Liburn Aliu thotë se LDK është dashur të konsultohej me VV para kandidimit të Osmanit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Lëvizjes, Liburn Aliu tha se LDK-ja do të duhej ta pyeste VV-në para se ta kandidonte Vjosa Osmanin për kryeministre, raporton Periskopi.

Ai tha se ka shumë mundësi që edhe pas koalicionit të ishte prapë Osmani kandidate.

“Nuk mund të them që ka pas tension të madh, por cka pati nevojë me u ngut, se u desht patjetër me ba, ndoshta kish me dal Vjosa Osmani kandidate e përbashkët, ka pas shumë mundësi që të dal edhe me një koalicion parazgjedhor”, tha Aliu në T7. /Periskopi