Temperatura të larta në tetor, pushuesit i rikthehen plazhit

Periskopi.com Lajme

Temperaturat e larta kanë bërë që pushuesit t’i rikthehen plazheve edhe gjatë muajit tetor.

Disa prej frekuentuesve të plazhit të Durrësit vlerësojnë qetësinë, pastërtinë e rërës dhe ujit, shërbimin e lokaleve, por nuk ngurrojnë të shprehen se natyra po i shpërblen pas ankthit dhe frikës që Durrësi përjetoi me tërmetin e një muaji më parë.

Por, ka edhe nga ata pushues që pushimet në këtë periudhë të viti i kishin planifikuar për të shmangur mbipopullimin dhe mungesën e pastërtisë që mbizotëron në muajt korrik dhe gusht.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, temperatura të tilla do të mbizotërojnë edhe gjatë kësaj jave

Shkaku i temperaturave të larta, ambulancë dhe cisterna me ujë vendosen në sheshet e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Sipas parashikimeve të motit, prej sot e ditëve në vijim pritet që temperaturat në vendin tonë të jenë të larta.

Qytetarët apelohen që të shmangin ekspozimet e panevojshme në diell nga ora 09:00 deri në orën 17:00. Kjo vlen sidomos për kategoritë e cenueshme si të moshuarit, shtatzënat dhe të personat me sëmundje kronike e sidomos me ato kardiovaskulare.

Po ashtu, apelohet gjithashtu që të konsumohet sasi e mjaftueshme e ujit, ushqime të lehta dhe të qëndroni në ambiente të freskëta.

Për qytetarët në Prishtinë, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me shërbimin e zjarrfikësve, do të vendos dy cisterna me ujë të pijshëm dhe për mundësi freskimi në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe në “Zahir Pajaziti”.

Gjithashtu në bashkëpunim me ekipet në Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe Qendrën e Mjekësisë Urgjente në sheshin “Skenderbeu” është vendosur një autoambulancë që do të jetë në gatishmëri të plotë.

Qytetarët që ndjejnë shqetësime mund të lajmërohen te ekipi kujdestar apo edhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt.

Në të njëjtën kohë, qytetarët dhe bizneset janë lutur që gjatë këtyre ditëve, uji i pijshëm të konsumohet në mënyrë sa më racionale.

Qytetarët kërkojnë shërbime mjekësore, shkak temperaturat e larta

Periskopi.com Lajme

Për shkak te temperaturave te larta, janë rritur edhe kërkesat për shërbime emergjente mjekësore

Rrugëtimin e tyre e ndërprenë për disa minuta. U detyrua të ndalet për të kërkuar ndihmë nga Qendra e Mjekësisë Urgjente.

E ky nuk ishte rasti i vetëm. Për shkak te temperaturave te larta, janë rritur edhe kërkesat për shërbime emergjente mjekësore, raporton T7.

Duke parë këtë situatë, një ekip nga Qendra e Mjekësisë Urgjente do të qëndrojë gjatë gjithë javës në sheshin kryesor të Prishtinës, që t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

E, për disa qytetarë, këto temperatura janë të përballueshme. Të tjerët kanë gjetur disa mënyra që ta përballojnë vapën.

Këto temperatura ndikimin më të theksuar e kanë tek të moshuarit.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

E reagime pati edhe nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Sindikata, përmes një deklarate, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që gjatë këtyre ditëve të nxehta, të kujdesen për shëndetin e punëtorëve.

E, eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka treguar se këto temperatura janë më të lartat që janë shënuar ndonjëherë në Kosovë.

Sipas Tahirsylajt, nëse ka  rritje së temperaturave, Qeveria e Kosovës duhet të shpallë gjendje alarmante.

IKSHPK kërkon kujdes pasi temperaturat e larta po rikthehen

Periskopi.com Lajme

Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut, sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në pamjaftueshmëri renale.

Kështu thotë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa rekomandon edhe disa masa mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30°C, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike.

1. Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet;

2. Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall; rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelta;

3. Është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji; poashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale;

4. Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial;

5. Paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet tek mjeku i tij familjar ose në qendrën më të afërt emergjente;

6. Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjët dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës;

7. Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar;

8. Më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt;

9. Është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë (park, shëtitore etj).

10. Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari.

Sot do të ketë vapë afrikane, temperaturat arrijnë deri në 34 gradë

Periskopi.com Lajme

Vala e të nxehtit afrikan ditëve në vijim do të vazhdojë të shtrihet mbi rajon, duke vazhduar me rritje të theksuar të temperaturave mbi vlera mesatare. Fushat e presionit të lartë mbi rajonin e Mesdheut do të vazhdojnë të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Vapa afrikane do të vazhdojë edhe ditëve të fundjavës, e sipas tendencave të fundit edhe gjatë javës së ardhshme.

 

 

7.08.2019 – Nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-6m/s. Indeksi UV: 8.

8.08.2019 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Në mbrëmje do të ketë vranësira kalimtare. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.

Vapa shënon viktimën e parë në Kuçovë

Periskopi.com Lajme

Një 77 vjeçar nga Ferma Partizani në qytetin e Kuçovës është viktima e parë e vapës së padurueshme të kësaj vere në qytetin e Kuçovës.

Kryefamiljari është gjetur pa ndjenja në rrugë, disa kilometra larg nga banesa e tij, nga kalimtarët e rastit.

Ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, por mjekët e spitalit deklarojnë se 77-vjeçari mbërriti në gjendje të vdekur në spital.

Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës, është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.

Sipas mjekëve, kjo diagnozë prek të sëmurët kronikë me zemër dhe vjen si rezultat i dehidratimit për shkak të mospërballimit të temperaturave të larta.

Ferit Kuçi,77-vjeç,nga Ferma Partizani në Kuçovë,ka shënuar sot edhe viktimën e parë nga vapa në qarkun e Beratit,ku 3 ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius, ndërkohë që në qytetin e Kuçovës termometri këto ditë ka arritur në 41 gradë celsius, për shkak të puseve të naftës./TCh/

Nisin zjarret shkaku i temperaturave të larta, intervenohet në këtë fshat

Periskopi.com Lajme

Ndërsa në Kosovë, sot është regjistruar rasti i parë i zjarrit si pasojë e temperaturave të larta.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka në një prononcim për lajmin tha se sot kanë intervenuar në një zjarr në fshatin Siqevë.

“Deri më sot nuk kemi pasur raste të zjarrit, ndërsa sot kemi intervenuar në një zjarr në Siqevë”, tha Zeka.

Zeka ka thënë se qytetarët duhet të kenë kujdes me hedhjen e gjërave të cilat mund të shkaktojnë zjarr, ngase kjo paraqet rrezik të jashtëzakonshëm.

“Duhet të ketë kujdes maksimal faktori njeri. Qytetarët duhet të kenë kujdes me hedhjen e gjërave që mund të shkaktojnë zjarr, si cigare dhe objekte të cilat nga nxehja mund të shkaktojnë zjarr”, tha Zeka.

Ai më tutje ka shtuar se duhet të ketë kujdes të veçantë edhe me ndezjen e zjarreve për arsye të tjera ngase mund të dalin nga kontrolli për shkaqe të temperaturës dhe thatësirave.

“Gjithashtu duhet të kenë kujdes me ndezjen e zjarreve sepse zjarri mund të përhapet, por duhet të kenë kujdes sepse mund të ketë rreziqe të jashtëzakonshme”, tha Zeka.

Vlen të theksohet gjithashtu se në disa pjesë të Kosovës, kanë lindur edhe probleme me ujin e pijshëm si pasojë e temperaturave dhe thatësirave që po mbretërojnë këtë fillim vere.

Sot temperaturat deri në 37 gradë

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë pritet të mbajë mot me temperatura të larta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale gjatë ditës së sotme do të sillen në 22 gradë celsius, ndërsa maksimalet 37 gradë celsius.

Mot i ngjashëm do të mbajë deri në fund të javës, përveç ditës së mërkurë kur do të ketë vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile dhe vende-vende ka mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Thyhet rekordi 70-vjeçar i temperaturave të larta në Britani

Periskopi.com Lajme

Britanikët e përjetuan ditën më të ngrohtë të këtij viti të shtunën, me ç’rast u regjistrua fundjava më e nxehtë e pashkëve në 70 vjetët e fundit pasi temperatura arriti në 25.5 gradë.

Pritet që temperaturat në Britaninë e Madhe të rriten edhe më tutje dhe të shkojnë në 27 gradë deri të hënën. Kjo do të ishte temperaturë më e lartë se ato që po mbretërojnë aktualisht në pjesën tjetër të Evropës, në Algjeri dhe Marok.

Rekordi për fundjavën më të nxehtë të pashkëve në Britani të Madhe ishte regjistruar në vitin 1949, kur temperatura në pjesën veriore të Londrës kishte shkuar në 29.4 gradë.

Banorët e Londrës po e shijojnë motin me diell. “Është mrekulli kur moti është i tillë, po shkoj t’i shikoj fëmijët duke vrapuar”, tha Niamh Collins, djemtë e së cilës po luanin me pushkë lodra, të cilat i kishin mbushur me ujë.

Marco Petagna, zëdhënës i Zyrës së Meteorologjisë, tha se e diela dhe e hëna mund të shënojnë rekorde të temperaturave të larta për këtë periudhë të vitit. “Në vitin 2011 e kemi regjistruar temperaturën 25.3 gradë, por ka mundësi që gjatë dy ditëve të ardhshme të kemi temperatura më të larta”, tha ai.

Për shkak të temperaturave të larta, shërbimi i zjarrfikësve ka raportuar se në pjesën jugore të vendit janë duke luftuar me dy zjarre në natyrë, shkruan “The Guardian”.

Mot i nxehtë edhe sot, temperaturat arrijnë deri në 32 gradë

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë sot.

Njofton se do të mbajë mot me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 29-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

Parashikimi i motit për gjysmën e dytë të gushtit

Periskopi.com Lajme

Gushti nisi i nxehtë në Shqipëri, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.

“Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të shtunën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim”., u shpreh sinoptikania Tania Pore.

Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!

“Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”, thotë sinoptikania./tch

Pas një jave të nxehtë, ky do të jetë moti për vikend

Periskopi.com Lajme

Zonat anticiklonike nga Atlantiku do të vazhdojnë të shtrihen mbi rajon, duke kushtëzuar mot të nxehtë dhe stabil përgjatë fundjavës, deri në ditët e para të javës së ardhshme.

Mirëpo, rreth viseve malore ekzistojnë mundësi për zhvillime të vransirave lokale, që orëve të pasdites do të shoqërohen edhe me reshje lokale shiu dhe bubullima.

Nga mesi i javës së ardhshme fusha të presionit të ulët nga Atlantiku verior do të depërtojnë mbi rajon, ku sërish pritet të favorizojnë mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima.

11.08 – Mot i nxehtë, paradite kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. Në perëndim të vendit rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

12.08 – Mot i mirë, kryesisht me diell.

13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

14.08-15.08 – Mot i nxehtë, pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, ndërsa maksimalet 28C deri në 31C.

Sipas Prishtina Weather, era do të fryjë e lehtë nga verilindja 2-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet pak e lartë mbi vlera normale, me tendencë që gradualisht të zbres rreth këtyre vlerave.

​Shikoni temperaturat para se të niseni për Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në pjesën e parë të ditës me zhvillim vranësirash në relievet-kodrinore malore deri të dendura në orët e mesditës deri në ato të pasdites vonë.

Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në vend do të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.

Reshje me intensitet të ulët në disa pjesë të vendit ndërsa në relievet kodrinore-malore edhe në formën e stuhisë afatshkurtër. Vija bregdetare nuk do të preket nga reshjet e shiut. Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-10 m/sek në bregdet. Deti i forcës 2-3 me lartësi vale 0.8-1.3 metër. /KosovaPress/

Edhe një risi në Tiranë, ​Vendosen freskueset në stacionet e urbanëve

Periskopi.com Lajme

Në këto temperatura të larta, ku termometri po arrin 40 gradë celcius, në Tiranë po aplikohet një tjetër risi.

Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit. Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.

Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve. Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjitha Tiranën, transmeton tch.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës. Këto dhe zhvillimet e tjera në kryeqytet bën që qytetarët të pranojnë se sot Tirana është më afër standardeve të qyteteve europiane. Risitë po prezantohen çdo ditë, ndërsa përfituesit natyrshëm janë qytetarët e kryeqytetit.

Edhe sot nxehtë, ja deri në sa arrijnë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Mot i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe në ditët në vijim.

Fushat e presionit të lartë tashmë kanë filluar të shtrihen edhe mbi rajonin tonë duke sjellur mot më stabil dhe kryesisht me diell, megjithëse të hënën dhe të martën, vende-vende pati rrebeshe të izoluara shi, kryesisht në pjesët veriore të vendit.

Vala e të nxehtit nga Evropa perëndimore në ditët e ardhshme do të vazhdojë të depërtojë mbi vendin tonë, por që nuk pritet të sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta sikur në vendet tjera evropiane.

Ditëve në vijim pritet të mbajë mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell.

9.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell, e pasdite pjesërisht vranët. Temperaturat arrijnë deri në 33 gradë.

10.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

11.08-12.08 – Të shtunën mot i nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore në perëndim të vendit, mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel mot i mirë, kryesisht me diell.

13.08 – Mot i nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare, por në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë. Minimalet do të sillen rreth 17C, e në fundjavë do të zbresin deri në 13C, ndërsa maksimalet do të rriten deri në 32C, por në fundjavë do të zbresin deri në 28C.

Si të parandaloni djersitjen gjatë stinës së verës

Periskopi.com Shëndeti

Në verë djersitja është shumë e shpeshtë, për disa persona kthehet në një problem të rëndë. Një faktor që ndikon në djersitje është edhe stresi, ndërsa secili prej nesh eliminon 500-800 mililitra lëngje nga trupi i tij në ditë.

Toksinat largohen nga uji

Uji jo vetëm që pastron trupin tuaj, por pengon erën në sqetull. Së paku dy dushe në ditë do të ndihmojnë njerëzit të cilët djersen tepër për..

Vishni rroba pambuku

Veshja me rroba pambuku ndihmon lëkurën tuaj për të marrë “frymë” dhe në këtë mënyrë nuk do të ketë djersë të tepruar. Shmangni pëlhurat që krijojnë acarim të lëkurës dhe të ngrohjes, duke rezultuar në djersitje e tepruar.

Përdorni limon

Limoni ndihmon në zvogëlimin dhe parandalimin e djersës, sidomos në sqetull. Ju mund ta vini një gjysmë limoni nën sqetull. Nëse ju përjetoni një acarim të butë, mos u shqetësoni, por në qoftë se ka një skuqje të lëkurës, duhet shmangur limonin.

Deodorantët dhe shkopinjtë kundër djersës

Deodoranti dhe shkopinjtë kundër djersës janë efektive në parandalimin e shfaqjes së erës së pakëndshme. Por ata nuk veprojnë në mënyrë të barabartë për të gjithë personat, dhe jo gjithherë është zgjidhja më e mirë. Ata mbyllin poret dhe parandalojnë akumulimin e djersës në sipërfaqe të lëkurës. Edhe pse këto veprojnë shumë shpejt, kimikatet në to të shkaktojnë efekte anësore të tilla si irritim dhe njollë e lëkurës.

Hani shëndetshëm dhe humbni peshë

Ngrënia e ushqimit të shëndetshëm dhe humbje peshe do të ndihmojnë për të luftuar djersitjen e tepruar. Nëse pesha juaj është normale, në dietën tuaj përfshini më shumë fibra dhe shmangni erëzat. Kjo do të shpëtoj trupin tuaj nga toksinat.

Uthulla

Ndoshta kjo është një surprizë për ju, por me të vërtetë uthulla ndihmon njerëzit të cilët djersën tepër. Është e nevojshme në mbrëmje para gjumit ta bëni lëkurën me uthull dhe ta lini të thahet. Në mëngjes, sigurohuni që të bëni një dush.

Hiperhidroza

Rreth 3% e popullsisë vuajnë nga një formë e tepruar e djersitjes, e quajtur hiperdroza.

Nëse këto produkte nuk ua lehtësojnë punën, kjo mund të jetë koha që ta vizitoni një specialist. Gjatë vlerësimit, dermatologut do t’i duhet kohë për ta stabilizuar natyrën, peshën dhe djersitjen tuaj me ndikimin që ajo ka në jetën tuaj.

Nëse diagnostifikoheni me hiperdrozë, dermatologu do t’ua rekomandojë disa tableta për të reduktuar aktivizimin e nervave dhe gjëndrave të djersës. Ose ai mund tu rekomandojë që të merrni trajtim ontofores, që përdor ujë dhe korrent të butë elektrik për trajtimin e pëllëmbëve të djersitura dhe shputave.

Ja deri në sa do të arrijnë temperaturat nesër në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike vazhdon të mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s

Përse na shpërthen inati gjatë ditëve të nxehta?

Periskopi.com Showbiz

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës mund të shkaktojnë inat dhe stres dhe kjo është vërtetuar nga studimet shkencore.

Diell, det, vapë, pushime dhe relaks. Atëherë, si mund të jesh i trishtuar apo i nevrikosur? Epo, mund të ndodhë. Lana del Rey e përcolli më së miri këtë ndjenjë, 5 vite më parë, me hitin e saj “Summertime Sadness” apo kantautori Bruno De Martino, i cili thonte përmes këngës së tij se duhet ta urrejmë verën.

Stresi, nervozizmi dhe tensioni janë pasojat e para të valës së të nxehtit gjatë muajve të verës. Ky është rezultati i një studimi publikuar nga britanikja “The Sun”, që është prezantuar së fundi nga kërkuesit e Universitetit të Ponzan, në San Diego. Sipas studimit, hormonet e stresit rriten bashkë me rritjen e temperaturave, duke mbrojtur kështu fenomenin që ata e kanë quajtur njësoj si kënga e Lana del Rey “Summertimes Blues”.

Dhe sipas shkencëtarëve, kjo provohet më së miri nga statistikat, pasi numri i krimeve përgjatë muajve të verës rritet ndjeshëm, bashkë me episodet e dhunës në shoqëri apo familje. Muajt e verës, sidomos maji, qershori e korriku janë muajt më të rrezikshëm për fenomenet që lidhen me vrasjet.

Studimet kanë treguar gjithashtu se rritja e temperaturave rrit automatikisht ritmin kardiak, të nivelit të testosteronit dhe reaksionet e metabolizmit, që nxisin atë që njihet si “sistemi nevrik simpatik”, që është përgjegjës për reagimin ndaj një stimulimi sado të vogël.

E gjitha kjo përkthehet menjëherë në një ndryshim të gjendjes shpirtërore: i nxehti na bën më nrvik, më budallenj dhe sidomos më të dhunshëm. Të gjithë ndihemi në siklet edhe me trupin tonë nga i nxehti, i cili ndikon menjëherë në humorin tonë, që në rastet më të këqija, mund të dëmtojë edhe trurin.

Ky është thjesht një shqetësim sezonal, që nuk ka komplikacione të mëtejshme. Por cila do të ishte zgjidhja? Studiuesit e kanë një këshillë: në muajt e nxehtë thjesht përpiquni të jeni të qetë e të lumtur, ashtu siç pushimet duhet të jenë.