Tërmeti i fortë në Shqipëri, shtatë të lënduar në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Shërbimet e emergjencës kanë lajmëruar se pas tërmetit kanë nisur të kërkojnë ndihmë personat e lënduar.

Nga shembja e një shtëpie pranë autostradës Tiranë Durrës janë lënduar dy persona, shkruan Top Channel.

Në Pezë janë lënduar tre persona në një familje, por edhe në Tiranë dy të moshuar pësuan lëndime në pallatet pranë qendrës.