Zyrtare: Më 12 qershor ristarton ky kampionat evropian

Periskopi.com Sporti

Është konfirmuar rikthimi i një prej ligave të Evropës në futboll.

Numri një i futbollit turk, Nihat Ozdemir ka konfirmuar se kampionati turk do të rikthehet pas më shumë se një muaji, saktësisht me 12 qershor.

Në Turqi tashmë i kanë kryer të gjitha procedurat e sanitarisë dhe sigurisë, ndërsa po bëhen gati që ta mbyllin me sukses pjesën e mbetur të sezonit.

Ozdemir shtoi se të gjitha kampionatet do të mbyllen deri në fund të korrikut, në mënyrë që të jenë më të gatshëm për garat evropiane, që parashihen të mbahen gjithë muajin gusht.

I pari i “TFF” gjithashtu konfirmoi se sipas të gjitha gjasave, finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet në “Ataturk Stadium” të Stambollit me 29 Gusht.

Kujtojmë se qyteti që lidhë dy kontinentet, nga fillimi ishte vendosur si nikoqir i finales së madhe.