Kurti pret Sylejman Selimin: Ky njeri ka shumë histori

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se është vizituar nga Sylejman Selimi, i cili i ka uruar suksese në punë.

“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i komandantit legjendar, Adem Jashari, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht”.

“Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij të Instagramit.

O’Connell për krimin e organizuar: Arrestimet janë të lehta, dënimet janë të rëndësishme

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka përshëndetur vendimin e Qeverisë Haradinaj për të larguar nga funksionet z.Sylejman Selimi që ishte këshilltar i tij, dhe një zëvendësministri.

O’Connell ka deklaruar se ky është një hap i rëndësishëm por i vogël përpara, që paraprin atë të gjykimit dhe dënimit, si një hap i rëndësishëm, shkruan Periskopi.

Z.O’Connell ka qenë gjithnjë i zëshëm kundër keqpërdorimeve të zyrtarëve publikë dhe rasteve të korrupsionit, e madje ka bërë thirrje edhe më herët që të mos emërohen zyrtarët e dënuar në funksione publike, e më specifikisht kishte reaguar edhe kundër emërimit të z.Sylejman Selimi në rolin e këshilltarit politik të kryeministrit Haradinaj.

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook, i përkthyer nga Periskopi në shqip:

Të kesh ministra në Qeveri që janë të akuzuar apo dënuar për aktivitete kriminale nuk është situate e mire. Por është një hap në rrugë të drejtë vendimi i Qeverisë së Kosovës që të shkarkojë dy zyrtarë të lartë që ishin dënuar për krime serioze. Kosova ka bërë hapa të vogël por positive kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Miqtë e Kosovës, ashtu si edhe qytetarët tuaj, e duan këtë gjë që të bëhet një përpjekje serioze që shënjestron kriminelët më të mëdhenj, po ashtu. Arrestimet janë pjesa më e lehtë. Gjykimet dhe dënimet e tyre janë më të rëndësishme.

Kompania e familjes së Sylejman Selimit fiton tender milionësh

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Pal Lekaj i AAK-së, ka bërë vlerësimin e ofertave të kompanive që garuan për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë.

Ne mesin e kompanive që është rekomanduar për kontratë ndodhet edhe kompania e familjes së Sylejman Selimit.

Më  3 qershor Ministria e Infrastrukturës shpalli fituese firmën “Mirusha Company” që është në pronësi të familjes se Selimit u shpallë fituese e në një tenderi milionësh.

Të shtunën, Ministria e Infrastrukturës ka bërë hapjen e ofertave për tenderin “Zgjerimi i rrugës nacionale N 9.1, segmenti Dollc-Gjakovë , L=31.00 ”. Po atë ditë, kompanitë janë njoftuar lidhur më vendimin e Komisionit të ministrisë për këtë tender, i cili ka qenë i ndarë në tri lote.

Sipas dokumenteve që i ka parë lajmi.net, për lot 1 është shpallur fitues kompania “Kag Asfalt” nga Prizreni me çmim 8,590, 949.83 euro.

Për lot 2 janë shpallur fitues kompanitë në konsorcium “Mirusha & Geci & Rahovica” me çmim prej  6,99, 494.05 euro, me lider kompaninë “Mirusha Company”.

Për lot 3 është shpallur fitues “Lika Trade” nga Deçani me çmim 5, 434, 111.44 euro.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës –ARBK, “Mirusha Company”, figuron në pronësi të tre vëllezërve të Sylejman Selimit, në emrin e Selman, Fidan dhe Mentor Selimi. Të gjithë vëllezërit e ish-komandantit të UÇK-së kanë shtëpitë dhe banesat e veta, ndërsa shtëpinë e përbashkët, bashkë me Sylejman Selimin e kanë në Açarevë të Skenderajt.

Ndërkohë, ky tender është në fazën ku Ministria po i njofton kompanitë tjera me arsyeje e eliminimit nga gara, për t’u hapë rrugë pastaj edhe mundësisë së ankimit të tyre nëse ndonjëra mendon që i është shkalur ligji gjatë vlerësimit te tenderit.

Flet Sylejman Selimi pas shkarkimit

Periskopi.com Lajme

Pas lirimit nga burgu, ish-gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Syleman Selimi mori detyrën si këshilltar politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj. Por, ky i fundit përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare Facebook tha se sot ka liruar nga pozita e këshilltarit atë. Ku, sipas tij kjo u bë me kerkesën e vet Selimit.

Edhe vet Selimi tha se ishte ai që ka kërkuar lirimin nga kjo pozitë, teksa u shpreh se ky vendim është krejtësisht personal dhe s’ka të bëj asgjë më politikë.

“Unë kam qenë ai që kam kërkuar të lirohem nga kjo detyrë, duke falënderuar shumë kryeminisitrin Haradinaj pasi që ai ka qenë i pari që ma ka ofru mundësinë që mu punësu, por dëshira ime ka qenë që unë më mos të merrem me asnjë aktivitet politik.

Arsyet janë krejt normale, private dhe personale, arsye shëndetësore dhe po du familjes m’ju përkushtu dhe asgjë tjetër”, u shpreh Selimi për indeksonline.

Ai tutje shtoj se ka vendosur mos të merret me diçka tjetër, madje mohoi se largimi nga posti i këshilltarit politik të kryeministrit ka të bëj me shkuarjen e tij si Ambasador i Shqipërisë, pozitë kjo që kishte para arrestimit.

“Mua ma kanë ofruar mundësinë që të shkojë dhe Ambasador i Shqipërisë, por njëjtë kam deklaru edhe te presidenti që s’do të shkoj. Të njëjtën gjë e kam kërkuar edhe nga presidenti që të tërhekem mos të shkoj as ambasador. Është vendim personal, s’ka të bëj asgjë me politikë”.

Ndryshe, më 1 shkurt të këtij viti Selimi u emërua si këshilltar politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, një javë pasi ai u lirua me kusht, pas vuajtjes së dënimit prej 227 ditësh pa vendim gjyqësor.

 

Sylejman Selimi tregon arsyet e lirimit nga detyra

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, është liruar nga detyra e këshilltarit politik të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Haradinaj pas lirimit të Selimit tha se ky vendim është marrë në konsultim me të.

Familjarë të ish-kreut të UÇK-së, i thanë Klanit se Sylejman Selimi, është liruar për arsye personale dhe shëndetësore, tha Mentor Selimi, vëllau i Gjeneral Sylejman Selimit.

Ndër të tjera ai tha se Gjeneral Selimi dëshiron të jetë më afër familjes dhe t’i përkushtohet asaj.

Haradinaj e largoi nga zyra Sylejman Selimin pas presionit ndërkombëtar

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka liruar nga pozita e këshilltarit politik, Sylejman Selimin – shkruan Periskopi.

Lajmin për shkarkimin e tij e ka bërë të ditur kryeministri Haradinaj dhe sipas tij, Selimi kishte bërë kërkesë për tu liruar nga kjo detyrë.

“Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesën e tij. Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Periskopi ka tentuar të marrë një përgjigjie nga Selimi lidhur me shkarkimin e tij, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Si duket vendimi i Ramush Haradinaj për të shkarkuar Selimin nga kjo pozitë, vie si shkak i reagimeve të shumta nga përfaqësuesit ndërkombëtar, të cilët vazhdimisht kishin kërkuar, që mos të emërohen në pozita drejtues, individë të cilët ishin të akuzuar për korrupsion, në afera të ndryshme, por edhe për krime lufte.

Në atë kohë, emërimin e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit, i dënuar për krime lufte në Kosovë si këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, nga përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ata të shoqërisë civile, u konsiderua si akt politik i papranushëm, shkruan Periskopi.

Atë kohë, i menjëhershëm kishte qenë reagimi i Ambasadorit Amerikan, Philip Kosnett, i cili përmes një postimi në Twitter, kishte bërë thirrje liderëve të të gjitha partive të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. “Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit”, ka shkruar ambasadori Kosnett.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha partive duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Jam i kënaqur të shohë grupe nga komunitete të ndryshme duke folur në një zë të përbashkët”, kishte shkruar Kosnett.

Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj pati deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës se “Sylejman Selimi nuk i detyrohet drejtësisë me asgjë”. Sipas Haradinajt, Selimi “është shumë i respektuar nga të gjithë dhe nuk është dikush që ikën nga drejtësia”.

Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Selimi u lirua me kusht më 25 janar pasi kreu më shumë se pesë vjet nga dënimi i tij me shtatë vjet burg për krime kundër civilëve serbë gjatë luftës së viteve 1998-1999. Ai do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10.2020./Periskopi/

 

 

 

Haradinaj largon nga detyra e këshilltarit Sylejman Selimin

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj njofton se ka liruar Sylejman Selimin nga detyra e këshilltarit.

Këtë, thotë Haradinaj, ta ketë bërë me kërkesën e vetë Selimit, të cilin e falënderon për kontributin e deritashm në zyrën e tij.

Kështu njofton Haradinaj:

Kam liruar nga detyra e këshilltarit politik Sylejman Selimin, me kërkesen e tij.

Zotin Selimi e falenderova për kontributin e deritashëm në Zyrën time politike.

Sylejman Selimi emërohet ambasador i Kosovës në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi pritet të rikthehet në pozitën që e kishte para arrestimit.

Burime të Ballkani.info bëjnë të ditur se gjenerali Selimi është emëruar Ambasador i Kosovës në Tiranë.

Deri më tash, i ngarkuar me punë në ambasadën e Kosovës në Shqipëri ka qenë, Sylë Ukshini.

Më 25 janar të këtij viti, paneli për lirim me kusht e kishte liruar nga burgu, ish-komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi.

Avokati i tij, Tomë Gashi kishte konfirmuar se Paneli i themeluar nga Këshilli Gjyqësor ka marrë një vendim për lirimin me kusht të Selimit.

“Pas mbajtjes pa të drejtë për mbi 5 vjet dhe pas mbajtjes në vuajtje të dënimit për 227 ditë pa vendim gjyqësor, më në fund është liruar komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sylejman Selimi”, tha Gashi.

Më 24 maj 2013, Sylejman Selimi ishte arrestuar dhe më vonë ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Ai ishte dënuar me 6 vjet burg.

Në qershor të këtij viti, të akuzuarit nga rasti që njihen si Drenica 1 dhe Drenica 2, janë kthyer në rigjykim.

Në rastin “Drenica”, janë gjykuar disa nga ish-komandantët e UÇK-së të cilët bartnin funksione publike, qoftë deputetë apo edhe kryetarë komunash, si Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Fadil Demaku, Nexhat Demaku e të tjerë.

Porositë e Sylejman Selimit për Thaçin, Veselin, Haradinajn, Limajn, Mustafën, Kurtin e Ahmetin

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlimtare të Kosovës (UÇK), tani këshilltar i kryeministrit Haradinaj, Sylejman Selimi, ka thënë nga pak fjalë për secilën prej figurave kryesore politike në vend – raporton Periskopi.

Ai e nisi këtë me presidentin Hashim Thaçi, për të cilin mendon se duhet të pensionohet me të përfunduar këtë mandat si president.

“Besoj se Hashim Thaçi i ka kryer të gjitha. Ka qenë kryeministër, kryetar i partisë një kohë, është president dhe nuk ka më arsye që të vazhdojë. E kryen mandatin edhe le të shkojë në pension”, ka thënë ai në Debat Plus në Tv Dukagjini.

Vlerësimin ai e ka vazhduar me kryeministrin Ramush Haradinaj, për të cilin mendon se ende është energjik dhe ka çka t’i japë Kosovës, andaj e meriton të vazhdojë të qeveris me vendin.

Ngjashëm ka thënë edhe për kryetarin e Nismës, Fatmir Limajn, për të cilin tha se pavarësisht që e ka provuar pushtetin, ende i duhet politikës.

Një mundësi për të qeverisur në një post të rëndësishëm, Selimi mendon se duhet ta ketë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veselin.

Për kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën thotë se ka respekt të madh, por mendon se duhet të shkojë në pension edhe brenda partisë e t’u jap mundësi njerëzve të ri.

Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin e kujton nga demonstratat. Ia mban mend sidomos flokët karakteristike që ka pasur dhe insistimin e Adem Demaçit që ta mbante atë afër vetës.

Gjithë këtë vlerësim, Selimi e përfundon me kryetarin e PSD’së, Shpend Ahmetin, për të cilin po ashtu thotë se ka respekt./PERISKOPI

 

 

Sylejman Selimi: E dua Shqipërinë, por unë jam kosovar

Periskopi.com Sporti

Gjenerali Sylejman Selimi ishte i ftuar në Debat D për të diskutuar tema të ndryshme, ndër to ishte edhe Kombëtarja e Kosovës në futboll.

Selimi ka thënë se e do Shqipërinë sa vetën, por ai ndjehet kosovar. Ai beson se Kosova do të krahasohet shumë shpejt me Kroacinë, pasi nuk i mungon potenciali.

”E dua Shqipërinë sa edhe vetën, por unë jam kosovar”, tha fillimisht Selimi, transmeton Periskopi.

”Loja ka qenë shumë  e mirë. Kanë qenë disa defekte në mbrojtje. Kemi mundur të jemi më efikas. Është dashur të shfrytëzohet mundësia. Rashica e pati mundësinë ta fitojë lojën, por nganjëherë nuk ta do. Fati s’ka qenë në anën tonë. Sot kemi një përfaqësuese, ndoshta në të ardhmen do ta kemi një Kombëtare”.

”Shqipëria ka më shumë përvojë. Ne kemi përparësi që kemi gjeneratë të re. Djem të rinj që po luajnë në ekipe të forta. Ne e kemi një ekip të mirë dhe do të arrijmë larg. Shumica e ekipit të Shqipërisë janë djem që kanë migruar nga Kosova. Kosova në të ardhmen do të jetë shumë e fortë. Së shpejti do të krahasohemi me kroatët, pasi kemi potencial”, deklaroi ai. /Periskopi/

Gjeneral Selimi: Kjo është arsyeja pse refuzova dekoratën e Thaçit

Periskopi.com Lajme

Gjenerali Sylejman Selimi ka treguar se çfarë raportesh ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin – raporton Periskopi.

Selimi ka thënë se raportet e tij me presidentin janë normale, të ngjashme me ato që kanë qenë gjatë luftës.

Në Debat Plus në Tv Dukagjini ai ka thënë se është çështje e tij personale pse e ka refuzuar dekoratën që ia kishte ndarë atij presidenti Thaçi.

“Me të kam raporte të njëjta. Është njeriu më i votuar në Kosovë, populli dhe deputetët e kanë zgjedhur president, andaj unë kam respekt për të. Është çështje personale pse e kam refuzuar dekoratën. Kur jam akuzuar padrejtësisht, pse të marr dekorata. Sërish nuk do ta merrja. Nuk kam asgjë personale me Hashim Thaçin, e as me ndonjë individ tjetër. Kam pasur fat që kam qenë komandant. Unë s’jam anëtar i asnjë partie. S’kam kërkuar ndihmë prej presidentit apo kujtdo tjetër për proceset gjyqësore. Ndoshta ka mundur të bëjë diçka”, ka thënë Selimi tutje./PERISKOPI  

Sa ishte numri i veteranëve kur u dorëzua lista në TMK? Flet Sylejman Selimi

Periskopi.com Lajme

Sylejman Selimi ka thënë se kjo është Kosova për të cilën ka luftuar ai, megjithatë ka pranuar se janë fryrë listat e veteranëve, shkruan Periskopi.

Kështu iu është përgjigjur Fidan Ramës në emisionin Debat Plus.

“Kjo është Kosova për të cilën kam luftuar. A mund të ishte më mirë, a ka defekte, po, por unë kam luftuar për liri dhe tani Kosova është e lirë”, ka thënë Selimi.

I pyetur se a është keqpërdorur lufta, ai ka thënë se varet prej komandatëve.

Lidhur me numrin e veteranëve, Selimi ka thënë se nuk beson të jenë aq shumë sa janë paraqitur.

“Ka pasur që kanë ndihmuar UÇK-në, por prej atyre që kanë luftuar me pushkë, nuk besoj që është ai numër”, ka thënë Selimi.

Tutje, ai ka thënë se kur e kanë dorëzuar listën në TMK, kanë qenë rreth 18 mijë persona të lajmëruar si veteranë.

Sipas tij, numri i veteranëve është rritur me ryshfet.

“A ka pasë keqpërdorime të listave? Ka pasë. Ka njerëz në listë që atë kohë kanë qenë 12 vjeç”, ka thënë ai./Periskopi/

Sylejman Selimi tregon ku ishte kur u sulmua familja Jashari dhe pse nuk munden t’i dalin në ndihmë

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi ka folur për sulmin e ushtrisë serbe ndaj Familjes së komandantit legjendar, Adem Jasharit – raporton Periskopi. 

Selimi ka thënë se ai dhe grupi i ushtarëve të tij e kanë pasur të pamundur t’i dalin në ndihmë familjes Jashari, për shkak se fshati i tyre ka qenë i rrethuar nga ushtria serbe.

Ai thotë se ai ka qenë një ndër sulmet më të organizuara të ushtrisë serbe, pasi janë vendosur në një pozicion që nuk kanë lejuar askënd të afrohen te kullat e Jasharëve për t’u dalë në ndihmë atyre.

Tutje, Selimi ka thënë se më 5 mars, ai dhe një grup ushtarësh kishin luftuar nga mëngjesi deri në orët e vona me militantë serbë, të cilët tentonin të hynin në fshatin e tyre.

“Nuk kam tentuar të shkojë atje sepse forcat serbe më kanë sulmuar edhe mua. Më 5 mars na kanë sulmuar edhe neve në fshat. Kanë ardhur nga Klina dhe janë pozicionuar afër fshatit forcat serbe në një fabrikë këpurdhave me autoblinda, teksa e topa. Më 5 mars në mëngjes si kemi marrë informacione se po shkojnë në Prekaz kemi dalë, por në momentin e parë jemi përballur me ta dhe kemi luftuar deri në mbrëmje për të mos i lënë të futën në fshat. Nuk i kemi lënë me hy në fshat. Fabrika e municionit dhe shtëpia e Ademit kanë qenë shumë afër, dhe ushtria serbe kanë kriju afërsi të tillë që ta kanë pamundësuar të afrohesh”, ka thënë Selimi në debat plus në Tv Dukagjini./PERISKOPI

Selimi: Pa NATO’n, UÇK’ja nuk do të mund ta mposhte Serbinë

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Sylejman Selimi ka thënë se UÇK do të arrinte ta mundte Serbinë, pa NATO’n – raporton Periskopi.

Në një debat televiziv, Selimi ka thënë se UÇK ishte në grupe të vogla dhe nuk kishte arsenal të mjaftueshëm për ta mundur krejt artilerinë serbe.

Ai ka folur për periudhën dramatike të bombardimeve të NATO’s.

“UÇK’ja ishte në grupe të vogla, por nuk kish mujt me mund Serbinë me atë arsenal që ka pas. Kur kanë filluar bombardimet, Serbia e përdori krejt arsenalin ushtarak që e ka pasur dhe ka filluar spastrimin etnik. UÇK nuk do të shumohej, andaj nuk do të arrinte të fitonte. Me një mbështetje më të madhe logjistike do të mund të qëndronim më gjatë, por jo ta mundim Serbinë”, ka thënë Selimi në Debat plus në RTV Dukagjini./PERISKOPI

Sylejman Selimi i përgjigjet ambasadorit amerikan: Me dokumentacion unë jam kriminel lufte

Periskopi.com Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, për herë të parë ka folur për deklaratat e Ambasadorit amerikan në Kosovë, që ky i fundit i kishte bërë në lidhje me emërimin e tij si këshilltar i Haradinajt.

Sylejman Selimi në RTV Dukagjini, i ka “dhënë” të drejt ambasadorit Kosnett, pasi ai thotë se është e vërtetë se ai me dokumentacion është kriminel lufte.

“Është parim, përderisa jam i dënuar është normale që mundet me thënë që jam kriminel lufte. Me dokumentacion unë jam kriminel lufte”, ka thënë Sylejman Selimi.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett kishte reaguar pasi Sylejman Selimi ishte emëruar si këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Të dënuarit për krime lufte në Kosovë nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha institucioneve duhet të ndalojnë mbështetjen ndaj individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovë, në sundimin e ligjit. I kënaqur për të parë reagimet e komuniteteve për këtë temë”, kishte shkruar ambasadori Kosnett, në një reagim gjatë muajit të kaluar.

24 marsi i bashkon në odë Thaçin, Lushtakun dhe Selimin

Periskopi.com Lajme

Në 20 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë mbi caqet serbe, janë takuar Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së Sami Lushtaku e Sylejman Selimi, shkruan Periskopi.

Nga fotografitë që ka postuar në facebook Arbër Geci, ata shihen të buzëqeshur para sofrës me ushqime tradicionale.

 

 

Sylejman Selimi i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit e Bekim Jasharit, flasin për UÇK’në

Periskopi.com Lajme

Komandanti Sylejman Selimi ka vizituar sot kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Në një postim në Facebook, Lladrovci ka shkruar se në takim i kanë kujtuar sfidat dhe sukseset e tyre.

 

Më poshtë postimi i Lladrovcit:

Sot, kam qenë i nderuar me vizitën e mikut tim në Komunën e Drenasit, komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimit-Sulltanit.

Së pari, Gjeneral Selimi më ngushëlloi për Babën Tush, duke evokuar kujtimet e tij për të si dhe më përgëzoi për detyrën e Kryetarit të komunës.

Bashkëpunimi ynë, ishte shumë domethënës e përmbajtjesor, në veçanti e kujtoj me emocion atë në UÇK dhe TMK. Po ashtu, isha i lumtur për emërimin e tij Ambasador në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë.

Në takim, i kujtuam sfidat por edhe sukseset tona. Si gjithmonë, në punën ditore, e kaluara na motivon të bëjmë sa më shumë për qytetarët tanë, duke respektuar ligjet dhe zotimet për punë transparente.

Pas takimit të përzemërt në Komunë, së bashku, në shesh, pranë shtatoreve të heroit dhe heroinës, Fehmiut dhe Xhevës, vendosem lule, më pastaj u nisem te Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, biri i heroit të Kombit, Hamzës, për vizitë miqësore.

Faleminderit për vizitën miku im, Komandant Sylejman Selimi!

 

 

Policia i konfiskon thikë djalit të mitur të Sylejman Selimit

Periskopi.com Lajme

Rast për armëmbajtje pa leje ka hapur sot Prokuroria, kundër të miturit me inicialet E.S.

I dyshuari është ndalur sot rreth orës 15:00 nga Policia e Kosovës, në një kontroll rutinore, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj dhe tek ai është gjetur një thikë.

KTV-ja merr vesh se E.S. është djali i ish-komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Policia për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin, ku pas ndalimit nga policia i riu është intervistuar në stacionin policor në Graçanicë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar ndaj tij është hapur rast për armëmbajtje pa leje dhe ai është liruar në procedurë të rregullt.

FDH: I papranueshëm emërimi i Sylejman Selimit si këshilltar në Qeveri

Periskopi.com Lajme

Emërimin e ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, i dënuar për krime lufte në Kosovë si këshilltar politik i kryeministrit Ramush Haradinaj, nga përfaqësuesit ndërkombëtar dhe ata të shoqërisë civile, po konsiderohet si një akt politik i papranueshëm.
Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se emërimi i Sylejman Selimit si këshilltar politik i kryeministrit, është një raport i papranueshëm si bartëse të institucioneve të Kosovës me viktimat e luftës.

“Meqenëse Sylejman Selimi është dënuar me një aktgjykim të plotfuqishëm për krime lufte, atëherë është krejtësisht e papranueshme që një pozitë e tillë t’i ofrohet dikujt që ka një aktgjykim për krime lufte. Ka pasur reagime kur të dënuarit serb para Tribunalit të Hagës kur janë pritur nga zyrtarë në Serbi, siç është rasti i gjeneralit serb, Vladimir Lazareviq, kur i është ofruar pozita e ligjëruesit në Akademinë Ushtarake, kemi pasur reagime të ashpra me këtë vendim. Kryeministri Haradinaj nuk bën ndonjë dallim prej zyrtarëve të lartë shtetërorë në Serbi, të cilët gjithashtu kanë emëruar gjeneralët e dënuar për krime lufte”, thotë Blakaj.

Gjenerali i pensionuar serb, Vladimir Lazareviq, i dënuar nga Tribunali i Hagës me 14 vjet burgim, për përgjegjësi komanduese për krime të luftës në Kosovë, në vitin 2017, ishte angazhuar si ligjërues në Akademinë Ushtarake në Serbi.

Javën e kaluar, edhe kryeministri Ramush Haradinaj pati deklaruar pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës se “Sylejman Selimi nuk i detyrohet drejtësisë me asgjë”. Sipas Haradinajt, Selimi “është shumë i respektuar nga të gjithë dhe nuk është dikush që ikën nga drejtësia”.

Por, emërimi i ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi në pozitën e këshilltarit politik është kundërshtuar fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se kriminelët e luftës nuk e kanë vendin në Qeverinë e Kosovës./Radio Evropa e Lirë

Kosnett për emërimin e Selimit këshilltar në Qeveri: Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Numri një i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, tha se kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës. Mori shkas nga reagimi i YIHR-së, që reagoi kësisoj kundër emërimit të Sylejman Selimit, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradiaj.

Ambasadori shkroi në Twitter, se kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës, ndërsa u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës që të mos mbështesin individët e tillë.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet t’i japin fund mbështetjes së individëve të tillë. Një mbështetje e tillë e vë në dyshim përkushtimin e Kosovës për sundimin e ligjit. I kënaqur të shoh grupe nga komunitete të ndryshme duke folur më një zë”, shkroi ai.

Dje, Youth Initiative for Human Rights – Kosovë (YIHR Kosovë) dhe Youth Initiative for Human Rights – Serbi (YIHR Serbi), përmes një komunikate dërguar mediave, kanë dënuar dhe kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për emërimin e ish-komandantit të UÇK-së, Sylejman Selimi, si këshilltar politik.

“Deri më 25 janar të këtij viti, kur edhe u lirua me kusht, z. Selimi ishte në burg duke vuajtur dënimin e tij prej 7 (shtatë) vitesh për veprën penale krime lufte kundër popullatës civile gjatë viteve 1998-1999. Përveç veprimit të z. Haradinaj, liderë të tjerë shtetëror kanë vizituar Sylejman Selimin pas lirimit nga burgu dhe e kanë cilësuar atë si hero të popullit shqiptar. Presidenti i Kosovës, z. Hashim Thaçi, ka thënë se ‘Me heroin e gjallë, gjeneralin Sylejman Selimi në liri, Kosova është më e mirë dhe më e sigurt’”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.

Emërime dhe deklarata të tilla, thotë kjo organizatë, “për ne janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe si rrjedhojë të papranueshme”.

“Personat që kanë kryer krime lufte duhet të qëndrojnë larg institucioneve shtetërore që shërbejnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie. Vendimi për emërimin e z. Selimi si këshilltar politik, tregon për mos-seriozitetin dhe mungesën e përkushtimit të Qeverisë për drejtësi, pajtim dhe paqe”, theksohet më tej në komunikatë.

YIHR – Kosovë dhe YIHR – Serbi, si organizata që punojnë në ballafaqimin me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale, i bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë “që të ndalojnë çfarëdo plani për përfshirje e nderim të kriminelëve të luftës në jetën politike dhe publike”.

“Fokusi i tyre kryesor duhet të jetë në njohjen dhe arritjen e drejtësisë për viktimat, të mbijetuarit/at dhe personat e pagjetur nga lufta në Kosovë. Ne, si të rinj nga Kosova dhe Serbia, gjithmonë do të jemi kundër nderimit të kriminelëve të luftës në të dy shtetet. Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë rrëfimet e njëanshme të historisë dhe do të punojmë për të punuar në ndërtimin e paqes dhe pajtimit në mes të dy popujve”, përfundon reagimi i organizatave YIHR në Kosovë dhe Serbi.
Kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë e ka emëruar si këshilltar politik, gjë të cilën e kanë konfirmuar për Koha.net edhe nga Qeveria e Kosovës.