Prof. Isa Mustafa me kritika ndaj pushteteve të deritashme, kursen periudhën kur ishte vetë Kryeministër

Periskopi.com Lajme

Profesor Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës se sotme të Kadri Veselit për luftimin e korrupsionit, raporton Periskopi.

Duke përmendur disa nga skandalet e qeverive të kaluara, Mustafa ka thënë se është koha që qeveritarët “të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën”.

Por, kreu i LDK-ës e ka kurszer kohën e Qeverisjes së tij në Kosovë.

Isa Mustafa nuk ka përmendur skandalet e bëra gjatë kohës sa ai ishte kryeministër.

Nëshkrimi i  marrëveshjes që ishte me kompetencat ekzekutive të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, vazhdimi i izolimit të kosovarëve dhe mosthemelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës,  vlerësohen tri top-dështimet në vitin e parë të qeverisjes së kryeministrit, Isa Mustafa.

Shkaku i mosliberalizimit të  vizave, gjatë qeverisjes Mustafa, qytetarët masivisht filluan të ikin jashtë vendit.

Gjatë shkrimi të tij të sotëm në facebook, Mustafa nuk i përmendi këto dështime të tij, por u mundua të thumboj qeverisjet e tjera.

Këtë deklaratë e bëri pak orë pas takimit më liderin e  Vetëvendosjes, Albin Kurti me të cilin edhe pse ka pasur shumë debate për shkak të akuzave që ky i fundit i ka bërë, shpesh po shihen në takime vetëm për vetëm.

Postimin e plotë të Mustafës mund ta lexoni më poshtë:

Jo, jo!

Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta.

Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën! IM