Njeriu i Haradinajt, Avdullah Hasani, e nis në xhami fushatën kundër narkotikëve

Periskopi.com Lajme

Nga xhamitë e ka nisur luftën kundër narkotikëve, shefi i Task-Forcës Antidrogë, Avdullah Hasani.

Pas një takimi këtë javë me krye-imamin Naim Tërnava, xhamitë janë instruktuar që ligjërata e së premtes t’i kushtohet vetëdijesimit për luftimin e dukurisë.

Imam i xhamisë “4 Llullat” në kryeqytet, Husamedin Abazi, thotë që është më se e nevojshme që rinia të këshillohet në mënyra të ndryshme.

Pjesëmarrësit në lutjet e së premtes e përkrahin këtë iniciativë dhe shpresojnë që mesazhi të mbërrijë te konsumuesit e narkotikëve.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, Avdullah Hasani, shef i Task-Forcës Antidrogë, ka thënë për KTV-në se fushatës shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve, po i bashkëngjiten të gjitha palët me influencë te qytetarët, e në këtë rast edhe imamët nëpër xhamia.

“Të gjitha palëve me influencë te qytetarët, u kam kërkuar që t’i bashkëngjiten fushatës shtetërore kundër përdorimit të narkotikëve dhe fushatës së sigurisë në shkolla. Në takim me myftiun, me propozimin e tij, ai ka konsultuar krye-imamin Sabri Bajgora dhe ka nxjerrë vendim që në vazhdën e ligjëratave që ata i mbajnë, në këtë të premte të flasin në mënyrë të njësuar kundër përdorimit të narkotikëve dhe dukurive tjera narkotike. Qëllimi është sensibilizimi i opinionit kundër përdorimit të narkotikëve dhe alarmimi mbi pasojat, veç tjerash, edhe sociale që përdorimi i narkotikëve sjell”, ka thënë Avdullah Hasani, shef i Task-Forcës Antidrogë.

Hasani, që mes tjerash kishte bërë një foto-montazh duke pretenduar takim me ish-presidentin amerikan, Barack Obama, është emëruar në këtë pozitë nga kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Formohet Task Forcë kundër narkotikëve dhe sigurisë në shkolla

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një publikim në rrjetin social, ka njoftuar për disa prej vendimeve që janë marrë sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës – raporton Periskopi.

Njoftimi i plotë i Haradinajt:

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës aprovuam Koncept Dokumentin për Personat e Zhdukur, i cili synon të rregullojë statusin e personave të zhdukur dhe familjeve të tyre, përmes plotësim ndryshimit të legjislacionit që trajton çështjen e Personave të Zhdukur dhe mbrojtjen e interesit të familjeve të të zhdukurve, një veprim ky tejet i rëndësishëm.

Po sot, vendosëm për fillimin e fushatës kundër përdorimit të Narkotikëve dhe Formimin e Task Forcës kundër narkotikëve dhe sigurisë në Shkolla.

Qeveria e Kosovës aprovoi vendimin për caktimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Egjiptian, datën 24 Qershor.

Me vendim të Kabinetit Qeveritar u miratua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

U miratua edhe Koncept Dokumenti për Masat e Sigurisë së Rrjeteve të Sistemeve të Informacionit, i cili ka për qëllim ngritjen e nivelit te sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.

RH

 

Nënshkruhet vendimi për themelimin e Task Forcës për sigurinë në trafik

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka nënshkruar vendimin për themelimin e njësitit të Task Forcës për sigurinë e trafikut rrugor.

Ky njësit ka për qëllim;

  1. Mbikëqyrjen dhe mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve publike

 

 

2. Mbikëqyrjen dhe kontrollin e transportit rrugor, të udhëtarëve, mallrave dhe transportit tokësor të mallrave të rrezikshme

3. Mbikëqyrjen e sigurisë rrugore në pajtim me rregullat e trafikut rrugor

4. Kontroll i punës së Qendrave të Kontrollimit Teknik të Automjeteve

Njësiti udhëhiqet nga zëvendësministri i MI-së, Idriz Selimaj, dhe përbëhet nga zyrtarë dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Me qëllim të efikasitetit më të madh në përmbushje të misionit, Task Forca do të bashkëpunoj me Inspektoratin e MI-së, Policinë e Kosovës dhe zyrtarë të ministrive tjera.

Këta do të përpilojnë edhe propozimet me masat konkrete, të nevojshme për rritjen e sigurisë në trafik.

Për çdo ditë aksidente me fatalitet – Dedaj tregon çfarë kanë gabuar institucionet

Periskopi.com Lajme

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, ka thënë se Kosova ende nuk ka mekanizma që merren me hulumtimin e shkaqeve të aksidenteve.

Dedaj në intervistë për Telegrafin, thotë se programet e tilla zhvillohen gjatë tërë vitit e jo me task-forca.

“Deri më tani, ende nuk ka mekanizma institucional që merren më hulumtimin e shkaqeve të aksidenteve. Ekziston vetëm Këshilli i Sigurisë në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës që aty është vetëm drejtori. Ky këshill ka buxhet vetëm 15 mijë euro”, ka thënë Dedaj.

Ai ka treguar se mungesa e një mekanizimi të tillë është një problem i hershëm. Zbatimi i ligjit dhe programeve të sigurisë e kanë një ndryshim shumë ta madh, për shkak se Policia e Kosovës nuk zhvillon programe sepse nuk ka para, nuk identifikon probleme të faktorit të cilët shkaktojnë aksidente.

Dedaj thotë se secila komunë në Kosovë duhet ta bëjë planin operativ të aksidenteve.

“Task-Forca është ndryshim i lokacionit të policëve të trafikut, shkuarja prej një regjioni në një regjion tjetër apo ndihmesa e një regjioni, këto nuk janë programe zhvillimore. Programet zhvillohen gjatë tërë vitit me hapa konkret dhe intervale kohore. Secila komunë në Kosovë duhet ta bëjë planin operativ të aksidenteve, por kjo duhet të ketë një mbështetje institucionale”, tha Dedaj.

Themelohet Task Forca për parandalimin e aksidenteve në komunikacion

Periskopi.com Lajme

Duke iu referuar situatës shqetësuese gjatë kësaj periudhe lidhur me aksidentet në trafik dhe pasojat e tyre në shkaktimin e humbjes së jetëve njerëzore, marrë për bazë shtimin e numrit të automjeteve, duke përfshirë edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik të të gjitha kategorive, Policia e Kosovës ka marrë masa serioze shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë, parandalimin e aksidenteve të trafikut dhe zbatimin e ligjshmërisë në funksion të menaxhimit dhe kontrollit të trafikut rrugor.

Apelet, fushatat vetëdijësuese, veprimet operacionale policore, qasja e institucioneve tjera relevante që kanë rol dhe ndikim në ndryshimin e kësaj gjendje në trafik, shfaq nevojën e krijimit të mekanizmave shtesë për të kontribuar për një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona. Dhe për këtë qëllim Policia e Kosovës nga sot ka themeluar “task forcën” për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor, transmeton Koha.net.

Qëllimi kryesor i kësaj task force është që përmes komandës dhe kontrollit të ndikohet direkt në parandalimin e aksidenteve të trafikut rrugor, duke angazhuar sa më shumë personel policor nga niveli qendror dhe ai lokal, duke përfshirë edhe stafin udhëheqës të Policisë.

Plani veprues dhe parandalues i kësaj “task force” parasheh përfshirjen, koordinimin dhe bashkërendimin e njësiteve të ndryshme në terren, në pika kontrolli, akse rrugore, si dhe aplikimin e metodave të ndryshme të avancuara nga njësitet policore, për arritjen e parandalimit të aksidenteve në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale. Gjithashtu, për të arritur dinamikën e ndikimit tek shoferët pjesëmarrës në trafik do të aplikohet “zero tolerancë ndaj të gjithë kundërvajtësve”.

Për një efekt parandalues-pozitiv të këtyre angazhimeve dhe masave operative të planifikuara, Policia e Kosovës kërkon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e posaçërisht te shoferët/drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë rregullat që dalin nga Ligji i trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, pasi që vetëm në këtë mënyrë kontribuojnë për një siguri më të madhe nëpër rrugët e vendit tonë dhe evitojnë humbjen e panevojshme të jetëve njerëzore.