Tayna dhe Dafina Zeqiri Archives - Periskopi

Dafina Zeqiri dhe Tayna bëjnë ‘twerk’ provokues (Video)

Periskopi.com Showbiz

Këngëtarja Dafina Zeqiri dhe reperja Tayna publikuan së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri, “Bye bye”.

Kënga është pritur mirë nga publiku dhe në vetëm dy ditë ka grumbulluar mbi dy milionë klikime në kanalin YouTube.

Natën e mbrëmshme ato kanë qenë të ftuara për të performuarnë të njëjtin vend, me ç’rast edhe promovuan këngën e tyre më të fundit.

Në një moment, dy vajzat nuk kanë hezituar të bëjnë “twerk” para publikut, duke bërë që atmosfera të ngritet edhe më shumë.

Dafina është ajo e cila ka kërcyer më shumë, ndërsa është dukur tejet provokuese e veshur në të zeza.

Ndërkohë, Tayna gjithashtu dukettë ketë qenë mjaft entuziaste, teksa ka performuar bashkë me kolegen e saj.

Dafin dhe Tayna kanë qenë shumë aktive këtë verë me prurje të shumta muzikore, të cilat janë pritur kryesisht mirë nga publiku.

 

View this post on Instagram

 

@tayna @dafina.zeqiri ??

A post shared by ????? ???????? ???????? ꪜ ⠀⠀ (@viipat_shqiiptar) on

A është ‘Bye Bye’ nga Tayna dhe Dafina hiti i kësaj vere? Ky është numri i dëgjimeve për më pak se 24 orë

Periskopi.com Showbiz

Tayna dhe Dafina Zeqiri dje publikuan këngën ‘Bye Bye’.

Tayna dhe Dafina Zeqiri dje lansuan videoprojektin ‘Bye Bye’ që me të publikuar arriti të marr pëlqimin nga publiku për këtë këngë shumë ritmike, shkruan lajmi.net.

‘Bye Bye’ e cila është e punuar edhe me videoklip ku këngëtaret treguan aftësitë e tyre edhe në ‘twerk’ ka kaluar shifrën e një milion klikimeve ende pa u mbushur 24 orë nga publikimi.

Dy artistet treguan se janë ndër më të mirat në rrymën e ‘hip-hop, trap’ dhe pjesa e dytë e këngës e vërteton këtë më së miri.

Disa nga skenat provokuese të Taynës dhe Dafinës në klipin e këngës “Bye Bye”

Periskopi.com Showbiz

“Bye Bye” është titulli i këngës që i ka bërë bashkë dy këngëtaret shumë të pëlqyera, Tayna dhe Dafina Zeqiri.

Nuk ka dyshim që ky projekt do të pëlqehet jo vetëm për anën muzikore, por edhe për atë vizuale, pasi dy protagonistet vijnë në skena shumë tërheqëse dhe provokuese.

Disa prej momenteve ngacmuese të këtij videoklipi jua sjellim përmes fotografive.

Ndryshe, tekstin e këngës “Bye Bye” e ka shkruar Tayna, ndërsa për melodinë ajo është kujdesur së bashku me Dafinën.

Producenti i shumë hiteve, Cricket, qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka bërë muzikën e pjesës së parë, derisa pjesa e dytë është realizim nga Jacob Lethal.

Lorenc Aliaj e ka bërë masterizimin, ndërsa videoklipi është xhiruar me regji të Alban Selimajt.