Këshilltari i Trumpit u flet liderëve me tone të ashpra për taksën

Periskopi.com Lajme

Thirrja telefonike e shumëpritur nga Shtëpia e Bardhë ka shkuar keq dhe me tone të rënda. 

Kjo ka shqetësuar parnerët e koalicionit qeveritarë, të cilët i kanë dhënë vetes dy ditë kohë për të gjetur një zgjidhje të përbashkët, për kalimin e kësaj situate.

‘Liderët do të takohen edhe nesër dhe taksa të pritet të pezullohet, më së largu javën e ardhshme’, bëjnë të ditur burime të Gazetës Metro brenda koalicionit qeveritar.

Ndërkohë, të njëjtat burimet tregojnë se në telefon me kryeministrin Haradinaj, ka folur personalisht këshilltar Nacional për Siguri i Presidentit Donald Trump,  John Bolton.

Në takim është biseduar për tejkalimin e situatës brenda dy ditëve, dhe janë ndarë detyrat për ta tejkaluar këtë situatë të pakëndshme me sponzorin kryesor të Pavarësisë së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Java e ardhshme, do të jetë fundi i imponimeve tarifore ndaj Serbisë dhe kjo përgjegjësi do t’i ngarkojë të gjithë partnerët e koalicionit, dhe jo vetëm Haradinaj, bënë të ditur burimi i Metros, brenda koalicionit.