Nëna e Astrit Deharit: S’kemi asnjë të keqe me të larguarit nga VV’ja

Periskopi.com Lajme

Xhemile Dehari, nëna e Astrit Deharit ka thënë sonte se rasti i vdekjes së djalit të tij në burg, nuk është arsyeja e ndarjes së Vetëvendosjes, transmeton Periskopi.

Xhemilja ka thënë se s’kanë diçka të keqe me të larguarit nga VV, e që tash gjenden në Partinë Social Demokrate.

‘’Nuk kemi  asnjë të keqe me ata që dolën nga Vetëvendosjes. Rasti i djalit tonë Astrit nuk është arsyeja e ndarjes së Vetëvendosjes’’, ka thënë ajo në Pressing.

Tutje ajo ka thënë se kishin dyshuar që nga fillimi se djalin e tyre e  vranë në burg./PERISKOPI/