Klipi i Taynës dhe Mozzik koncept të ngjashëm me atë të këngëtares së njohur

Periskopi.com Showbiz

Tayna dhe Mozzik sot publikuan klipin e ri.

Tayna dhe Mozzik kanë bashkuar forcat për projektin e ri muzikor.

Dyshja kanë lansuar me videoklip këngën “Edhe ti”, i cili për një orë nga publikimi ka marrë komente të shumta nga publiku.

Por, tek klipi vërehet se disa skena kanë ngjashmëri të madhe me klipin e këngës “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Soolking.

Më poshtë mund ta shihni përmes fotogafive se ku ngjan koncepti i klipit të Mozzik dhe Taynës me atë të Dhuratës dhe Soolking.

Tayna dhe Mozzik sjellin klipin e këngës “Edhe ti”

Periskopi.com Showbiz

Ashtu siç e paralajmëruan, dy nga yjet e skenës muzikore shqiptare, Tayna dhe Mozzik, prezantuan para publikut këngën e re.

“Edhe ti” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili vjen i kompletuar edhe nga ana vizuale.

Kur jemi te klipi, “Sekuencë” është përkujdesur për videon e veçantë, ndërsa artistët vijnë me paraqitje të mahnitshme.

Tekstin e kanë shkruar vet reperët, kurse për miksimin dhe masterizimin është kujdesur Lorenc Aliaj së bashku me Cricket.

Ky i fundit po ashtu e ka realizuar gjithë projektin, tashmë si një nga bashkëpuntorët më të afërt të Taynës dhe themeluesi i kompanisë “Friends Entertainment”.

Projekti ishte paraparë të lansohej më 28 janar, por për shkak të shpërndarjes së tij ‘audio’, u publikua sot me klip.

Së shpejti publikohet dueti mes Tayna dhe Mozzik

Periskopi.com Showbiz

Tayna dhe Mozzik pritet të nisin mbarë 2020-tën me një super hit.

Ka muaj tashmë që një bashkëpunim i tillë është paralajmëruar, shumë shpesh artistët në intervista bënin të qartë dëshirën për të bashkëpunuar në një projekt, shkruan lajmi.net.

Tanimë vetëm mbetet të bëhet e ditur data e lansimit të duetit pasi, kënga është përfunduar, bën të ditur menaxheri i Taynës, duke thënë se është një ‘Mega hit’.

Në një postim të bërë në Instagram ai ka zbuluar edhe titullin e këngës, ‘Edhe ti’ titullohet bashkëpunimi i Tayna dhe Mozzik i cili mendohet të jetë realizuar edhe me klip.