak vit i keq për të, apo jo?

p1e8tlcku66nj167k9pil7g1lkl9.jpg

Megjithatë, një kohë ai mund të ketë menduar se t’ia fusësh topin nën këmbë Paul Scholesit do të ishte suksese më i madh për të.

Në vitin 2010, kur Henderson ishte lojtar i Sunderlandit, ai ia futi topin nën këmbë legjendës së Manchester Unitedit, në fitoren e kësaj të fundit 1-0.

Sunderlandi madje bëri një postim në lidhje me ngjarjen.

“Ndërkohë, Hendersoni i jep shkollë Scholesit me një futje nën këmbë. Letërsi shkolle,” shkruhej në postim.

Ky postim po qarkullon përsëri në rrjetet sociale dhe është lajm i mirë për të që Scholes nuk ka Twitter. /Periskopi.com/

Stadiumi i klubit të njohur anglez është i pushtuar nga shpirtërat: Ndodhi të çuditshme u kapën nga kamerat

Periskopi.com Sporti

Sadiumi i Sunderlandit, “Stadiumi i Dritës” ndryshe njihet edhe si stadiumi i fantazmave.

Kjo pasi kemi qenë dëshmitarë të disa rasteve kur janë kapur nga kamerat aktivitete të paidentifikuara, transmeton Periskopi.

Në prill të vitit 2005, dy punonjës apo mirëmbajtës të stadiumit vunë re një formë të zezë të pazakontë të pranishme në stadium.

Në anën tjetër, ish-sulmuesi i skuadrës, Stephan Eliot ishte ankuar disa herë për prezencën e fantazmave në stadium.

Për ta komplikuar edhe më shumë situatën, një tjetër punonjës i stadiumit është kapur duke u zhdukur nga stadiumi në transmetim direkt.

Shikoni videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Adnan Januzaj në listën e futbollistëve më të dështuar të dekadës te Sunderlandi

Periskopi.com Sporti

Adnan Januzaj e kishte nisur për mrekulli karrierën e tij te Manchester Unitedi.

Me dy golashin kundër Sunderlandit në fitoren 2:1, sulmuesi istogas kishte marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Megjithatë, rënia e tij ishte e shpejtë, kur më pas u largua nga Manchester Unitedi në drejtim të Sunderlandit në huazim, por që as aty nuk e kishte treguar potencialin e tij.

Momentalisht, Januzaj luan te Real Sociedadi në Spanjë, ku në nëntë paraqitje këtë edicion, ka dhuruar vetëm tri asistime.

Tani, faqja angleze sportive ‘Chroniclelive.co.uk’ ka publikuar disa nga futbollistët e dështuar që kanë luajtur te Sunderlandi në dekadën e fundit.

Në mesin e tyre është edhe Adnan Januzaj, i cili dështoi plotësisht ta tregojë veten te Sunderlandi.

“Duke ardhur nga akademia e Manchester Unitedit me potencial, Januzaj dështoi nën urdhrat e Louis van Gaal. Ai fillimisht ishte shënjestër e Anglisë dhe Belgjikës, por që në fund zgjodhi belgët. Januzaj vazhdoi tutje në Sunderland si huazim, por që nuk e tregoi veten”, shkruan në mes të tjerash kjo faqe.

Momenti brutal kur fansi i Portsmouthit e shqelmoi dhe kërcënoi yllin e Sunderlandit mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Situatat kontraverze ishin pjesë e pandashme e ndeshjes mes Portsmouthit dhe Sunderlandit.

Sunderlandi siguroi finalen e playoffit në Ligën e Parë, falë një triumfi me rezultat minimal 1-0 nga përballja e parë, derisa ndeshja e dytë përfundoi 0-0, transmeton Periskopi.

Me takimin që po shkonte drejt barazimit, vëmendje të madhe tërhoqi një incident që ndodhi në pjesën e dytë.

The controversial incident happened during the League One play-off semi final.

Pamjet e një fansi kanë shkuar virale për arsyet e gabuara, pasi u duk se shqelmoi një lojtar të Sunderlandit, i cili tregoi klas duke u ngritur dhe mos reaguar.

Mirëpo, episodi nuk përfundoi këtu. Fansi u konfrontua me Lee Cattermole dhe u kritikua nga komentatori i Sky Sports.

Sipas “Sunderland Echo”, ai eventualisht u largua nga stadiumi dhe e pret dënimi për sjelljen e turpshme.

Shikoni incidentin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Sunderland ndal Liverpool në barazim (Video)

Liverpooli dhe Sunderlandi kanë zhvilluar një ndeshje mjaftë të bukur, por në fund nuk soli fitues pasi ndeshja u mbyll 2-2.

Periskopi.com Sporti

Liverpooli e nisi ndeshje fuqishëm dhe kishte shumë raste para portës së Vito Mannones, i cili shumë herë me vështirësi e nxirrte topin jashtë.

Por në e 19-të nuk kishte se çfarë të bënte më shumë, kur Daniel Sturridge i vetëm nga tre-katër metra shënoi me kokë.

Por reagimi i vendasve ishte i menjëhershëm. Anthony Taylor futet në zonë ku ndalet në mënyrë të palejueshme nga Klevan.

Nga pika e bardhë i saktë ishte Jermanine Defoe për 1-1.

Sunderland kishte raste të mira edhe pas golit, por fati nuk ishte me ta.

Pjesa e dytë nisi me maturi nga të dyja anët.

Në rastin e parë të mirë Liverpooli arriti të gol. Ishte Sadio Mane që shënoi për 2-1.

Liverpooli u mundua ta menaxhoj rezultatin, por shënuesi i golit, Mane luajti me dorë në zonë dhe Sunderland fitoi penalltinë e dytë.

Përsëri Defoe ishte i saktë në minutën e 84-të.

Pas këtij barazimi Liverpooli ka 44 pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa Sunderland me 15 pikë mbetet në pozitën e 18-të.

https://twitter.com/SkyFootball/status/815942156393193472?ref_src=twsrc%5Etfw

https://twitter.com/GoalHQ/status/815950890649735169?ref_src=twsrc%5Etfw

 

Sunderland barazon përsëri rezultatin (Video)

Sunderland ka arritur që të barazojë rezultatin ndaj Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Ishte përsëri sulmuesin anglez Jermain Defoe që shënoi nga pika e bardh për rezultatin 2 me 2. /Periskopi/

 

Liverpool rikthen epërsinë ndaj Sunderland (Video)

Liverpool ka arritur të kalojë përsëri në epërsi ndaj Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Sadio Mane i cili shënoi për rezultatin 1 me 2. /Periskopi/

Sunderland kundërpërgjigjet shpejt, barazon rezultatin (Video)

Sunderland ka arritur brenda pak minutave të barazojë rezultatin kundër Liverpool.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Defoe që shënoi nga pika e bardh në minutën e 25’ për rezultatin 1 me 1. /Periskopi/

Liverpool kalon në epërsi ndaj Sunderland (Video)

Liverpool ka arritur të shënojë golin e parë në ndeshje kundër Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi anglez Daniel Sturridge që shënoi me kokë për rezultatin 0 me 1 në minutën 19’. /Periskopi/

 

Formacionet zyrtare: Sunderland-Liverpool

Liverpool pas fitores në derbi kundër Manchester City kërkon edhe fitoren e radhës.

Periskopi.com Sporti

Sunderland sot është nikoqir i Liverpool në javën e 20-të të Premier League.

Takimi fillon nga ora 16:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sunderland: Mannone; Love, O’Shea, Djilobodji, Van Aanholt; N’Dong, Rodwell, Larsson, Januzaj; Borini, Defoe

Liverpool: Mignolet; Clyne, Lovren, Klavan, Milner; Can, Wijnaldum, Lallana; Mane, Firmino, Sturridge. /Periskopi/

Borini nën vëzhgimin e gjigandëve italian

Sipas Gianluca Di Marzios, Milani dhe Roma kërkojnë shërbimet e sulmuesit italian, Fabio Borini.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Chelseat, Liverpoolit dhe Romës tashmë është pjesë e skuadrës angleze Sunderland dhe mbrëm shënojë gol kundër Liverpoolit në disfatën prej 4-1. Të dyja klubet do të kërkojnë huazim me drejt blerje në fund të sezonit, raporton Di Marzio.

Notat e lojtarëve, Sunderland 0-1 Chelsea

Lojtari i ndeshjes është shpallur mesfushori spanjoll, i cili është vlerësuar me notën 8.5.

Periskopi.com Sporti

Nga startuesit te Blutë me notën me të ulët është vlerësuar Pedro (6.5).

Portieri i Sunderlandit ishte ndër më të vlerësuarit te ekipi vendas, derisa Andan Januzaj ka marrë notën 6.5.

sundeer

chelsea

Chelsea vazhdon sigurt drejt titullit (Video)

Chelsea e ka regjistruar fitoren e 13-të sezonale duke mposhtur Sunderlandin në udhëtim me rezultat 1-0.

Periskopi.com Sporti

Ishte një gjysmë e parë jo aq e lehtë për Blutë, të cilët e kishin të vështirë ta thyenin mbrojtjen e organizuar të vendasve.

Megjithatë, ata ia dolën ta gjenin rrjetën. Pedro shkoi në sulm dhe asistoi te Cesc Fabregas, i cili pas kombinimeve me Willian, ia doli të shënonte (40’).

Ky ishte goli vetëm në pjesën e parë dhe mysafirët shkuan në pushim me avantazh.

 

Fraksioni i dytë nuk prodhoi gola, ashtu që takimi përfundoi me golin e vetëm të shënuar në pjesën e parë.

https://www.youtube.com/watch?v=dgXhq-xZMwU&feature=youtu.be

Fabregas shënon për avantazhin e Chelseat (Video)

Chelsea ka shënuar golin e parë për rezultatin 0-1.

Periskopi.com Sporti

Ishte mesfushori spanjoll që shënoi golin e parë në këtë sezon për rezultatin 0-1. /Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=dgXhq-xZMwU

Formacionet zyrtare: Sunderland-Chelsea, starton Januzaj

Sunderland e pret sonte skuadren lidere Chelsea në kuadër të javës së 16-të në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Sunderland në ndeshjen e fundit pësoi humbje të thellë si mysafir i Swansea me rezultat 3-0 por sonte do të tentojë të shënojë fitore ndaj liderit aktual, Chelsea i cili fitoi në fundjavë ndaj WBA me rezultat 1-0.

Vlen të theksohet se sonte ka startuar belgu me prejardhje nga Kosova, Adnan Januzaj nga minuta e parë.

Takimi fillon nga ora 20:45.

Këto janë formacionet zyrtare:

Sunderland: Pickford; Jones, Djilobodji, Kone, O’Shea, Van Aanholt; Denayer, Kirchoff; Januzaj, Borini, Defoe.

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill; Moses, Kante, Fabregas, Alonso; Willian, Diego Costa, Pedro. /Periskopi/

Liverpool fiton dhe bëhet lider i Premier Ligës

Liverpool ka arritur të shënojë fitore tejet të vështirë në shtëpi ndaj ekipit modest të Sunderlandit me rezultat 2-0.

Periskopi.com Sporti

Ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp u deshtë të ndjersitën shumë për të siguruar tre pikët e radhës në shtëpi ndaj Sunderland, pas kësaj fitore ata janë lider në Premier Ligë me 30 pikë, aq sa ka edhe Manchester City në poztiën e dytë.

Liverpool tashmë në këtë sezon ndeshjet në shtëpi është duke i fituar me shumë lehtësi dhe dominim të plotë ndaj kundërshtarëve, në takimin e sotëm gjatë pjesës së parë u pa vetëm një ekip në fushë dhe ai ishte Liverpool me raste të shumta dhe posedim të topit, por që nuk arritën të tundin portën e portierit të Sunderland i cili ishte në disponim për ndeshje duke bërë që pjesa e parë, të përfundojë pa gola 0-0.

Në pjesën e parë të ndeshjes, vlen të ceket se u lëndua edhe ylli kryesor i skuadrës, Philippe Coutinho, i cili u detyrua të lë fushën e blertë në minutën e 30-të.

coutinho
Philipe Coutinho, momenti kur u lëndua në minutën e 30′

 

‘Reds’ nisën pjesën e dytë ashtu sikur të paren duke sulmuar pareshtur për të shënuar golin e parë të takimit, ku Firmino dhe Mane patën raste mjaft të mira për gol por fati ishte në anën e skuadrës së kosovarit Adnan Januzaj.

U desh të presim minutën e 75-të për të parë golin e parë të ndeshjes, i cili erdhi me anë të Divock Origut, që shënoi pas asistimit të Jordan Henderson.

origi1
Divock Origi, duke festuar pas golit të shënuar

 

Deri në fund të ndeshjes, vendasit shënuan edhe një herë me anë të James Milner, i cili konvertoi penalltinë në gol në minutën e 91-të për rezultatin përfundimtar 2-0.

Vlen të theksohet se Adnan Januzaj u inkuadrua në lojë në minutën e 79-të, ku zëvendësoi Duncan Ëatmore.

Në javën tjetër, Liverpooli luan në udhëtim te Bournemouthi, ndërsa Sunderland pret në shtëpi Leicester Cityn. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Liverpool-Sunderland

Liverpool pret në Anfield Road Sunderlandin për të zhvilluar ndeshjen e radhës në Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

 

Liverpool: Karius, Clyne, Lovren, Matip, Milner, Henderson, Can, Wijnaldum, Cutinho, Mane dhe Firmino.

Sunderland: Pickford, Jones, Can Aanholt, O’Shea, Kone, Pienaar, Denayer, Ndong, Watmore, Anichebe dhe Defoe.

Arsenali shpartallon Sunderlandin (Video)

Arsenali ka shënuar fitore të thellë përballë Sunderland.

Periskopi.com Sporti

Londinezët mposhtën vendësit me rezultat të thellë 1:4.

Të përzgjedhurit e trajnerit Arsene Wenger kaluan në epërsi në minutën e 19-të, pas shënimit të golit nga sulmuesi Alexis Sanchez.

Ishte Germain Defoe, ai i cili barazoi rezultatin nga penaltia në minutën e 65-të.

Megjithatë, mysafirët u kundërpërgjigjën shumë shpejt, duke rikthyer epërsinë nëpërmjet sulmuesit Olivier Giroud, i cili shënoi dy gola, fillimisht në minutën e 71-të dhe më pas në të 75-tën.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Sanchez, i cili shënoi golin e fundit në minutën e 78-të.

Pas kësaj fitore, Arsenali del në vendin e parë në tabelë dhe arrin kuotën e 23 pikëve, tri më shumë sesa Manchester City dhe Liverpool që kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar.

https://www.youtube.com/watch?v=kdv6IcuzgBw

/Periskopi.com

 

Formacionet zyrtare: Sunderland-Arsenal

Arsenali luan si mysafir ndaj Sunderland, në ndeshjen e radhës në kuadër të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Këto janë formacionet zyrtare:

Sunderland:

sunderland

Arsenal: 

arsenal /Periskopi.com

 

 

Lëndohet Januzaj, ja sa pritet të mungojë

Anësori i Sunderland, Adnan Januzaj ka pësuar një dëmtim dhe do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën gjashtë javë.

Periskopi.com Sporti

21-vjeçari me prejardhje nga Kosova u dëmtua në ndeshjen ndaj Crystal Palace të shtunën, ndeshje të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 3:2.

BBC raporton se të martën është mësuar që Januzaj ka pësuar një dëmtim ligamenti në kyçin e këmbës.

Vlen të përsëritet se futbollisti në fjalë është i huazuar te skuadra e Sunderland nga Manchester United. /Periskopi.com