Superkupa e Spanjës mund të mbahet në tokën e miliarderëve

Periskopi.com Sporti

Superkupa e Spanjës mund të ndryshojë vend dhe të zhvillohet në Arabinë Saudite.

Tifozët nuk janë të lejuar në këto stadiume, andaj klubet e shohin më të arsyeshme.

Sipas Marca, nga 13 deri në 17 janar 2021 ndoshta do mbahet Superkupa, por jo në Spanjë.

Shorti ende nuk është hedhur, por janë pjesëmarrëse katër skuadra, pra Real Madridi, Barcelona, Athletic Bilbao dhe Real Sociedad.

Madrid dhe Barcelona ishin kampion dhe nënkampion edicionin e kaluar, derisa Athletic dhe Real Sociedad arritën në finalen e Kupës së Mbretit, ndeshje që ende nuk është zhvilluar.

“Los Blancos” edicionin e kaluar arritën të dalin fitimtar në këtë trofe duke mposhtur rivalin lokal, Atletico në penallti.