Së paku 10 të vrarë nga shpërthimi i veturës bombë në Siri

Periskopi.com Lajme

Të paktën dhjetë persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një veture bombë të shtunën në qytetin kufitar sirian, Tel Abyad.

Ky qytet është përballur me luftime të ashpra që nga nisja e ofensivës turke në brezin kufitar mes dy vendeve më 9 tetor kundër forcave kurde në verilindje të Sirisë.

Shpërthimi i së shtunës shkaktoi edhe dëme të konsiderueshme materiale. Në pamjet e publikuara në internet u pa tym i dendur në qiell pas këtij shpërthimi.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se në mesin e viktimave të shpërthimit ishin edhe katër civilë të së njëjtës familje. Banorët lokalë thanë se këtë shpërthim e kanë shkaktuar forcat kurde.

Shpërthimet të ngjashme ndodhin shpesh në zonat e banura me civilë afër kufirit me Turqinë, të cilat kontrollohen nga forcat e përkrahura nga forcat turke, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.