Shkeljet e rënda të sekretarit të MI-së, Betim Reçica – Largime nga puna, shantazhe, kërcënime

Periskopi.com Lajme

Që nga emërimi i Betim Reçicës, me propozim të ish- ministrit Pal Lekaj, si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, sekretari Reçica kishte filluar një fushatë hakmarrëse dhe spastrimi brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

Koordinatori për të drejtat e njeriut, brenda Ministrisë së Infrastrukturës,  Mirdit Emini kishte evidentuar një varg shkeljesh nga ana e sekretarit të ministrisë Betim Reçica.

 

 

Indeksonline ka siguruar një komunikim të brendshëm brenda Ministrisë mes koordinatorit për të drejtat e njeriut Mirdit Emini dhe ish-ministrit Pal Lekaj.

Largime dhe pezullime nga puna, shantazhe, kërcënime ndaj stafit të administratës, punësime dhe avancime të kundërligjshme si dhe shpërblime të kundërligjshme për të dëgjueshmit dhe bashkëpunëtorët e tij duke shkelur haptazi procedurat ligjore sekretari Betim Reçica, janë disa nga shkeljet që i ka evidentuar Emini.

Të gjitha këto shkelje Mirdit Emini ja kishte radhitur ish-ministrit, Pal Lekaj në një letër që i ka dërguar më 29 nëntor të vitit të kaluar.

Ai në këtë letër ia kishte numëruar një nga një shkeljet që i kishte bërë sekretari Reçica gjatë punës së tij në Ministri.

“Ditën e parë të punës sekretari Reçica në mënyrë arbitrare e ka larguar nga puna drejtorin e prokurimit Nexhat Krasniqin. Zoti ministër ua kujtoj se pikërisht ju keni qenë që e keni kthy në punë z.Krasniqi.

Në skemën e keqpërdorimeve të sekretarit të përgjithshëm, Betim Reçica, janë prezente edhe avancimet dhe punësimet e kundërligjshme. Me të marrë detyrën, sekretari Reçica vartësin e vet, Zymer Abdullahu, e emëron shef të kabinetit të Sekretarit të Përgjithshëm, pozitë e cila nuk është paraparë në kategorinë e pozitave shtetërore. Emërimi është bërë njëanshëm dhe pa konkurs dhe procedura të tjera të parapara për avancim.

Në pozitën e udhëheqësit të divizionit për integrimeve evropiane emërohet Arbër Zhitia, nga pozita asistent administrative. Kurse, pa asnjë arsyetim anulohet konkurset për avancim të cilat kanë qenë të shpallura.

Sekretari i përgjithshëm pa i përfillur procedura transferon në pozitën drejtorin e prokurorimit.

Reçica emëron Bedri Shabanin nga pozita asistent administrative në pozitën drejtor i Departamentit për Patentë Shofer.

Më vonë në këtë pozitë emërohet Besim Tahiri, i cili ka aktakuzë të konfirmuar dhe ndaj të njëjtit janë duke u zhvilluar seanca gjyqësore. “

Këto janë vetëm disa nga shkeljet që i ka evidentuar Koordinatori për të drejtat e njeriut pranë ministrisë së infrastrukturës në letrën që ja ka drejtuar ministrit Lekaj.

Në letër figurojnë edhe emrat e shumë personave të punësuar dhe avancuar pa konkurs si dhe degradime nga pozitat udhëheqëse të disa personave në shenjë hakmarrje dhe shantazhi më poshtë e keni letrën e plotë të Koordinatorit për të drejtat e njeriut Mirdit Emini drejtuar ish-Ministrit Lekaj.

Më 13 dhjetor ish-ministri Lekaj i kishte kthyer përgjigje Mirdit Eminit.

Në atë letër ai kishte ironizuar me z.Emini duke i thënë “Që në fillim më duhet të potencoj faktin që adresimi i letrës për të shprehur shqetësimet tregon fuqishëm besimin tek autoriteti I ministrisë për të mbrojtur interesin publik edhe në këtë periudhë kur mandati i qeverisë dhe i imi si ministër është në fazën tranzitore.”

Megjithë shkeljet që kishte evidentuar Mirdit Emini në letrën e tij, z.Lekaj nuk i ishte përgjigjur konkretisht për rastet ai ishte arsyetuar duke u thirrur në auditimin e brendshëm që i është bërë ministrisë nga ana e Auditorit dhe se nuk ka gjetur shkelje të tilla.

Më poshtë mund të lexoni letrën e ish ministrit Pal Lekaj drejtuar koordinatorit të të drejtave të njeriut z.Mirdit Emini.

Publikohen pamjet trishtuese nga momenti kur mjeku vdes pasi trajtoi pacientin me virus

Periskopi.com Lajme

Sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë mjeku i spitalit Wuhan, Liang Wudong 62 vjeç, pas momentit kur përfundojë kontrollen me një pacient që vuante nga ky virus, përcjell Periskopi

Njoftimi u bë i ditur nga  Rrjeti Global Televizionit Global i Kinës në Twiter, shkruan ‘Daily Mail’, përcjell Periskopi.

Në video shihen pamje trishtuese kur  doktor bie në dysheme dhe ku shihen në korridore shumë njerëz dhe pacientë të rrënuar në dysheme.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga virusi kinez është 41, dhe gjendja është alarmante në tërë botën/Periskopi

Publikohen fotografitë e veturave plot gjak me të cilat u bartën të plagosurit nga “Duplexi” në QKUK

Periskopi.com Lajme

Gazeta Sinjali ka siguruar fotografi të veturës me të cilën u bartën për në spital personat që mbetën të plagosur nga konflikti me armë zjarri, që ndodhi sot rreth orës 02:00, pranë klubit të natës “Duplex” në Prishtinë.

Dyshohet se plagosja e katër personave ndodhi pas një mosmarrëveshje në orët para të mëngjesit të sotëm.

Kujdes pamje të rënda:

Dyshohet së në vendin e ngjarjes janë shkrepur 15 plumba, për këtë rast policia ka thënë se kanë identifikuar personat e dyshuar të cilët nuk kanë arritur ende t’i arrestojnë.

Mjekët kanë konfirmuar se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.