Thaçi: Synimi i delegatëve të 2 Korrikut u bë realitet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, u shpreh se synimet e delegatëve të 2 Korrikut 1990 janë bërë realitet dhe sot Kosova është shtet i lire, i pavarur e demokratik.

“Edhe në këtë përvjetor shprehim falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut”, shkroi Thaçi.

Postimi i plotë i Hashim Thaçit:

Sot u bënë 29 vjet nga Deklarata e 2 Korrikut 1990, ku delegatët e atëhershëm të Kuvendit të Kosovës shprehën vullnetin e qytetarëve tanë për liri dhe pavarësi nga ish Jugosllavia. Pas shumë zhvillimeve politike, ky synim u bë realitet dhe sot Kosova është shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik. Edhe në këtë përvjetor shprehim falënderim dhe respekt për të gjithë delegatët e guximshëm të 2 Korrikut.