“Nenad Rashiq e ka shkelur afatin ligjor për ankesë në Supreme”

Periskopi.com Lajme

Nenad Rashiq e ka shkelur afatin ligjor për t’u ankuar në Gjykatën Supreme.

Kështu ka bërë me dije njohësi i çështjeve juridike, Xhevdet Smakiqi, i cili ka thënë se kjo vërtetohet në preambule të ankesës është përdorur neni 26.paragrafi dhe 7 i Ligjit Për Gjykatat Ligji Nr.06/L-054.

“Ne bazë te thirrjes ligjore në preambulë të kinse “Ankesës” Nenad Rashiq nuk ka mundur të ushtroj anekse por ndonjë mjet të jashtëzakonshëm pasiqe ka humbur afatin ligjor sepse ky nen i referohet aktgjykimeve të formës se prerë.

Por, është e çuditshme se si Rashiq këto vota i vlerësonte si të falsifikuara nga ana e Listës Serbe të kërkoj në Supreme numërimin e këtyre votave.

Shkrimi i plotë i tij:

Vemendje:
Ky fakt vërtetohet se në preambule(hyrje) te “ankesës është përdorur nenin 26.pargrafi 1 dhe 7 i Ligjit Per Gjykatat Ligji Nr.06/L-054.

Neni 26 paragrafi 1.1 deri 7 parashikon kompetencat e Gjykates Supreme për vendosje te mjeteve te jashtëzakonshme shih nenin ne foto.

Ne bazë te thirrjes ligjore në preambulë te kinse “ankesës” Nenad Rashiq nuk ka mundur te ushtroj anekse por ndonjë mjet te jashzakonëshm pasiqe ka humbur afatin ligjor sepse ky nen i referohet aktgjykimeve te formes se prerë.

Pytja themelore per Gjykaten Supreme do te ishte a ka dorëzuar brenda afatit ligjor mjetin e rregullt qe eshte Ankesen Nenad Rashiq?

Nëse jo atëherë Gjykata Supreme duhet ta hudh si te pa afatëshme.

Edhe kur partia Lista Serbe qe i ka aty 100% te votave te anuluara nuk eshte ankuar kurse një partie tjeter garuese qe nuk e ka asnjë votë në atë grup te anuluar ligjeshem nga PZAP.

NISMA AKR PD në Kuvend pikë.