Zyrtare: Takefusa Kubo nënshkruan me klubin e ri

Periskopi.com Sporti

Tashmë është bërë zyrtare – Kontrata e Takefusa Kubos me Villarrealin është ndërprerë dhe tash ai do t’i bashkohet Getafes në huazim gjashtë-mujor.

Pas një sezoni shumë të suksesshëm vitin e kaluar, kur Getafe përfundoi në vendin e tetë dhe pati një rrugëtim historik në Europa League, skuadra e Jose Bordalas është rikthyer me këmbë në tokë, transmeton Periskopi.

Klubi është vetëm dy pikë larg zonës së rrezikshme për rënie nga liga dhe ka pasur vështirësi të shënojë gola.

Përvec Takefusa Kubos, edhe Carlos Alena i Barcelonës do t’i bashkohet klubit në formë huazimi për gjashtë muaj. /Periskopi.com/

E rrallë: Kur Takefuso Kubo ia futi topin nën këmbë Messit midis ‘Camp Nou’

Periskopi.com Sporti

Lojtari i Real Madridit, por që është i huazuar te Mallorca, Takefuso Kubo e ka mentalitetin e një fituesi.

Në minutën e 51-të të një ndeshjeje të vitit të kaluar mes Barcelonës dhe Mallorcas, japonezi ia futi topin nën këmbë Leo Messit, teksa ishte nën presionin e lojtarëve kundërshtar, transmeton Periskopi.

Momenti i Kubos, edhe pse dorën në zemër ai e humbi topin menjëherë, është definitvisht impresiv për një 18-vjecar, sidomos kur marrim parasysh se ai u vërshëllye përgjatë tërë kësaj ndeshjeje.

blog_image
blog_image
blog_image

Në tribuna pati reagime të fansave të Barcelonës, të cilëve nuk u pëlqeu fakti se ai vendosi t’i bashkohej Real Madridit, teksa ai më herët kishte qenë pjesë e La Masias mes viteve 2011-2015, mirëpo ai u desh të largohej nga Barca pasi FIFA fuqizoi vendimin për pezullimin e klubit në transferimin e lojtarëve të rinj, për shkak se kishte thyer rregulloren. /Periskopi.com/

Zyrtare: Top talenti largohet nga Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Takefusa Kubo tashmë është në Palma de Mallorca. Lojtari japonez ka udhëtuar këtë mëngjes në kryeqytetin e Ishujve Balearik për të kaluar testet mjekësore për këtë sezon si huazim.

Operacioni, i zbuluar dje nga La Sexta, është përshpejtuar pasi lojtari zgjodhi ofertën e ekipit të trajnerit Vicente Moreno mes të gjithë atyre që ai kishte në tavolinën e tij, transmeton Periskopi.

Japonezi zbarkoi herët në klubin e tij të ri, ku u prit nga Maheta Molango, presidenti i klubit.

Shumë gazetarë nga Japonua morën akredtim për ndeshjen e Real Madrid Castillas që e zhvillon në fundjavë për ta përcjellur nga afër Kubon, por ata tani do të kenë punë te Mallorca.

19-vjeçari do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme të ekipit të tij të ri që e luan pikërisht ndaj Real Madrid në fundjavë.

Ai do të jetë japonezi i tretë në historinë e ekipit balearik pas Okubo dhe Akihiro. /Periskopi.com/

Luajti vetëm 16 minuta por prapë u shpall lojtari më i mirë i Real Madridit- shikoni paraqitjen brilante të Kubos mbrëmë

Periskopi.com Sporti

Nuk ka pasur shumë gjëra pozitive për t’u diskutuar te Real Madridi në parasezon.

“Los Blancos” kanë pranuar shumë gola, saktësisht 16, në pesë ndeshjet parasezonale të luajtura deri tani, transmeton Periskopi.

Disa top lojtarë poashtu kanë dështuar të impresionojnë, përfshirë Eden Hazardin.

Por një nga aspektet e pakta pozitve ka qenë Takefusa Kubo.

Talenti nga Japonia u transferua këtë verë dhe pritej të aktivizohej me Real Madrid Castillan.

Takefusa Kubo is shining for Real Madrid

Por ai ka impresionuar aq shumë në stërvitje sa që Zinedine Zidane ka vendosur t’i japë atij mundësi me skuadrën e parë në miqësoret parasezonale.

Dhe deri tani ka dhuruar disa paraqitje të jashtëzakonshme.

Ai shkëlqeu përsëri të mërkurën kundër Fenerbahces së Vedat Muriqit.

Ai u aktivizua vetëm 16 minuta para përfundimit.

Kubo u duk shumë rehat me topin në pronësi dhe shpesh mori vendimin e duhur në treshen e fundit.

Momenti i tij më i mirë ishte kur tregoi aftësitë në afërsi të zonës duke bashkëvepruar me Luka Modricin, goditja e të cilit u prit.

Ai gjithashtu pati mundësi të shënonte golin e parë për klubin, por goditja e tij me të djathtë poashtu u prit.

Lexuesit e “Marcas” përsëri e kanë votuar atë si “Lojtarin e Ndeshjes”, pavarësisht se luajti vetëm 16 minuta. /Periskopi.com/

 

Takefusa Kubo u vlerësua si lojtari më i mirë i Realit në humbjen kundër Atleticos – shikoni paraqitjen e tij

Periskopi.com Sporti

Autoriteti i Takefusa Kubos është rritur dukshëm në disa javët e fundit.

Mesfushori me tipare sulmuese nga Japonia, i cili erdhi në “Bernabeu” nga Tokio në qershor, ka qenë një prej performuesve më të mirë të Realit në parasezon, transmeton Periskopi.

Kubo refuzoi top klube si Barcelona, për të cilën kishte luajtur më herët për grupmoshat e reja, për të nënshkruar me Real Madridin.

Dhe ai e shfrytëzoi për mrekulli mundësinë për ta impresionuar Zinedine Zidanen në ndeshjen kundër rivalit lokal, Atletico Madridit, të premten mbrëma.

Mirëpo, në kohën kur u inkuadrua Kubo, Atletico veç po avanconte 6-1.

p1dgpmvoqqeqcf910091t1s1bpu9.jpg

Kubo u inkuadrua në vend të Luka Jovic dhe dhuroi një paraqitje tejet kompakte.

Shikoni përmbledhjen e paraqitjes së tij në videon e mëposhtme.


Pas ndeshjes, fansat madrilenë e votuan atë si lojtarin më të mirë të “Los Blancos” në ndeshje. /Periskopi.com/

p1dgpn2a6k140t9bnhpvego1eqpd.jpg

 

Kubo turpëron Keylor Navasin

Periskopi.com Sporti

Takefusa Kubo, është talenti i ri i Realit që duket se e ka impresionuar stafin teknik në seancat stërvitore të zhvilluara në Montreal.

Japonezi Kubo, vetëm 18 vjeç, nënshkroi për Los Blancos në qershor për rreth 2 milionë euro.

Ai krahasohet për nga talenti me Vinicius Jr, i cili u ble nga Reali 45 milionë verën e kaluar, duke u bërë menjëherë pjesë e ekipit të parë.

Sipas AS, japonezi me shumë mundësi do të shfaqet në foton zyrtare të ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

Çdo seancë stërvitore, Kubo shënon ose asiston për gol dhe ka teknikë të jashtëzakonshme.

Përmes faqen zyrtare, Real Madridi ka përzgjedhur dy lëvizje magjike të 18-vjeçarit.

Në videon e publikuar nga Reali në faqen zyrtare, shihet Kubo duke i shënuar gola me shumë lehtësi portierit, Keylor Navas.

Kubo ishte pjesë e akademisë së Barcelonës nga nëntë deri në 13 vjeç, por iu desh të kthehej në shtëpi kur klubi spanjoll u shpall fajtor për shkeljet e transferimit të rinjve.

Kubo luajti 13 ndeshje për FC Tokyo në kampionatin japonez që nisi në shkurt 2019, duke shënuar katër gola.

Ylli i ri i Real Madridit i habit të gjithë me përgjigjen kur pyetet se a është ai Messi japonez

Periskopi.com Sporti

Takefusa Kubo, ndër blerjet më të fundit të Real Madridit, e ka shfaqur përulësinë e tij duke mos pranuar të krahasohet me, siç tha, një futbollist aq të madh siç është Lionel Messi.

Real Madridi e bleu talentin Kubo, i cili njihet si Messi japonez, nga Tokyo për rreth dy milionë euro në fund të javës së kaluar, duke e mposhtur Barcelonën në garë për të. Barça kishte dashur ta kthejë atë në klub, por japonezi kishte refuzuar, shkruan Gazeta Express.

Barcelona e kishte pasur në skuadër 18-vjeçarin, mirëpo ai ishte kthyer në Japoni në vitin 2015, pasi që vitin 2014 Barcelona ishte dënuar nga FIFA për transferimin e tij dhe lojtarëve të tjerë të rinj në Camp.

Duke folur për gazetarë pas humbjes së Japonisë 3:0 nga Kili në Kupën e Amerikës, Kubo i habiti të gjithë me spanjishten e tij të rrjedhshme dhe me përgjigjen për Messin.

“Tani jam duke menduar vetëm për Kupën e Amerikës, kur të mbaroj këtu, do të mendoj se çfarë do të ndodhë me Real Madridin”, tha 18-vjeçari.

I pyetur për krahasimin me Messin, ai shtoi: “Nuk më pëlqen të krahasohem me një futbollist të madh, siç është Lionel Messi, ama do të vazhdoj të punoj”.

 

Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e objektivit të Barcelonës dhe PSG-së

Periskopi.com Sporti

Real Madridi nuk e ka ndërmend t’i ndalë transferimet gjatë kësaj vere.

Pas Eden Hazardit, Luka Jovicit, Eder Militaos, Ferland Mendyt dhe Rodrygos, tani gjiganti madrilen e ka transferuar talentin japonez, Takefusa Kubo nga Tokyo FC, transmeton Periskopi.

Image

Interesim për lojtarin kishin shprehur më herët edhe Barcelona dhe Paris Saint-Germaini.

Realit i ka kushtuar ky transferim 2 milionë euro, derisa japonezi do të ketë një pagë prej 1 milionë eurosh në vit.

Kubo do të luajë për ekipin B, Real Madridi Castillan në edicionin e ardhshëm. /Periskopi.com/