Vazhdon forma magjike e kosovarëve, shikoni asistimin që sapo e ka bërë Bersant Celina për Swansean

Periskopi.com Sporti

Forma e jashtëzakonshme e futbollistëve kosovarë padyshim se është lajm brilant për përzgjedhësin e Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes.

Teknikut zvicëran i duhen futbollistët e tij në formë jetësore për ndeshjet kundër Republikës së Çekisë dhe pastaj kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.

E Bersant Celina është njëri prej atyre që ka impresionuar së fundmi, derisa ai ka kontribuar me një tjetër asistim për Sëansean.

Periskopi vazhdimisht ka theksuar se ish-ylli i Manchester Cityt është një prej më të nënvlerësuarve në Kombëtare dhe ashtu po del të jetë.

Në ndeshjen mes Swansea Cityt dhe Wiganit, Celina ka asistuar për golin e parë të ndeshjes të shënuar nga uellsianët në minutën e 12-të duke gjetur Nathan Dyerin.

Shikoni asistimin e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

 

Ndërhyrja horror e mbrojtësit të Bristolit në Celinën ka mundur shumë lehtë t’ia përfundonte karrierën kosovarit

Periskopi.com Sporti

Bersant Celina pati një start të zakonshëm në ndeshjen e Championshipit për Swansean si mysafir i Bristol Cityt.

Ndeshja përfundoi me rezultat 0-0, por një moment në veçanti ka marrë vëmendje në mesin e audiencës, raporton Periskopi.

Herët në pjesën e parë, ylli kosovar mori një top në krahun e majtë dhe filloi një vrapim të frikshëm, para se të ndalej në mënyrë brutale nga mbrojtësi i Bristolit, Taylor Moore.

Ndërhyrja ishte tejet e rëndë dhe shumë lehtë ka mundur t’ia përfundonte karrierën Celinës, siç e konfirmon edhe vet lojtari me anë të një postimi në Instagram, por gjyqtari e ndëshkoi atë me vetëm karton të verdhë.

Ndërhyrjen mund ta shikoni në videon e mëposhtme nga minuta 1:08. /Periskopi.com/

 

Celina, ‘diamanti’ i Swanseas që po shkëlqen në Championship

Periskopi.com Sporti

Bersant Celina është njëri nga lojtarët kryesor të Swanseas

Ylli i Kombëtares së Kosovës e ka nisur për mrekulli edicionin e ri me Swansean dhe është i dyti sa i përket rasteve të krijuara në Championship, shkruan Periskopi.

Celina ka krijuar 10 raste për gol në tri ndeshjet e para me Swansean, derisa është i dyti në Championship pas Mateusz Kilch, i cili ka krijuar 11 raste për gol.

Swansea është në vendin e katërt me 7 pikë të grumbulluara pas tri xhirove.

Celina me formën që po kalon do ta ndihmojë shumë edhe Kosovën në ndeshjet e shtatorit. Kujtojmë që Kosova luan më Çekinë më 7 shtator dhe më pas me Anglinë më 10 shtator në kuadër të kualifikueseve për Euro 2020. /Periskopi/

Celina brilant me Swansean – shënon në miqësoren parasezonale

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi kosovar, Bersant Celina ka shënuar gol në ndeshjen miqësore të Swanseas ndaj Yeovil Townit.

Celina realizoi gol në minutën e katërt për 1:0.

Ndërkohë, rezultati momental i takimit është 2:0, derisa golashënuesi i dytë ishte Jay Fulton. /Periskopi.com/

Pas paraqitjeve fantastike, Bersant Celina fiton vendin e titullarit

Periskopi.com Sporti

Bersant Celina mungoi në ndeshjet e fundit të Kosovës, për shkak të mosftesës nga ana e selektorit Bernard Challendes.

E kjo duket se i ka shërbyer për mirë Celinës, i cili tashmë ka fituar besimin e trajnerit të Swanseas pas paraqitjeve fantastike në ndeshjet e fundit, dhe sot ndaj Reading luan nga fillimi.

Në ndeshjen e kaluar me ekipin anglez, ylli i Kosovës shënoi një ‘parabolë’, e cila u krahasua me golat e Leo Messit.

Në ndeshjet e nëntorit, ai pritet të marrë ftesën nga kombëtarja ‘Dardane’ dhe pse jo të nisë ndeshjen ndaj Maltës nga fillimi./Periskopi/

Zyrtare: Bersant Celina largohet përfundimisht nga Manchester City, kjo është skuadra e tij e re (Foto)

Periskopi.com Sporti

Bersant Celina ka kompletuar transferimin te Swansea

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës është transferua në klubin që bën gara në Championship, Swansea, transmeton Periskopi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Celina, i cili ka publikuar fotografi në rrjetet sociale ku shihet duke nënshkruar kontratë me klubin e tij të ri.

Ky transferim do t’i kushtojë Swanseas 5 milionë euro. /Periskopi/

Zyrtare: Swansea shkarkon trajnerin

Swansea City ka shkarkuar trajnerin e tyre amerikan, Bob Bradley.

Periskopi.com Sporti

Klubi uellsian e morri këtë vendim pas 3 muajsh që e kishin bërë trajner, Swansea gjindet në pozitën e 19-të në Premier League. /Periskopi/

1287
Bob Bradley, Swansea City

 

Ish ylli i Premier Ligës shënon një penalti të bukur dhe të rrall (Video)

Ish-futbollisti i klubit të Premierligës Swansea City, Lee Trundle, ka shënuar një nga penalltitë më të rralla në histori.

Periskopi.com Sporti

Tashmë 40-vjeçar, Trundle shënoi gjashtë gola për ekipin e Swansea All Stars në një ndeshje miqësore, ku ai realizoi një penallti e cila i la të gjithë pa fjalë.

https://www.youtube.com/watch?v=YYpGNuaDs1E

Arsenali fiton, por Xhaka ndëshkohet me të kuq

Arsenali ka shënuar fitore shumë të vështirë përballë Swanseas me rezultat 3:2 në kuadër të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Londinezët kaluan në epërsi nëpërmjet Theo Walcott, i cili shënoi në minutën e 26-të.

I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë e Arsenalit në minutën e 33-të.

Por, kjo nuk ishte dita e Granit Xhakës, i cili gaboi në momentin kur Gylfi Sigurdson ngushtoi epërsinë në minutën e 38-të.

Mesut Ozil doli në skenë duke shënuar një supergol në minutën e 57-të, ndërsa krejt çka arritën mysafirët ishte goli i Borja Baston, i cili ngushtoi epërsinë në minutën e 66-të.

Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje aspak të hijshme në mesfushë ndaj Modou Barrow.

Me këtë fitore, Arsenali renditet në pozitën e dytë me 19 pikë, sa ka edhe lideri Manchester City.

Kjo e fundit dështoi të fitonte përballë Evertonit, në ndeshjen e cila përfundoi 1:1. /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Arsenal – Swansea

Arsenali pret në shtëpi Swansean për të zhvilluar ndeshjen e javës së nëntë në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka startojnë në këtë sfidë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Arsenal:

arsenal

Swansea: Fabianski, Amat, Fernandez, Naughton, Taylor, Britton, Cork, Fer, Routledge, Barrow, Sigurdsson. /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Swansea-Liverpool

Liverpool do të luajë si mysafir ndaj Swansea City në javën e shtatë në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Liverpool po kalon nëpër një formë të mirë në këtë sezon dhe do të kërkojë fitoren e katërt radhazi.

swansea

liverpool2 /Periskopi.com