Ymeri: Në media e kam marrë vesh për takimin e Molliqajt me Hazirin

Periskopi.com Lajme

Një takim mes Dardan Molliqajt të PSD-ës dhe Lutfi Hazirit të LDK-ës është zhvilluar sot gjatë ditës, raporton Periskopi.

Të dy protagonistët thanë se ky ishte një takim i rastësishëm, ndërsa bashkë-partiaku i Molliqajt, Visar Ymeri deklaron se për këtë takim është informuar nga mediet.

Sipas tij, ata nuk kanë folur asgjë të veçantë dhe se ky takim vërtetë ishte i rastësishëm.

“Ky ishte takim i rastësishëm, nga deklarimet e Dardanit dhe Lutfiut, të dy thonë që ka qenë i rasishëm, nuk e kam ditur që ka ndodh derisa e kam pa në medie. Ata nuk kanë folur për diçka të veçante, përveç situatën politike në vend”, tha Ymeri në T7. /Periskopi

Ahmeti: Takimi i fshehtë në Berlin – gabim i madh i Haradinajt, Avni Arifi na shkeli si Ekip

Periskopi.com Lajme

Shpend Ahmeti në cilësinë e kryenegociatorit të deritanishëm të Ekipit Shtetëror për Dialogun ka folur për takimin e fshehtë në Berlin të njerëzve të Haradinajt me Marko Gjuriqin dhe përfaqësues të tjerë serbë – raporton Periskopi.

Ahmeti ka thënë se ky takim ishte gabim i madh i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në Debat Plus në Tv Dukagjini, Ahmeti ka thënë se nuk e di me çfarë kapaciteti ka shkuar Avni Arifi në atë takim.

“Ai është aktualisht ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara. S’di me çfarë kapaciteti ka shkuar ai atje. Ai na ka rrëzuar neve nëse ka shkuar atje si pjesë e Ekipit. Takimi i fshehtë në Berlin ishte gabim i Haradinajt”, ka thënë Ahmeti tutje.

Ai ka thënë se për këtë çështje menjëherë kishte kontaktuar kryenegociatorin tjetër, Fatmir Limaj, për të cilin thotë se po ashtu nuk ka qenë i informuar për atë takim.

Ndërkohë, javën e kaluar në Berlin është mbajtur takim i fshehur i njerëzve të Haradinajt në krye me Avni Arifin me Marko Gjuriqin dhe delegacionin serb.

Në media u raportua se në këtë takim në Berlin, njerëzit e Haradinajt kanë diskutuar edhe për Asociacionin e Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive./PERISKOPI

Ahmeti: Takimi pa paralajmërim dhe i fshehtë në Berlin, shumë i dëmshëm për dialogun

Periskopi.com Lajme

Për takimin e fshehtë të një delegacioni të kryeministrit, Ramush Haradinaj në Berlin, pa u konsultuar dhe pa i p[paralajmëruar delegacionin shtetëror të dialogut ka reaguar edhe Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se ky takim është shumë i dëmshëm për Kosovën dhe dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në facebook, Ahmeti ka thënë se takimet e tilla të fshehta bien ndesh me të gjitha parimet fundamentale që përfaqëson Delegacioni.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Shpend Ahmetit:

Takimi i mbajtur në Berlin në mes të Avni Arifit dhe Marko Gjuriqit, si vazhdim i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ashtu i fshehtë dhe pa kurrfarë paralajmërimi e konsultimi është i papranueshëm dhe shumë i dëmshëm për zhvillimet politike në Kosovë e në dialogun me Serbinë.

Përmes Rezolutës për Dialogun që themelon Delegacionin shtetëror dhe Ligjit për Delegacionin që ia sanksionon këtij të fundit të kompetencat dhe përgjegjësitë, deputetët e Kuvendit të Republikës janë përcaktuar për tjetër format të dialogut vendimmarrja për të cilin i takon Kuvendit. Ky mekanizëm për herë të parë ka sjellur në Kosovë vendimmarrje demokratike, transparente, e legjitime për sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, si dhe ka krijuar mekanizëm për koncensus politik e shoqëror. Takimet e tilla të fshehta bien ndesh me të gjitha parimet fundamentale që përfaqëson Delegacioni: pra është takim jotransparent, larg syve të deputetëve e publikut, pa kurrfarë legjitimiteti.

Kuvendi po ashtu ka miratuar Platformën shtetërore për Dialogun e cila ravijëzon qartë parimet udhërrëfyese të Kosovës në dialog. Aty në mënyrë të qartë dhe eksplicite është saktësuar se nuk ka dialog teknik e politike, e aq më pak vazhdimësi e atij lloj dialogu që e kemi pasur deri tash. Kështu që ky takim, dhe temat eventuale që qenkan diskutuar në të, janë në kundërshtim të plotë me parimet udhërrëfyese të Platformës.

PSD ka pasur qëllim që dialogu me Serbinë për herë të parë të merr një dimension të racionalitetit politik e legjitimitetit demokratik dhe të bazohet në dokumente e takime transparente. Prandaj edhe kemi propozuar që Kuvendi duhet ta drejtojë atë. Prandaj edhe i kemi marrë seriozisht Rezolutën, Ligjin e Platformën. Sepse mendojmë se kjo është rruga e vetme se si mbrohet interesi i Kosovës, dhe se si mundësohet përbashkimi mes forcash politike e organizatash shoqërore për një çështje kaq të rëndësishme. E qartë: me talljen e joseriozitetin e të tjerëve, me protagonizmin e papërgjegjësinë e krerëve institucional, nuk kemi arritur gjë e e kemi pësuar shumë. Nuk ka kurrfarë kuptimi që të vazhdojmë njëjtë.

PSD, Prishtinë, 21 Qershor 2019

 

Presidenca nuk ka qenë në dijeni për takimin e fshehtë të njerëzve të Haradinajt me Gjuriqin në Berlin

Periskopi.com Lajme

Zyra e Presidentit të Kosovës përmes një deklarate ka sqaruar për opinionin publik se nuk ka qenë e informuar për takimin e fshehtë që pati një ekip i kryeministrit në Berlin.

Në këtë deklaratë është cekur se Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor që të jenë transparente para qytetarëve të Kosovës në procesin e ndjeshëm dhe të rëndësishëm të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Periskopi.

“Zyra e Presidentit nuk ka qenë e informuar për pjesëmarrjen e një ekipi të kryeministrit në takimin e fshehtë në Berlin dhe po ashtu nuk kemi marrë ende asnjë informacion zyrtar se çfarë është biseduar në këtë takim. Takime të tilla të paparalajmëruara, të fshehta dhe të pakoordinuara, nuk ndihmojnë në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, aq më parë kur tashmë kemi Ekipin Negociator, i cili ka për detyrë negocimin e çfarëdo teme me Serbinë. Institucionet e Republikës së Kosovës e kanë për obligim kushtetues dhe ligjor që të jenë transparente para qytetarëve të Kosovës për një proces kaq të ndjeshëm dhe të rëndësishëm siç është dialogu Kosovë-Serbi”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Presidentit.

Ndërkaq kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë në konferencë për medie se i ka lajmëruar partnerët e koalicionit për këtë takim.

Megjithatë Zyra e Presidentit e Ministria e Punëve të Jashtme janë deklaruar  se nuk kanë ditur asgjë për këtë takim. /Periskopi