Ndombele është një ‘bishë’ e vërtetë, mënyra si i lë për ‘të vdekur’ dy lojtarë të West Bromit është thjesht impresive

Periskopi.com Sporti

Tanguy Ndombele impresionoi në fitoren 1-0 të Tottenhamit në fundjavë kundër West Bromit.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Harry Kane vonë, saktësisht në minutën e 88-të, shkruan Perisokpi

Këto ishin tri pikë shumë të rëndësishme për skuadrën e Jose Mourinhos, e cila tash zë pozitën e dytë në tabelë me 17 pikë, vetëm një më pak se Leicesteri në të parin.

Sidoqoftë, një moment tjetër po merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale me protagonist Ndombelen.

Mesfushori shihet në afërsi të vijës së mesit të fushës dhe nën presionin e dy kundërshtarëve, të cilët arrin t’i evitojë me një lëvizje brilante, para se të fillojë një sulm për skuadrën e tij.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/