Ndryshime në tabelën e Superligës: Kështu duket pas javës së 23-të

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ballkani ka lëshuar primatin duke rënë në vendin e dytë, pasi u ndal në Suharekë nga Drenica me një barazim 0-0, shkruan Periskopi.

Drita kryeson tash me 46 pikë, një më shumë se Ballkani në vendin e dytë.

Sa i përket pjesës së poshtme të tabelës, Dukagjini tashmë gati e ka të siguruar rënien nga liga, pasi renditet në pozitën e fundit me 10 pikë, derisa Vushtrria, Ferizaj dhe Trepca 89 poashtu rrezikojnë rënien.

Më poshtë, renditja e plotë e Superligës. /Periskopi.com/