Kida zbulon tatuazhin e ri

Periskopi.com Showbiz

Kida sonte do të iu rikthehet angazhimeve të saj me koncerte, që do të jetë në një nga klubet e qytetit të Tiranës.

Këngëtarja simpatike, para koncertit ka sjellur disa fotografi duke treguar për përgatitjet që po bën për natën e sotme.

Ndërsa, përmes këtyre imazheve, Kida zbuloj tatuazhin e ri që ka realizuar së fundi. Këngëtarja pak ditë më parë bëri tatuazh në dorë lulen ‘Orhidea’ nga e cila ka edhe emrin e saj të plotë.

“Cili është disponimi juaj sonte?”, ka shkruar Kida teksa dukej për mrekulli në veshje sportive dhe grim të theksuar./Indeksonline/

 

 

Tatuazh në vend intim, tifozja shqiptare zbulon kuptimin që ka (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Rike Roçi tërhoqi shumë vëmendje disa muaj më parë, teksa publikoi një foto ku dallohej një tatuazh në pjesët intime të trupit.

Ndërsa së fundmi e ftuar në “Top Channel” në emisionin “Shiko Kush Luan” Rike Roçi u pyet për këtë temë. Luana Vjollca i kërkoi të tregonte kuptimin e tatuazhit, ndërsa Rikja me sportivitet u përgjigj:

“Te cepi i bikinit dhe ka kuptim. Të kesh besim te vetja”, tha bukuroshja. Kujtojmë që Rike Roçi përveçse ish-banore në programin “Big Brother”, fitoi shumë famë në Kampionatin Europian të futbollit “Francë 2016”.

Ajo u shfaq në arenat franceze në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe u cilësua si një prej tifozeve më seksi të atij turneu.

Angelina Jolie puth aktorin britanik me tatuazh të fytyrës së saj (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Në një nga momentet më të prekura të fansit, Angelina Jolie u takua me aktorin britanik i cili ka bërë fytyrën e aktores tatuazh në krahun e tij.

Së fundi, aktorja ndoqi shfaqjen ‘Dear Evan Hansen’ në West End të Londrës dhe u takua me anëtarët e shfaqjes.

Alex Thomas Smith, aktori 22-vjeçar britanik, u takua me ikonën e tij, dhe doli të ishte një nga ditët më të mira të jetës së tij.

“Sot është dita e jetës sime, bukuroshja Angelina Jolie erdhi tek i dashuri Evan Hansen,” postoi Smith në Instagram, së bashku me një seri fotografish ku ai shihet duke pozuar me Jolie.

Në njërën prej fotografive, aktorja mund të shihet duke i dhënë një puthje në faqe.

Ai tregoi se është një fans i madh i Angelia Jolie dhe madje ka një tatuazh të fytyrës së saj në krah.

“Unë i tregova tatuazhin tim, dhe ajo e donte atë. Më puthi në faqe dhe tha se do të kthehej për të parë shfaqjen time Evan. Unë kurrë nuk do të shërohem nga kjo”, ka thënë Smith, transmeton KosovaPress.

Jolie, 44 vjeç, për fat të mirë i dha një autograf aktorit në krah. Menjëherë pasi ai ndau postimin, shumë nga ndjekësit e tij përmbytën pjesën e komenteve.

Ylli i ‘Maleficent’ aktualisht është duke punuar në filmin e saj të ardhshëm Marvel, The Eternals bashkë me Richard Madden.

Filmi është planifikuar të dalë në kinema më 6 nëntor të vitit të ardhshëm.

Bërja e një tatuazhi është rrezik shëndetësor

Periskopi.com Zoya

Një studim i ri ka zbuluar se grimca të vogla metalike nga gjilpëra e tatuazhit hyjnë në lëkurën tuaj dhe udhëtojnë drejt nyjeve limfatike.Ai tregon se boja nuk është e vetmja gjë që mbetet kur bëni një tatuazh.

Studiuesit e Institucionit Evropian të Rrezatimit Synchrotron (ESRF) në Francë, zbuluan se nikeli dhe kromi, ‘shkarkohen’ nga gjilpëra e tatuazhit kur përdoret një pigment i caktuar.

Pigmenti i bardhë quhet dioksid titaniumi dhe shpesh përzihet në ngjyra të ndritshme si blu, jeshile dhe e kuqe.

Ekipi mendon se këto metale të rënda mund të shpjegojnë se pse disa njerëz kanë reagime të këqija ndaj tatuazheve dhe synojnë të hetojnë efektet e mëtejshme shëndetësore të metaleve, potencialisht toksik, të shkaktuar nga tatuazhet.

Ndërsa një studim i vitit 2015 i kryer nga Universiteti i Nju Jorkut anketoi 300 persona me tatuazhe dhe më shumë se 10 përqind raportuan se pësuan një reagim të fortë alergjik.

Fillimisht shumica e ekspertëve fajësuan bojërat, por ekipi në ESRF zbuloi se grimcat metalike ishin në nyjet limfatike të njerëzve me tatuazhe dhe po përpiqeshin të gjenin një lidhje.

“Ne po vijonim studimin tonë të mëparshëm, duke u munduar të gjejmë lidhjen midis hekurit, kromit, nikelit dhe ngjyrosjes së bojërave. Pasi studiuam disa mostra të indeve njerëzore dhe gjetëm komponentë metalikë, kuptuam se duhet të ketë diçka tjetër. Atëherë kemi menduar të testojmë gjilpërën dhe ky ishte momenti ynë ‘eureka’”, tha një prej shkencëtarëve.

Tatuazhi i vjetër mund të shkaktojë infeksion ose alergji të re

Periskopi.com Shëndeti

Acarimi i lëkurës mund të zhvillohet muaj, vite, madje edhe dekada pas procesit fillestar të tatuazheve.Dermatologët thonë se tatuazhet shkatërrojnë shtresën mbrojtëse të lëkurës, duke rritur rrezikun e komplikimeve të lëkurës.

David Lortscheri, një dermatolog me qendër në San Diego dhe San Francisco dhe bashkëthemelues i Curologysë, thotë se nëse filloni të shihni skuqje, gunga, apo edhe djegie mbi ose rreth një tatuazhi, atëherë urgjentisht duhet vizituar mjekun ose dermatologun tuaj, pasi tatuazhi juaj mund të jetë infektuar.

Ju keni dëgjuar për histori tmerruese për tatuazhet e njerëzve që janë infektuar. Por ndërsa kjo ndodh zakonisht gjatë procesit fillestar të shërimit, një infeksion është ende i mundur edhe disa muaj më vonë, sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë.

“Megjithëse është e rrallë, një reagim i quajtur pseudolimfomatik mund të ndodhë si përgjigje ndaj ngjyrës së kuqe,” thotë kirurgu plastik David L. Cangello nga Kirurgjia Plastike Cangello në New York.

“Etiologjia e saktë është e panjohur, por mendohet se ngjyra e kuqe vepron si antigjen, ose diçka që stimulon një përgjigje imune nga trupi. Qelizat e quajtura limfocite infiltrojnë lëkurën në zonën e antigjenit – ose pigmentit të kuq në këtë rast – dhe shkaktojnë një reagim inflamator. Me sa duket, përgjigja është zhvilluar për ca kohë, por u desh muaj ose vite për t’u shfaqur në sipërfaqen e lëkurës”, shton Cangello.

Është tronditëse, pasi tatuazhet mund të shkaktojnë sëmundje të lëkurës si ekzema dhe psoriasis dhe madje edhe vitiligo për herë të parë.

“Kjo përqendrohet në diçka që quhet fenomeni Koebner”, thotë Dhaval Bhanusali, dermatolog në Nju Jork.

“Veçanërisht me psoriasis dhe vitiligo, ideja është që çdo ndërprerje e epidermës mund të shkaktojë sëmundje, përfshirë një tatuazh. Ekzema është ndoshta më reflektuese e një reaksioni alergjik,” shton ai.

Një studim gjithashtu zbuloi se tatuazhet me ngjyrë të kuqe, blu ose të zezë shkaktuan ankesa në lidhje me diellin, si: ënjtje, skuqje, kruajtje, simptoma këto që mund të shfaqen brenda disa minutave ose orëve gjatë qëndrimit në  diell, transmeton KosovaPress.

Ngjyra e tatuazhit mund të përmbajë pigmente metalike përfshirë hekur, barium, zink, bakër, molibden dhe titan.

Pigmenti metalik i tatuazheve vepron si një antenë për pulsin e radio-frekuencës që magneti MRI dërgon jashtë, duke gjeneruar nxehtësi. Sa më i madh tatuazhi dhe sa më i fortë magneti, aq më i lartë është rreziku i djegies, thonë dermatologët.

Morena Taraku bën tatuazhin në vendin që askush nuk e priste

Periskopi.com Showbiz

Morena Taraku është një prej vajzave më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Kjo për shkak të fotove provokuese që poston në rrjetet sociale dhe për shkak të lidhjeve të saj.

Por së fundmi Morena është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të një tatuazhi që ka bërë në krahun e saj.

Ka qenë vetë, ajo që e ka treguar tatuazhin që ka bërë, duke e postuar në “Snapchat’’. Ajo ka bërë tatuazh Michael Jackson, duke treguar kështu se është një adhuruese e flaktë e mbretit të Popit.

Po ashtu Morena Taraku ka shkruar: “Kush tha që ai ka vdekur? MJ.’’ Kujtojmë këtu se Morena Taraku është diskutuar shumë për lidhjen që pati me miliarderin Iranian, Sasha Sobhan.

Bella Thorne reklamon tatuazhin

Periskopi.com Showbiz

Ajo ka bërë një tatuazh ‘I love You’ në shpatullën e saj të majtë në nëntor. Dhe Bella Thorne pozoi topless për ta reklamuar.

Aktorja e famshme ka ndarë fotografinë me 17.8 milionë ndjekësit e saj në Instagram.

20-vjeçarja tregoi më të  mirën e saj në kamera ndërsa u sigurua që të ruante modestinë duke mbuluar gjoksin.

Bella është në një lidhje me reperin Mod Sun.