Kjo është gjendja e 14 të prekurve me koronavirus që po trajtohen në QKUK

Periskopi.com Lajme

Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 24, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, e gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

Ndërsa, 10 persona të diagnostikuar me virusin COVID-19 janë duke e marrë trajtimin në vetizolim në shtëpitë e tyre.

Doktori Shemsedin Dreshaj, për KosovaPress ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është stabile.

“Gjendja është stabile. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje stabile. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai.

Rritet numri i viktimave dhe të prekurve nga koronavirusi në Itali

Periskopi.com Lajme

Rritet bilanci i të vdekurve nga koronavirusi në Itali. Deri para pak minutash numri i të vdekurve ka shkuar në 21 dhe atyre të prekur në 821.

Lajmin e ka bërë të ditur gjatë një konference për shtyp Angelo Borrelli, komisioneri për mbrojtjen civile në Itali.

Ndërkohë, janë 345 persona që po kurohen në spital, ndërsa 422 të tjerë janë duke u kuruar në shtëpi.

64 prej të prekurve janë në terapi intensive.

 

Në Durrës, të prekurit nga tërmeti në pritje për të marrë ndihma

Periskopi.com Lajme

Durrësi është një ndër qytetet që u dëmtua më së shumti nga tërmeti që goditi disa zona të Shqipërisë të martën rreth orës 03:55 të mëngjesit.

Tani atje shumë qytetarë kanë nevojë për ndihmë për shkak se u janë dëmtuar vendbanimet e tyre.

Në një video mund të vërehet numri i konsiderueshëm i qytetarëve që janë në pritje për të marrë ndihmë në  gjimnazin pranë stadiumit në Durrës – i kthyer në qendër për grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave.

Vendosen të prekurit e parë nga tërmeti në Prizren

Periskopi.com Lajme

Në Parkun Inovativ dhe Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren kanë filluar të zhvendosen shqiptarët e prekur nga tërmeti.

Këtë e bëri të ditur Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në rrjeti social Facebook.

Ai tha se dëshiron t’i falënderon të gjithë qytetarët e Prizrenit, institucionet qendrore dhe lokale të Kosovës, për gatishmërinë, përgjegjësinë, reagimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë gjithë këtë situatë tragjike për bashkëkombësit tanë.

“Në koordinim me Ambasadorin Gjerman në Kosovë z. Christian Heldt, Kryetarin e Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, Ministrin e Shëndetësisë z. Uran Ismaili, Drejtorin e Policisë z. Rashit Qalaj, Drejtorin e Agjencionit për Menaxhimit Emergjent z. Fadil Kodra, Ministrinë e Punëve të Brendshme – Drejtorin Valon Krasniqi dhe përfaqësuesit e GIZ-it, jemi dakorduar që Koordinator i ekipit ndër – institucional të pranimit, strehimit dhe kujdesit për të zhvendosurit nga Shqipëria në Parkun Inovativ Trajnues Kosovaro – Gjerman në Prizren, të jetë z. Faruk Dakaj – Drejtor për Emergjenca dhe Siguri, i ndihmuar nga të gjitha institucionet relevante qendrore dhe lokale”, ka shkruuar Haradinaj.