Adoleshenti që transformoi jetën e miliona personave të verbër

Periskopi.com Lajme

Në Coupvray të Francës, më 4 janar të vitit 1809, lindi Louis Braille, i cili e sfidoi verbimin qysh si adoleshent.

Kur ishte fëmijë, Braille pësoi një aksident dhe mbeti i verbuar, por derisa ishte ende nxënës shkolle, krijoi një formë të re komunikimi që do transformonte jetën e miliona personave të verbër.

Braille vdiq më 6 janar 1852, dhe sistemi i tij i shkrimit që mund të ndihet dhe të interpretohet nga të verbërit, do të njihej gjerësisht vetëm pas vdekjes së tij.

Pothuajse dy shekuj më vonë, sistemi Braille vazhdon të jetë instrument tepër i çmuar i të mësuarit dhe komunikimit për të verbërit, dhe i përshtatur për gjuhët në mbarë botën.

Qeveria tenton që të verbërve t’ua heqë pensionin e moshës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, mbajti sot dëgjim publik lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit nr.04/092 për Personat e Verbër.

Periskopi.com Lajme

Takimi është kryesuar nga deputetja , Lirije Kajtazi , kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut… , e cila e hapi diskutimin për të evidentuar mendimet e grupeve te interesit më qëllim të zbatimit sa më mirë të Ligjit për të verbrit .

Grupi punues, duke u mbështetur në të gjeturat faktike , gjatë procesit të mbikëqyrjes së zbatimit te Ligjit, nr.04/L-O92 Për Personat e Verbër , propozoi nxjerrjen e këtyre rekomandimeve:

Rekomandimi 1. Ndryshimi dhe plotësimi i nenit , 7.3 i ligjit . Ky nen, sipas anëtarëve të Komisionit funksional , që e kanë monitoruar zbatimin e Ligjit,  i përjashton personat e verbër nga e drejta e kompensimit nga skemat tjera si : pensionale , kontributdhdhenëse , të pleqërisë dhe sociale, raporton Periskopi

Të ndryshohet dhe plotësohet neni 7.4 i ligjit .Ky nen nuk është plotësisht i qartë , ngase e ka të drejtën e kompensimet material për shoqëruesin e personit të verbër , por nuk i ka përcaktuar kriteret të cilat duhet t’i plotësojë një person për të qenë shoqërues i personit të verbër.

Rekomandimi 2. Të zbatohen dispozitat e neneve : 9.2, 10.2, 10.3, 13.1 , 15 , të ligjit nr. 04/L-092 Për Personat e Verbër . Këto dispozita të ligjit në fuqi , sipas të gjeturave faktike , nuk janë duke u zbatuar ende .

Rekomandimi 3. Te nxirren të gjitha aktet nënligjore nga Qeveria dhe ministritë e autorizuara : MPMS , MSH, MASHT, MF, MI ,në afate prej gjashtë muajve nga dita e miratimit të rekomandimeve nga Kuvendi

Rekomandimi 4. Të nënshkruhet marrëveshja e përbashkët në mes të : MPMS-së, MASHT-it , MSH-së, në bashkëpunim me Shoqatën e Personave tëVerbër , për zbatim të nenit 10.3. të  ligjit , në afat prej gjashtë muajve nga dita e miratimit te rekomandimeve në Kuvend.

Ligji në fjalë nuk u votua për procedim për shkak të seancës plenare në Kuvend… anëtarët u dakorduan që dëgjimi publik të vazhdojë në një takim të radhës.

Në takimin e sotëm të pranishëm ishin përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale (MPMS) , Shoqata e Personave të verbër, Komiteti i Grave të Verbëra të Kosovës. Ndërsa, takimit nuk i janë përgjigjur , Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Arsimit, edhe pse ishin të ftuar për të raportuar lidhur me zbatimin e rekomandimeve nga Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Personat e Verbër./ Periskopi