Dëmtohen tendat e organizatës turke, lihen mesazhe: Vdekje erdoganizmit

Periskopi.com Lajme

Organizata turke “TIKA” dje ka vendosur disa tenda në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në kuadër të panairit të produkteve tradicionale dhe natyrale me moton “Bashkë Mundemi”.

Policia kanë thënë se persona të panjohur mbrëmë vonë kanë dëmtuar simbolet e shtetit turk që ishin vendosur në këto tenda.

Madje, këta persona kanë lënë një letër me mbishkrim kundër presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Vdekje Erdoganizmit, Turqizmit, Neo Otomanizmit, Rendi i Dragoit të Kuq”, thuhet në këtë letër të lënë në shesh./Indeksonline/

Shikoni se si tendat kanë zënë disa vetura të parkuara afër sheshit (Foto)

Periskopi.com Lajme

Një erë e fuqishme ka shkatërruar tendat e vendosura në sheshin ‘Zahir Pajazit në Prishtinë, në afërsi të Hotel Grandit, gjë që ka shkaktuar kaos të madh.

Si pasojë, tendat kanë zënë edhe disa vetura që kanë qenë të parkuara tek Hotel Grand. Zjarrfikësit kanë arritur në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe policia.

Situatë e ngjashme ka qenë edhe në pjesë të tjera të kryqytetit, ku afër Komunës së Prishtinës një kabllo elektrike ka rënë mbi autobusin urban./Periskopi/

Mbishkrimi ‘US’ në tendat ku stërviten xhihadistët e ISIS-it (Video)

Rrjeti i njohur televiziv amerikan, CNN ka publikuar së fundi një reportazh, ku tregon se si përgatiten për luftë xhihadistët e “Shtetit Islamik.”

Periskopi.com Lajme

Stafi i CNN ka arritur të filmojë brenda një kampi xhihadistësh, por nga pamjet duket dhe një detaj, i cili i ka shpëtuar vëmendjes së shumicës së shikuesve.

Në nisje të videos, teksa tregohen disa çadra ku qëndrojnë dhe stërviten xhihadistë, mbi to mund të shihet fare qartë e stampuar logoja “US”,

Aktualisht nuk dihet nëse ky detaj i ka shpëtuar stafit të gjigantit televiziv amerikan, apo është lënë aty qëllimisht për të treguar diçka më tepër.