Tag: Takimi Haradinaj – Merkel

Tahiri: Ja pritshmëritë e Kosovës nga takimi Haradinaj – Merkel
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është ftuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel me të cilën do të takohet të premtën – shkruan Periskopi.
Haradinaj gjatë kësaj vizite do të ketë takim bilateral me kancelaren Angela Merkel, Kryetarin e Bundestagut Wolfgang Schauble, si dhe me deputetët e Grupit Parlamentar për Evropën Juglindore të Bundestagut, Dr. Johann Ëadephul Christian Schmidt, Nikolas Löbel, Manuel Sarrazin dhe Hans Peter Bartels.
Ndërsa, njohësi i zhvillimeve politike dhe analisti Ramush Tahiri, ka thënë se rezultatet nga ky takim do të jenë të pritshme dhe se Kosova do ta kërkojë liberalizimin e menjëhershëm të vizave sepse ka përmbushur kriteret.
“Rezultat gjithësesi do të jetë i pritshëm sa i përket integrimeve Evropiane. Kosova do të kërkoj përshpejtim të procesit të integrimit sepse i ka plotësu kushtet teknike dhe do të kërkon liberalizim të menjëhershëm të vizave dhe kjo është e drejtë, çfarë do tjetër Kosova largohet prej Evropës, por edhe Evropa largohet nga Ballkani Perëndimor sepse Kosova është një nga shtetet kyqe në Ballakn dhe pa pranimin e shteti të Kosovës, realiteti të Kosovës, s’mundet me shku Ballkani përpara”, u shpreh Tahiri për Periskopi.
Ai ka vlersuar lartë këtë takim, duke thënë se ky takim do të jetë në nivel të kancelares Angela Merkel.
“Takim i mirë sepse Kosova gati për të parën herë takohet në nivel të kancelares. Takohet Qeveria e cila është përgjëgjëse për politikat praktike të Kosovës, konkretisht për integrimin euroatlantik por edhe përforcimin e Kosovës, si zhvillimin ekonomik, kulturor”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai tha se gjatë këtij takimi pritet të bisedohet edhe për takimin e Parisit i cili do të mbahet në muajin e ardhshëm.
“Gjithashtu shumë me rëndësi, do të bisedohet për takimin e ardhshëm në Parisë, për me bisedu si të barabarta më Serbinë dhe me bisedu reciprokisht në atë takim”, tha Tahiri./Periskopi/