Lagja “Dardania” pa ujë të pijshëm, Termokos dëmtoi gypin e ujit

Periskopi.com Lajme

Lagja “Dardania” ka mbetur pa ujë të pijshëm tash e një orë e gjysmë, raporton Periskopi.

Kjo ndërprerje pa paralajmërim e ujit të pijshëm në qendër të kryeqytetit ka ardh si pasoj e dëmtimit të një gypi të ujit nga ndërmarrja Termokos.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arieta Mjeku.

“Sot, rreth orës 19:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen” Dardania” në Prishtinë, kësaj radhe nga ndërmarrja Termokos. Tash për tash lagjja ” Dardania” në tërësi është pa ujë të pijshëm. Ekipet tona janë në teren, në vendin e ngjarjes për të sanuar dëmtimin e tubit. Sanimi pritet të bëhet sonte në orën 22:00. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e lagjes” Dardania” në Prishtinë!”, tha thënë Mjeku. /Periskopi