Moti pranveror në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, ekzakt me elementet meteorologjike, që i përshtaten edhe fillimit të stinës së re, stinës së pranverës.

Temperaturat maksimale do të shënojnë rritje të lehta, derisa ato minimalet do t’i ruajnë vlerat e ditëve të fundit. Në fushat barike parashihet të ketë ulje graduale.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.

Java e ardhshme paraqitet me kushte tjera meteorologjike, duke filluar nga pasditja e ditës së diele.

Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell

Periskopi.com Lajme

Edhe ditën e premte mot pranveror, i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në fundjavë dimri tenton edhe një rikthim.

13.03.2020 – Mot i ngrohtë dhe kryesisht me diell. Në mbrëmje vransirat do të shtohen. Ditën do të fryj erë e lehtë nga jugperëndimi 1-5m/s, e në mbrëmje mesatarisht e fuqishme nga verilindja 8-14m/s. Indeksi UV: 5.

Temperatura pranverore gjatë dy ditëve në vijim në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbaj në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas IHMK-së, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj rritje.

Do të fryjë erë nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Moti për ditët në vazhdim

Periskopi.com Lajme

Të enjten dhe të premten, përmirësim i shkurtër i motit, temperaturat në rritje. Në fundjavë sërish me të reshura shiu.

4.03.2020 – Pas reshjeve të shiut që ranë gjatë ditës së mërkurë, në dy ditët e ardhshme pritet përmirësim i shkurtër i motit, reshjet do të pushojnë dhe vransirat do të shpërndahen.
Mirëpo një tjetër ciklon nga Atlantiku do të depërtojë nga rajoni ynë, që nga e premta në mbrëmje dhe ditëve të fundjavës sjellë sërish vransira dhe të reshura shiu, e ditën e dielë mot më të freskët.

Vlerat ditore të cilësisë së ajrit do të vazhdojnë të sillen përreth vlerave mesatare. Orëve të mbrëmjes vlerat e çastit mund të kalojnë në të pashëndetshme, mirëpo herë pas here do të zbresin edhe në vlera të mira.

5.03 – Paradite me vransira. Ditën vransirat do të shpërndahen, e në mbrëmje kthjellime.
6.03 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ftohtë, e gjatë ditës butë. Në mbrëmje priten reshje lokale shiu.
7.03-08.03 – Ditën e shtunë kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Paradite reshje lokale shiu. Ditën dhe në mbrëmje reshje më të qëndrueshme shiu. Të dielen, më freskët, kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu. Në vise kodrinoro-malore borë.
9.03 – Kryesisht me diell

Temperaturat minimale do të luhaten nga 0C deri në 5C, ndërsa maksimalet nga 10C deri në 13C, e ditën e diel do të zbresin në 5C deri 6C.
Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje përreth vlerave normale, e nga dita e premte në rënie.

Këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Gjatë dy ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale të shkurta diellore.

Në fushat barike pritet të ketë rritje derisa në fushat termike parashihet rënie, kryesisht në vlerat e maksimaleve.

Gjatë ditës, kryesisht në pjesën e dytë parashihen reshje shiu dhe bore.

Në pjesën veriore të Dukagjinit sërish pritet të ketë erëra mesatare deri të fuqishme, me theks të veçantë në Istog me rrethinë, me një rreze veprimi prej 10-12 km.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

Do të ketë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit herë–herë me vrull, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat do të ndryshojnë gjatë dy ditëve të ardhshme

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të ketë reshje shi dhe në vendet malore edhe reshje bore.

“Do të mbajë mot me diell, ndërsa pasdite pritet të ketë zhvillim vranësirash, të cilat gjatë natës do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore. Reshje bore pritet vetëm në viset kodrinore-malore, ndërsa në viset e ulëta borë me shi. Temperaturat ditën e enjte do të shënojnë rënie kryesisht ato maksimalet, ndërsa minimalet priten të vazhdojnë me vlera të ngjashme. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-15 gradë Celsius. Kjo rënie e theksuar e temperaturave pritet të ndodh vetëm ditën e enjte. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi mesatare deri e fortë, kryesisht në veri të Dukagjinit ndërsa pjesët tjera të vendit do të fryjë erë me shp ejtësi deri 12m/s”, njofton IHMK.

Nga dita e enjte temperaturat ndryshojnë

Periskopi.com Lajme

Fushat me presion të lartë atmosferik që kanë përfshirë rajonin dalëngadalë po dobësohen, kështu që për dallim nga ditët e para të javës të cilat paraqiten me mot stabil dhe të ngrohtë, nga dita e enjte priten kushte tjera meteorologjike, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, në fushat barike pritet të ketë rënie dhe kushte për formim të vranësirave të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset kodrinore-malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Instituti njofton se reshjet do të ndikojnë në rënien e përkohshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Dita e hënë dhe e martë paraqiten si ditë më të nxehta të javës, derisa dita e enjte do të regjistrojë temperaturat më të ulëta të javës, parashikon IHMK’ja.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-14 gradë Celsius.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi deri 12m/s.

Mot i ndryshueshëm, diell dhe vranësira

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës, deri në orët e vona parashihet të shoqërohen me reshje shiu.

IHK njofton se në viset kodrinoro-malore reshjet e shiut do të shoqërohen edhe me fjolla bore.

“Kjo situatë e motit me shi parashihet ditën e premte, por edhe të shtunën në orët e para do të vazhdojnë reshjet vende-vende me intensitet të dobët”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi herë-herë me vrull, shpejtësia e së cilës parashihet të arrijë deri 18m/s në Dukagjin, ndërsa në rrafshin e Kosovës shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 14m/s.

Kjo situatë meteorologjike do të ndikoj pozitivisht që kushtet biometeorologjike të jenë relativisht të mira.

Java tjetër, konkretisht dita e pavarësisë parashihet të jetë me temperatura të larta, mbi mesataren e muajit që jemi. Ato do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Të enjten mot me diell, këto do të jenë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Të enjten mot me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e premte me shi. Nga dita e diel mot i butë dhe kryesisht me diell.

Fusha të presionit të lartë do të shtrihen mbi vendin tonë gjatë ditës së enjte, që do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell dhe të butë gjatë ditë.

Cikloni Tomris nga Atlantiku do të depërtojë mbi Evropën qendrore, e ditën e premte një sistem frontal nga ky ciklon do të kaloj mbi vendin tonë, që pritet të sjellë reshje shiu, e në vise kodrinoro-malore borë.
Nga fundjava fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Evropa perëndimore do të shtrihen mbi vendin tonë që do të favorizojnë mot të butë dhe kryesisht me diell.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten përreth vlerave mesatare, e ditën e premte dhe shtunë kohëpaskohe do të zbresin në vlera të mira. Orëve të mbrëmjes pritet të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

13.02 – Në mëngjes ftohtë. Ditën më butë dhe kryesisht me diell.
14.02 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu, ku gjatë ditës do të jenë më të vazhdueshme. Në vise kodrinoro-malore reshje bore.
15.02-16.02 – Të shtunën kryesisht me vranësira, e gjatë ditës edhe me intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel kryesisht me diell.
17.02 – Butë dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, e maksimalet nga 8C deri në 13C. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe veriperëndimi 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje mbi vlera normale, e ditën e premte rënie.

Edhe nesër ditë me shi, këto janë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Gjatë ditëve të ardhshme, në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore parashihet të bjerë shi dhe borë, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas institutit, reshjet parashihen ditën e martë, të mërkurën dhe të premten, derisa ditët tjera parashihen të kenë edhe intervale me diell.

 

 

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius, thekson IHMK’ja.

Instituti paralajmëron se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike, njofton IHMK’ja.

Javë me mot të ndryshueshëm

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë kësaj jave do të ketë mot të ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe herë-herë me reshje shiu, ndërsa në viset kodrinoro-malore mund të bie shi dhe borë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri -4 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-9 m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike, ato do të jenë relativisht të mira dhe të favorshme, për shkak të prezencës së këtyre elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Vishuni trashë, këto janë temperaturat që do të na përcjellin në vazhdim

Periskopi.com Lajme

Ditëve të ardhshme ftohtë, të premten mundësi për reshje të dobëta bore. Në fundjavë kthjellime, temperaturat gjatë ditës në rritje graduale.

5.02.2020 – Cikloni që solli motin e ftohtë dhe reshjet e borës po zhvendoset në lindje nga Deti i Zi. Mbi rajonin tonë, ditëve të ardhshme, do të shtrihen fusha të presionit të lartë që do të sjellin mot kryesisht të kthjellët dhe me diell, sidomos në fundjavë.
Reshjet e borës që ranë gjatë ditës së sotme, do të vazhdojnë përgjatë natës, e vende-vende edhe nesër në mëngjes.
Ditën e premte një front i ftohtë nga verilindja e kontinentit do të depërtojë në lindje të rajonit, e mbi vendin tonë do të shtojë vransirat, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.
Në aspektin termik, do të mbetemi nën dominimin e masave të ftohta ajrore, por nga fundjava temperaturat gjatë ditës do të shënojnë rritje graduale.

Pas përmirësimit të cilësisë së ajrit ditën e mërkurë, me qetësimin e erërave nga e enjta mbrëma vlerat do të kalojnë në të pashëndetshme, e vlerat ditore do të luhaten përreth vlerave mesatare.

6.02 – Mot i ftohtë. Në mëngjes vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.
7.02 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta lokale bore.
8.02-9.02 – Në fundjavë mot kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ngrica.
10.02 – Kryesisht me vransira, e gjatë ditës më butë.

Ditën e enjte temperaturat do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme, e më pas gradualisht vlerat maksimale do të shënojnë rritje, por mbeten përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -6C deri në -3C, e maksimalet nga 1C deri në 5C, e nga dita e diel do të rriten në 7C.
Erërat gradualisht do të pushojnë. Do të fryejë erë kryesisht nga krahu verior 6-13m/s, e ditën e diel, e lehtë nga jugperëndimi 1-3m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të shpejtë mbi vlera normale. /PrishtinaWeather/

Nesër e pasnesër temperaturat në minus gradë, do të ketë erëra të forta

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër e pasnesër temperaturat do të shkojnë në minus gradë.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius”, thuhet në njoftim, transmeton lajmi.net.

Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 6-22 m/s, ndërsa në disa pjesë të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë më e madhe.

Moti sot – butë dhe kryesisht kthjellët

Periskopi.com Lajme

Në ditët e ardhshme rajoni ynë do të dominohet nga zona anticiklonike që do të kushtëzojnë mot të thatë dhe kryesisht me diell.

Nga Mesdheu do të depërtojnë rryma të ngrohta ajrore që sjellin mot të butë dhe temperatura ndjeshëm më të larta për këtë periudhë kohore.

 

 

Vlerat ditore të cilësisë së ajrit në ditët e ardhshme do të luhaten përreth vlerave mesatare, por kohëpaskohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

31.01.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Ditën butë dhe kryesisht kthjellët. Pasdite me vransira kalimtare. Erë mesatare nga jugperëndimi dhe veriperëndimi 2-10m/s. Indeksi UV: 2.

Moti sot dhe në ditët vijuese

Periskopi.com Lajme

Të enjten në mëngjes priten reshje të dobëta shiu dhe bore. Nga e premtja butë dhe intervale më të gjata me diell.

Datat:

 

 

30.01 – Në mëngjes ftohtë, vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore. Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.

31.01 – Në mëngjes ngrica dhe ftohtë. Ditën më butë, me vranësira dhe intervale me diell.

1.02-2.02 – Të shtunën butë dhe kryesisht me diell. Ditën e diel vranësira dhe intervale me diell. Paradite mundësi për reshje lokale shiu.

3.02 – Kryesisht me vranësira dhe butë. Mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri +3C, e maksimalet nga 7C deri në 12C.

Do të fryjë erë e ndryshueshme e lehtë dhe mesatare 2-10m/s.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale.

Diell, shi, erë dhe borë – Moti për dy ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Depërtimi i fushave të presionit të ulët, do të mundësojë qarkullim të mjaftueshëm ajror që do të shpërndajë ndotësit që janë koncentruar këto ditë pranë sipërfaqes, kështu që vlerat e ciilësisë së ajrit do të zbresin në mesatare dhe të mira.

28.01.2020 – Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Ditën butë, vransira dhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-14m/s. Indeksi UV: 2.

29.01.2020 – Në mëngjes reshje të dobëta shiu, e në vise malore borë. DItën butë, kryesisht me vransira, mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe shi, që më vonë do të shndërrohet edhe në reshje bore. Erë mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 5-12m/s, e në mbrëmje nga verilindja 5-10m/s. Indeksi UV: 1.

Mot i vranët për sot, këto janë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

Mot i vranët për sot, këto janë temperaturat

Periskopi.com Lajme

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në mëngjes dhe gjatë natës do të ketë ngrica, kurse vende-vende parashihet të ketë mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Nga dita e diel priten reshje shiu, moti për pesë ditët e ardhshme

Periskopi.com Lajme

Deri në fundjavë mot stabil, pa reshje, në mëngjes ngrica. Në fundjavë më butë, e nga dita e diel priten reshje shiu

Rajoni ynë mbetet nën fusha të presionit të lartë, që kushtëzojnë mot stabil, kryesisht të kthjellët dhe pa të reshura. Ditën e enjte masa më të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit sjellin përkohësisht mot të ftohtë dhe rënie të lehtë temperaturave maksimale, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e premte dhe fundjavë rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu do të kushtëzojnë mot të butë dhe rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Nga dita e diel, fusha të presionit të ulët nga Atlantiku do të depërtojnë nga Italia, që pritet të sjellin mundësi për shi, e në vise malore mbi 1500m borë”.

Sipas PW, kushtet meteorologjike ditëve në vijim pritet të jenë më të favorshme, sa i përket qarkullimit ajror, e vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin edhe në vlera mesatare, por kohë pas kohe do të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

Parashikimi për periudhën 23-27 janar:

23.01 – Paradite vranësira kalimtare, e gjatë ditës kryesisht me diell. Në vise të ulëta vende-vende mundësi për mjegull.

24.01 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica. Në vise të ulëta mundësi për mjegull, që vende-vende mund të mbetet përgjatë ditës.

25.01-26.01 – Të shtunën vranësira dhe intervale me diell, e gjatë ditës më butë. Ditën e diel kryesisht me vranësira dhe më butë. Pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu.

27.01 – Kryesisht vranët. Në mëngjes shi, e ditën reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga -8C deri -5C, e në fundjavë do të rriten deri në +2C, ndërsa maksimalet në rritje graduale dhe do të luhaten nga 4C deri në 9C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie, mirëpo mbetet lartë mbi vlera normale.

Ky do të jetë moti për nesër

Periskopi.com Lajme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër në vendin tonë, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa sot maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike do të vazhdojë të mbetet pothuaj e ngjashme, por që në fushat termike do të ketë ngritje të lehta. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Në mëngjes dhe gjatë natës nëpër disa lokalitete do të ketë mjegull, ndërsa ngricat parashihen në gjithë territorin. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindje dhe jugperëndimit”, njofton IHMK.