Mustafa takohet me ambasadorin italian

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka pritur në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Piero Sardi.

Takimi ka qenë është zhvilluar me dyer të mbyllura, përderisa mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje.

Ditë më parë Mustafa ka takuar edhe ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett.

Në takimin me ambasadorin Kosnett, sipas një komunikate të lëshuar nga kjo parti, është diskutuar për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situata aktuale politike.