Mërdhihen grekët, temperature tejet të ulëta në vend

Periskopi.com Lajme

Greqia u godit të dielën nga moti ekstrem shoqëruar me erëra të forta, me ndërprerjen e lidhjeve detare, vonesa në trafikun ajror dhe bllokim të rrugëve për shkak të rrëzimit të pemëve në rajonin e Athinës, njoftuan forcat zjarrfikëse.

Ndërprerje të energjisë elektrike u regjistruan në veri të vendit dhe në periferinë verilindore të Athinës. Në Nea Smyrni, në jug të kryeqytetit, një duzinë automjetesh janë dëmtuar nga rrëzimi i pemëve. Deri në këto momente, forcat zjarrfikëse sigurojnë se nuk ka asnjë të plagosur.

Sipas shërbimeve meteorologjike të vendit, moti i keq do të vijojë deri të martën.

Shpejtësia e erës arriti deri në 140 kilometra në orë, e regjistruar në detin Egje nga Observatori Kombëtare të shtunën në mbrëmje.

Në veri të vendit, reshjet e dendura të dëborës ofronin pamje mbresëlënëse të Selanikut, qytetit të dytë më të madh në vend, i mbuluar nën petkun e dëborës.

Në Thraki në kufirin me Turqinë, temperaturat u regjistruan deri në minus 9 gradë Celsius.

Merrni çadrat me vete, edhe sot mot me shi

Periskopi.com Lajme

Javë me mot jo stabil dhe me shi, nga sot më freskët.

Temperaturat do të pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 15C, e maksimalet do të zbresin nga 27C.

Pas valës së të nxehtit që kaploj rajonin në vikend, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku me masa më të ftohta ajrore, nga dita e djeshme filluan të shtrihen mbi rajonin tonë, ku do të sjellin kushte për mot të paqëndrueshëm, me shtrëngata me shi si dhe rënie të temperaturave nën vlera mesatare.

24.07 – Mot më i freskët, kryesisht i vranët, kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu. Pasdite vende-vende mundësi edhe për bubullima.

25.07-26.07 – Mot kryesisht me vranësira. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. Të enjten në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

27.07 – Mot kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi. Pasdite priten shtrëngata të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare krahu verior 3-9m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, e më pas gradualisht do të rritet rreth këtyre vlerave.