Reagon edhe Puyol: Ky nuk është futboll, ky është turp!

Periskopi.com Sporti

Finalja më e diskutueshme mes River Plate dhe Boca Juniors ka marrë vëmendjen e botës.

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka reaguar nëpërmjet një statusi në Twitter, duke e quajtur turp atë që është duke ndodhur në Argjentinë, përcjell Periskopi.

”Sa turp për lajmet që vijnë nga Argjentina… Kjo nuk është se si jetohet futbolli. Turp!”, ka shkruar Puyol.

Ndeshja pritet të nisë në orën 23:15, me kohën tonë lokale. /Periskopi/

Ndeshja pritet të luhet, por kjo është gjendja e futbollistëve të Boca Juniors (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Finalja e polemikave edhe zyrtarisht luhet sonte, siç edhe njoftuam më parë.

Por për shkak të gjendjes së futbollistëve të Boca Juniors, është vendosur që ndeshja të shtyhej edhe për një orë e 15 minuta. Pra, ndeshja starton në 23:15, me orën tonë lokale, transmeton Periskopi.

Doktorët e Conmebol kanë konfirmuar se gjendja e futbollistëve të Bocas është në rregull, por nuk do mendoni kështu pasi t’i shihni këto foto. /Periskopi/

Zyrtare: Ndeshja luhet sonte, reagon FIFA

Periskopi.com Sporti

Pas shumë polemikave, edhe zyrtarisht ndeshja mes River Plate dhe Boca Juniors luhet sonte.

Kjo pasi presidenti i FIFA-së, Infantino i ka thënë drejtuesve të Bocas që në rast se ndeshja nuk luhet sonte, atëherë ata diskualifikohen nga Copa Libertadores dhe trofeu shkon në duart e vendasve të Plate, përcjell Periskopi.

Ndeshja pritet të fillojë nga ora 22:00. /Periskopi/

Për herë të parë në histori, në finalen e Copa Libertadores luhet ‘Superclásico’

Periskopi.com Sporti

Për herë të parë në histori Boca Juniors dhe River Plate do ndeshen në finalen e Copa Libertadores, trofeut më të rëndësishëm për klube në Amerikën Latine.

Ndeshja e parë do luhet më 7 nëntor në “La Bombonera”, ajo e kthimit më 27 nëntor në “El Monumental”.

“Superclásico” i Buenos Airesit do jetojë ditët e tij më prestigjoze, përsa i përket trofeut që do diskutojë. Copa Libertadores është fituar 6 herë nga “Los Xeneizes” dhe 3 herë nga “Los Millonarios”./Periskopi/