Si nëpër filma, i dyshuari tentoi të arratiset nga stacioni i Policisë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një person ka kërcyer nga kati i parë i stacionit Qendra në Prishtinë sonte rreth orës 19:00.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë informacion për lajmi.net.

“Rreth orës 19:00 një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit qendra në Prishtinë”.

Sipas policisë, i njëjti pas intervistimit më të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arrit që të kërcej nga dritarja me qëllim arratisje nga organet e rendit.

Personi ka pësuar lëndime trupore, dhe pas ofrimit të ndihmës së parë,  i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Personi i dyshuar është arrestuar dhe  intervistuar për një rast të dhunës në familje pasi që kishte sulmuar nënën e tij, përderisa pavarësisht përpjekjeve të befasishme për tu arratisur ai tani më është nën kontrollin e Policisë. Policia menjëherë ka njoftuar zyrtaret nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të merren me hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e policisë.