Serbia bëhet me helikopterë të rinj nga Rusia

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35. Në një ceremoni në bazën ajrore në Beograd, ai falënderoi Rusinë për mbështetjen ndërsa lavdëroi helikopterët Mi-35 që sipas tij “nuk kanë asnjë rival në botë”.

Armatosja e Serbisë nga Rusia ka nxitur shqetësime në perëndim dhe në vendet fqinje të rajonit që ende po ripërtërihet nga luftërat e përgjakshme të viteve të 90-ta.

Serbia, ushtria e së cilës bazohet në teknologjinë e armëve ish-sovjetike, ka siguruar nga Rusia vitet e fundit avionë luftarakë MiG-29 si dhe helikopterë, tanke dhe transportues të blinduar.

Ajo aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por ruan lidhjet e ngushta me Rusinë dhe ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ajo është zotuar se do të qëndrojë jashtë NATO-s, një synim ky i Rusisë e cila nuk e sheh me sy të mirë zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore në Ballkan.

Serbia është mbështetur tek Rusia në refuzimin e saj të vazhdueshëm për të njohur pavarësinë e Kosovës, e cila shpalli shtetësinë më 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës me ndërhyrjen e NATO-s që u dha fund mizorive të forcave serbe kundër shqiptarëve.

Serbia gjithashtu varet tek Rusia për furnizimet me gaz natyror dhe kompania më e madhe lokale e naftës, është në pjesën më të madhe në pronësi të Gazpromit rus. /TCH

Detaje nga rrahja në Gjilan

Periskopi.com Lajme

Një rrahje në mes disa të rinjëve ka ndodhur sonte në një lokal në Gjilan, raporton Periskopi.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale,  shihet se  disa të rinjëve janë gjuajtur edhe me karrige, arsyeja e kësaj rrahje ende është e panjohur.

Burimet e Periskopit brenda policisë kanë thënë se kjo rrahje ka ndodhur mbrëmë, dhe se rasti nuk është lajmëruar në polici.

”Rasti ka ndodhur mbrëmë, dhe rasti nuk është lajmëruar në polici. Informacionet rreth këtij incident i kemi marrur nga jashtë dhe kemi filluar hetimet”, ka thënë ky burim për Periskopin.

Rrahje në Gjilan, të rinjët rrahen me karrige e gjësende të forta

Periskopi.com Lajme

Një rrahje ka ndodhur para pak minutash në një lokal në Gjilan, raporton Periskopi.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, shihen të rinj të cilët gjuajnë me karrike dhe rrahën mes vete.

Disa persona janë të përfshirë në rrahje ndërsa në video shihet se të përfshirë janë persona të cilët edhe thyejnë dritare. /Periskopi

Këta janë dy të rinjtë që vdiqën në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ duke rënë në humnerë

Periskopi.com Lajme

Arianit Bytyqi, 26 vjeçar dhe Gentrit Gallopeni, 20 vjeç janë dy personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e rënies në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në momentin që kanë kaluar mburojën e trasesë së parë të autostradës dhe duke tentuar të kalojnë në trasenë tjetër kanë rënë në humnerë pasi që hapësira në mes dy traseve është afër 3 metra.

Që të dy ishin kondukterë në kompaninë e autobusëve “Sharr Travel”.

Policia e Kosovës ka sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke bërë të ditur se sipas shikimit të vendit të ngjarjes dhe deklaratave të marra nga shoferët dhe dëshmitarëve, është konstatuar se dy viktimat kanë qene punëtorë të një kompanie kosovare e cila ofron shërbime të udhëtimit brenda dhe jashtë Kosovës.

Policia thotë se autobusët ishin ndalë në kundërshtim me ligjit, me ç’rast tre shoferëve i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

‘’Me urdhër të prokurorit 3(tre) shoferë të autobusave të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë. Janë intervistuar një numër i dëshmitareve lidhur me rastin. Pas konsultimeve me Prokurorinë e Krimeve të Rënda është konstatuar se si pasoje e ndaljes se autobusëve në autostradë e qe bie në kundërshtim me ligjet në fuqi kanë shkaktuar rrezik të përgjithshëm me pasoje vdekjen pasi që dy viktimat kanë dalë nga autobusët.’’, tha Policia.