E turpshme: Supermarketi në Ferizaj vendos flamurin e Maqedonisë te produktet serbe

Periskopi.com Lajme

Një qytetar ka dërguar fotografi që dëshmojnë se flamuri maqedonas është vendosur te produktet serbe.

Sipas qytetarit, fotografitë janë bërë në një supermarket në Ferizaj.

Në fotot dërguar kallxo.com shihen produktet dhe etiketa e tyre ku shkruan se ato janë të prodhuara në Serbi e flamuri që është vendosur është i Maqedonisë.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari:

    

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala me 26 dhjetor të vitit 2018 kishte nënshkruar udhëzimin administrativ që detyron dyqanet në Kosovë të vendosin flamuj nëpër rafte, përfshirë edhe atë të Kosovës, për të treguar origjinën e produkteve.

Maçorri shëtitet mbi raftet me ushqime të një supermarketi (Video)

Periskopi.com Lajme

Një qytetar ka dërguar një video-incizim, ku shihet një maçorr duke u shëtitur mbi raftet me mall të një supermarketi.

Sipas qytetarit, pamjet janë marrë mbrëmë në një supermarket në Mitrovicë.

Në këto pamje shihet se si maçorri ecën mbi një raft nën të cilin ka produkte ushqimore.

Këto janë pamjet e publikuara nga kallxo.com